Logopede - Arta Abdullahi

Logopede - Arta Abdullahi Logopedia është një shkencë relativisht e re.

Qëllimi kryesor i yni është përmirësimi i të folurit të fëmijëve e të rriturve dhe tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për të shprehur gjuhën, përfshirë edhe gjuhën jo verbal. Ajo ka lindur si nevojë e pediatrisë së zhvillimit , psikiatrisë dhe psikologjisë për trajtimet e problemeve të gjuhës. Logopedia është shkenca që merret me trajtimin e çrregullimeve dhe vonesës se gjuhës të të folurit, të zërit dhe komunikimit.

28/03/2019
Dita Ndërkombëtare Down Syndrome🔸🔹
21/03/2019

Dita Ndërkombëtare Down Syndrome🔸🔹

Intervistë nga Agjencia e Lajmeve FaktePlus, tema e diskutimit ishte “Për nxënësit me autizem në Kosovë”
19/03/2019

Intervistë nga Agjencia e Lajmeve FaktePlus, tema e diskutimit ishte “Për nxënësit me autizem në Kosovë”

-

06/03/2019

Belbëzimi nuk është gjë që nuk mund të parandalohet. Shkenca e Logopedisë, sot ofron praktika dhe këshilla të shumta se si duhet të parandalohet apo eliminohet belbëzimi. Por, këto këshilla janë për prindërit, pra se si duhet të sillen ata që nga koha kur fëmija fillon t’i thot....

Intervistë në T7, tema e diskutimit ishte “Çrregullimet e të folurit – Belbëzimi”
05/11/2018

Intervistë në T7, tema e diskutimit ishte “Çrregullimet e të folurit – Belbëzimi”

PARANDALIMI BELBËZIMIT Të folurit fëmija e zhvillon vetë, si të ecurit. Ne, prindrit, jemi pranë tyre dhe ndihmojmë me m...
23/01/2018

PARANDALIMI BELBËZIMIT

Të folurit fëmija e zhvillon vetë, si të ecurit. Ne, prindrit, jemi pranë tyre dhe ndihmojmë me modelet që japim, pra me shembullin tonë. Vëreni ose keni vënë re një fëmijë që fillon e ngrihet në këmbë dhe bën hapat e para. Nëna i rri nga prapa kudo, mbi kokë nga frika se mos vritet. Ai fëmijë rrëzohet gjithmonë, më tepër se moshatarët e tij. Është pikërisht nëna, frika e saj, që s’po e lë atë të zhvillojë normalisht dhe në kohë të ecurin. Mendimi që lind tek fëmija se nëna është kudo bën që ai të rrëzohet nga shkalla dhe të eci edhe më vonë në kohë se moshatarët. Fjalët fëmija fillon e i lidh me njëra-tjetrën ashtu siç lidh-hedh hapat. Ai do të shkojë tek dera dhe shikon derën, lëshon kokën përpara dhe as që pyet për këmbët që i hedh në momentin kur është gati të bjerë. Po kështu edhe fjalitë, të pasigurta, të mangëta, të palidhura në fillim, por përpjekje e madhe, si tek të ecurit, por e natyrshme ama. Ç’ndodhte me fëmijën kur dora e nënës ishte kudo? Po sikur ajo ta mbante vetëm në krah, a do ta zhvillonte vallë të ecurin? Pak a shumë e njëjta gjë ndodh edhe me të folurin. Fëmija futet vetë në të folur, me dëshirë, se ka nevojë të komunikojë, “të shkojë tek dera”. Në këtë periudhë, pra 2-4 vjeçare, ka shumë fëmijë që duan të thonë shumë gjëra pasi i dinë, duan, si të thuash, të venë me vrap tek dera por s’munden. Arsyet i kemi thënë në kapitujt e mësipërm: të shprehurit rrjedhshëm është si të vrapuarit, do kohë të arrihet. Ndaj fëmija fillon e i ndërton fjalitë “shatra- patra”, pengohet e përsërit, lë përgjysëm e fillon nga e para. Prindrit, nga dëshira që kanë për ta patur fëmijën menjëherë “bilbil” që në këtë kohë, por edhe sepse ju duket çudi se pse ai nuk flet si ata, (mendo këtu atë prind që ka ndonjë eksperirencë me belbëzimin), fillojnë nga këshillat, mësimet si të flasësh, porositë, korigjimet, thuaje kështu, jo ashtu, përsëritjet, kritikat, shembujt etj. të cilat s’bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë në instalimin e belbëzimit, aty ku gjejnë terren.

RËNDËSIA E KOMUNIKIMIT NË SHTATËZANI NË SHËNDETIN MENDOR TË FËMIJËS- Femra që kur lind për vete, lind, si të thuash, me ...
13/01/2018

RËNDËSIA E KOMUNIKIMIT NË SHTATËZANI NË SHËNDETIN MENDOR TË FËMIJËS

- Femra që kur lind për vete, lind, si të thuash, me “bebin” pranë. E vogël me kukullën; kur rritet pak, kupton se është si mami; më e madhe mendon…, kur martohet e ëndërron; e dëshiron pak më vonë; e përkëdhel në mendje; pastaj e ndien në bark; më vonë, në gjoks duke i dhënë gji; në krahë duke i qeshur; në prehër duke luajtur me të; përdore duke e shoqëruar në kopsht e në shkollë; me mendjen tek ai më vonë… gjithmonë, edhe pse tani ai është bërë prind për vete.

- Komunikimi mëmë-fëmijë është shumë i hershëm; në saje të tij, foshnja lind me një “barrë” eksperiencë e cila do të ndikojë fuqishëm si në fëmijërinë dhe në burrërimin e tij.

- Mëma ka privilegjin dhe përgjegjësinë të jetë e para që komunikon me frutin e marrëdhënieve në çift.

- Megjithëse në parje, ky komunikim në shtatzëni, duket vetëm fizik, nuk është aspak vetëm i tillë. Numri i çrregullimeve që janë rezultat i problemeve në komunikimin fizik, po themi, janë ulur ndjeshëm.

- Ruajtja e shëndetit mendor të bebes në bark të nënës dhe, pse jo, “ushqimi” i mirë i tij; Burimi kryesor i këtij shëndeti është komunikimi, i cili është shumë i lidhur me të parin, me atë fizik pra, por shumë më i hershëm se ai.

2 Prill, Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit.
02/04/2017

2 Prill, Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit.

29/12/2015

-Disa të dhëna për belbëzimin

Fenomeni i belbëzimit njihet sot pothuajse në të gjthë vendet e botës,1% e popullsisë së saj belbëzon. Më të prekur janë meshkujt se femrat.Në përgjithësi belbëzimi fillon e shfaqet në moshën 2 - 4 vjeçare.Ka më tepër studentë me belbëzim sesa moshatarë të tyre që merren me punë fizike. Haset më shpesh në vendet me nivel të lartë ekonomiko-kulturor. Në gjuhën e disa fiseve që jetojnë edhe sot të veçuar, nuk njihet as si fjalë që të emërtojë këtë fenomen. Është e vështirë të gjesh dy belbëzues që të kenë të njëjtën mbajtje goje. E kanë shumë të vështirë të imitojnë vetveten dhe ta shfrytëzojnë problemin e tyre për të përfituar. Shpesh janë të turpshëm, shumë të ndjeshëm e të qetë në dukje, por ka dhe të tjerë që me zgjuarsinë dhe autoritetin e tyre janë qëndra e vëmendjes, kripa e gjellës, të shoqërueshëm e rezultativë në jetë.

16/12/2015

Çfarë mund të bëjnë prindërit?

Prindërit ndihmojnë shumë në zhvillim gjuhësor të fëmijës së tyre. Disa udhëzime se si mund ti përkrahni fëmijët në zhvillimin e tyre gjuhësor:
- Flisni në shtëpi shumë me fëmijën tuaj mbi tema të ndryshme. Mundësisht gjithmonë në gjuhën tuaj amtare.
- Kini kujdes kontakt shikimin gjatë të folurit. Kështu ju tregoni pjesëmarrjen tuaj dhe i jepni fëmijës përshtypjen që të kuptojë, se a e keni kuptuar.
- Fëmijët mësojnë prej njëri tjetrit – mbështetni kontaktet me bashkëmoshatarët e tij.
- Me ritualet (tregimet para se të flejë, këngë, vjersha, etj.) mund ti transmetoni gjuhën fëmijës tuaj.
Bëni pushim, kur flisni me fëmijën tuaj.
- Gjatë të folurit duhet të shkëmbeheni: pas njërit e ka radhën tjetri.
- Merreni me seriozitet fëmijën tuaj në bisedë. Ai duhet të mësoj, se me të folurit e tij, ai mund të arrij diçka.
- Përkrahni leximin e librave: lexojini atij libra me vizatime, dhuroni libra, shkoni me fëmijën tuaj rregullisht në bibliotekë. Flisni për atë që ka lexuar.
- Kini parasysh që fëmija të ketë një vend të qetë për ti bërë detyrat e shtëpisë.
- Ju jeni një shembull i rëndësishëm për fëmijën tuaj – në mirëmbajtjen e një stili të mirë gjuhësor, në lexim, në dëgjim.
Pikërisht një fëmijë që ka probleme në të folur është veçanërisht i varur, që mos të vihet nën presion. Ai duhet ta ketë të drejtën të tregoj diçka, pa mos u korrigjuar çdo herë.Mirëmbani kontaktin më mësuesit e fëmijës tuaj dhe diskutoni me ta për pyetje dhe probleme.Nëse nga këndvështrimi juaj ka nevojë veprimi ose përkrahjeje, kërkoni mësuesit të klasës një bisedë në shkollë.

KUR ËSHTË KOHA E DUHUR PËR LOGOPED ?Qoftë edhe nëse bëhet fjalë për të folurit jo të zhvilluar mirë ,pengesa gjatë shpre...
14/12/2015

KUR ËSHTË KOHA E DUHUR PËR LOGOPED ?

Qoftë edhe nëse bëhet fjalë për të folurit jo të zhvilluar mirë ,pengesa gjatë shprehjes ,leximit ose të shkruarit ,prindërit dhe personat që çdo ditë kanë kontakt me fëmijët ,shpesh herë nuk e dinë se kur duhet kërkuar ndihmë nga Logopedi (terapisti i të folurit).

Çrregullimi i parë ndodhë në formë të një të folure jo aq të zhvilluar dhe zakonishtë parashtrohet pyetja : “Përse femiju im nuk flet”? Kur vërreni se femiju ka ngecje në të zhvilluarit normal (rritjen),shprehet me gabime ose rënd shprehet në krahasim me moshatarët ,prindërit shpesh i kaplon stresi.
Kur fëmiju arrin moshën 3 vjecare dhe fillon të shkon në çerdhe ,prindërit përfitojnë mundësi për të bërë krahasimin mes fëmijës së tyre dhe fëmijëve të tjerë dhe atëherë ju bëhet e vetëdijshme se fëmiju posedon çregullim .

Atëherë është e duhur që të konsultoheni me logopedin për këshillë.
E rëndësishme është që sa më herët të fillohet me tretmanet apo këshillat ,sepse fëmiju në atë periudhë bëhet i vetëdijshëm dhe e kupton që dallohet prej moshatarëve të tij.
Dëgjon ,por nuk kupton ,ose dëshiron të përgjigjjet ,por mënyra e të shprehurit është e paqartë dhe shpesh ndodhë që të tjerët të mos e kuptojnë.

Prindërit mësohen në të folurit e fëmijut ,kështu që vazhdojnë pa vetëdije ta perkrahin menyrën jo te rregullt të komunikimit.
Për atë shkak fëmijët mund të ndjehen : jo të lumtur,agresiv ,të frustërruar ose fare të mos të komunikojnë.

Që të stimulohet mënyra e komunikimit edhe më mirë ,përveç tretmaneve me terapistin rekomandohet që edhe prindërit apo kujdestarët të jenë sa më aktiv në këtë proces.
Roli i prindërve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se ata kalojnë kohën më të gjatë me fëmijun e tyre.

Në moshën 21 muajsh duhet të shqipëtohen sëpaku 8 fjalë me kuptim ,të emiton zëra ,të kërkon ushqim ,lëngje etj.
Kur fëmijut i ritet fondi i fjalëve atëherë fillon të kupton se fjalët mund të lidhen (psh: mami më jep ,mami ujë ) . Pra fëmiju fillon të përdorë fjali të thjeshta në fillim të cilat nuk janë të plota, por mjaft të qarta ta kuptojnë edhe të tjerët .

Ç'përmbledh logopedia dhe roli logopedistitLogopedia përmbledh kryesisht çështje që kanë të bëjnë me parandalimin dhe tr...
13/12/2015

Ç'përmbledh logopedia dhe roli logopedistit

Logopedia përmbledh kryesisht çështje që kanë të bëjnë me parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve dhe vonesave të gjuhës, të të folurit, të komunikimit dhe të zërit. Këto crregullime mund të jenë të izoluara, shoqëruara apo pasoja të çrregullimeve të tjera. Pra logopedia nënëkupton të gjitha funksionet që kanë të bëjnë me të kuptuarit, realizimin dhe shprehjen e gjuhës së folur dhe të shkruar, si dhe të gjitha format e komunikimit jo verbal. Në cdo moshë komunikimi mund të ketë probleme. Logopedisti trajton crregullimet e gjuhës që nga foshnja që nuk arrin të zhvillojë gjuhën, deri tek të moshuarit të cilët nuk arrijnë të shprehin dot dhe mirë mendimin e tyre në fjalë,. Ai ndërhyn gjithashtu tek fëmija që nuk mëson dot të lexojë.shkruaj e manipulojë me numurat. Logopedistët duhet të vënë të gjitha mundësitë e tyre për ti dhënë çdokujt shanset për të komunikuar sa më mirë. Logopedisti vlerëson natyrën, shtrirjen dhe intensitetin e crregullimit ose vonesës dhe kërkon faktorët përgjegjës (psikologjik, neurologjik, afektivë, socialë dhe familiarë).

Për këtë qëllim logopedisti, specialisti i trajtimeve logopedike, zgjedh mënyrat dhe teknikat të cilat i duken më të përshtatshme për patologjinë dhe individualitetin e cdo subjekti që trajton.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logopede - Arta Abdullahi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram