Olive Medical

Olive Medical Qendra më e madhe diagnostike në vend dhe më gjerë. Olive është e pajisur me aparaturat më të sofistikuara duke u bazuar në metodat më të avancuara.

Numrat kontaktues:
049 520 056
048 520 001

19/02/2026

🟢 Sëmundjet e zemrës – shkaktari nr. 1 i vdekjeve në botë

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve globalisht, duke prekur miliona njerëz çdo vit. Ato përfshijnë sëmundjen koronare të zemrës, infarktin e miokardit, insuficiencën kardiake dhe goditjen në tru.

Faktorët kryesorë të rrezikut janë tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme dhe stresi. Shumë prej këtyre faktorëve janë të parandalueshëm me stil jete të shëndetshëm dhe kontrolle të rregullta mjekësore.

Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur mund të ulin ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve serioze dhe të shpëtojnë jetë. Kujdesi për zemrën fillon sot.

📍 Kryeni kontrolle të rregullta kardiologjike. Zemra juaj ka rëndësi.

🟢 Dr. Reshat Bajrami, si specialist i reumatologjisë, ofron:✅ Konsulta specialistike për dhimbje të nyjave dhe muskujve✅...
18/02/2026

🟢 Dr. Reshat Bajrami, si specialist i reumatologjisë, ofron:

✅ Konsulta specialistike për dhimbje të nyjave dhe muskujve
✅ Diagnostikim të sëmundjeve reumatizmale dhe autoimune
✅ Interpretim të analizave laboratorike (faktorë inflamatorë dhe imunologjikë)
✅ Ekografi të nyjave
✅ Infiltrime intra-artikulare (injeksione në nyja për uljen e inflamacionit)
✅ Përshkrim të terapive anti-inflamatore dhe biologjike
✅ Monitorim dhe menaxhim afatgjatë të sëmundjeve kronike reumatologjike

Kur duhet ta vizitoni?
Dhimbje nyjash që zgjasin më shumë se 2–3 javë
Ngurtësi në mëngjes mbi 30 minuta
Enjtje, skuqje ose ngrohje të nyjave
Dhimbje kronike të shpinës
Lodhje të vazhdueshme pa shkak të qartë.

📞 +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
📍 Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
💚 Spitali Olive – Beso në më t’mirët!

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! 🇽🇰Me krenari dhe përkushtim për shëndetin e vendit tonë – Spitali Olive.
17/02/2026

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! 🇽🇰
Me krenari dhe përkushtim për shëndetin e vendit tonë – Spitali Olive.

🟢 Në Spitali Olive, procedura e gastroskopisë realizohet me profesionalizëm të lartë nën kujdesin e Dr. Visar Berisha, d...
16/02/2026

🟢 Në Spitali Olive, procedura e gastroskopisë realizohet me profesionalizëm të lartë nën kujdesin e Dr. Visar Berisha, duke ofruar diagnostikim të saktë dhe komoditet maksimal për pacientët.

Gastroskopia është një ekzaminim modern që mundëson vlerësimin e ezofagut, stomakut dhe pjesës së parë të zorrës së hollë përmes një aparature të avancuar me kamerë, duke ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të problemeve si:
✔️ Refluksi gastrik (GERD)
✔️ Gastriti dhe ulçerat
✔️ Dhimbjet kronike të stomakut
✔️ Heqje e polipeve
✔️ Gjakderdhjet gastrointestinale
✔️ Ndryshimet e dyshimta që kërkojnë biopsi

Procedura është e shpejtë, e sigurt dhe kryhet me standarde bashkëkohore, duke siguruar rehati dhe monitorim të vazhdueshëm gjatë gjithë procesit.

Në Spitalin Olive, kujdesi ndaj pacientit është prioritet — nga konsultimi fillestar deri te diagnoza dhe trajtimi i personalizuar.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

☑️ Rikthehu në lëvizje pa dhimbjeNë Spitalin Olive ofrojmë ndërhyrje moderne për vendosjen e protezës së gjurit, për pac...
13/02/2026

☑️ Rikthehu në lëvizje pa dhimbje

Në Spitalin Olive ofrojmë ndërhyrje moderne për vendosjen e protezës së gjurit, për pacientët që vuajnë nga:

✔️ Artroza e avancuar e gjurit
✔️ Dhimbje kronike që kufizojnë ecjen dhe lëvizjen
✔️ Dëmtime të rënda të artikulacionit
✔️ Probleme pas traumave apo frakturave

🔷 Ekipi ynë ortopedik përdor teknika bashkëkohore kirurgjikale dhe proteza cilësore, duke garantuar:

• Reduktim të ndjeshëm të dhimbjes
• Përmirësim të funksionit dhe stabilitetit të gjurit
• Rikthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme
• Rehabilitim të monitoruar profesionalisht

🌱 Kujdes i plotë para, gjatë dhe pas operacionit – gjithmonë pranë jush.

Ec lirshëm. Jeto pa dhimbje.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

🟢 Pediatria 24/7 në Spitalin  OliveSepse shëndeti i fëmijës suaj nuk njeh orar.Në çdo moment – ditë apo natë – ekipi ynë...
13/02/2026

🟢 Pediatria 24/7 në Spitalin Olive

Sepse shëndeti i fëmijës suaj nuk njeh orar.

Në çdo moment – ditë apo natë – ekipi ynë pediatrik është i gatshëm të ofrojë kujdes të menjëhershëm, profesional dhe me përkushtim maksimal për më të vegjlit tuaj.

✨ Shërbime që ofrojmë:
•⁠ ⁠Kontrolla dhe vlerësime pediatrike
•⁠ ⁠Trajtim i gjendjeve akute dhe infeksioneve
•⁠ ⁠Kujdes për të porsalindurit
•⁠ ⁠Monitorim dhe terapi sipas protokolleve bashkëkohore
•⁠ ⁠Mbështetje dhe këshillim për prindërit

Në Spitalin Olive, çdo fëmijë trajtohet me kujdes, siguri dhe dashuri.

🏪Pediatria 24 orë – gjithmonë pranë jush.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

13/02/2026

🟢Kur ndodh lëndimi, koha ka rëndësi.
Në çdo orë, çdo ditë .Ortopedia jonë është gati.

🟢 Shërbimi i Ortopedisë 24 Orë – Në dispozicionin tuaj çdo ditë!Në spitalin tonë ofrojmë shërbim të Ortopedisë 24 orë, 7...
12/02/2026

🟢 Shërbimi i Ortopedisë 24 Orë – Në dispozicionin tuaj çdo ditë!
Në spitalin tonë ofrojmë shërbim të Ortopedisë 24 orë, 7 ditë në javë. Ekipi ynë profesional është i gatshëm për:
•⁠ ⁠Kontrolla specialistike ortopedike
•⁠ ⁠Trajtimin e frakturave dhe lëndimeve traumatike
•⁠ ⁠Ndërhyrje kirurgjikale ortopedike (urgjente dhe të planifikuara)
•⁠ ⁠Konsulta dhe ndjekje pas operacionit
Departamenti ynë përbëhet nga një staf i kualifikuar dhe me përvojë:
🔹Dr. Amir Vejseli
🔹Dr. Nderim Salihaj
🔹Dr. Jetmir Ajdini
🔹Dr. Qerim Hoxhaj
Me përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes maksimal ndaj pacientit, sigurojmë diagnostikim të saktë dhe trajtim bashkëkohor për çdo problem ortopedik.
Shëndeti juaj është prioriteti ynë jemi këtu për ju 24/7.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

🟢 Refluksi Gastrik  – Kur acidi i stomakut kthehet mbrapaRefluksi gastrik ndodh kur përmbajtja e stomakut, përfshirë aci...
11/02/2026

🟢 Refluksi Gastrik – Kur acidi i stomakut kthehet mbrapa

Refluksi gastrik ndodh kur përmbajtja e stomakut, përfshirë acidin, kthehet mbrapa në ezofag (tubën që lidh gojën me stomakun). Kjo zakonisht ndodh kur muskuli në fund të ezofagut (sfinkteri ezofageal i poshtëm) nuk mbyllet siç duhet. Si pasojë, pacienti mund të ndiejë djegie në kraharor (urth), shije të thartë në gojë, fryrje apo ndjesi rëndimi pas ushqimit.

Simptomat më të shpeshta:
🔹Djegie pas kraharorit, sidomos pas ngrënies
🔹Kthim i ushqimit ose lëngut të thartë në gojë
🔹Kollë e thatë, veçanërisht gjatë natës
🔹Ngjirje zëri ose irritim i fytit
🔹Vështirësi në gëlltitje në raste më të avancuara

Nëse këto simptoma janë të shpeshta ose zgjasin për një kohë të gjatë, është e rëndësishme të mos neglizhohen.

🏥 Në Spitalin Olive, Departamenti i Gastroenterologjisë ofron konsultë specialistike, diagnostikim dhe trajtim të personalizuar për problemet me refluksin gastrik.
Rezervoni vizitën tuaj dhe kujdesuni për shëndetin tuaj në kohë.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

🟢 Monitorim 24-orësh i Tensionit Arterial (Holter BP) Në Departamentin e Kardiologjisë pranë institucionit tonë ofrojmë ...
10/02/2026

🟢 Monitorim 24-orësh i Tensionit Arterial (Holter BP)

Në Departamentin e Kardiologjisë pranë institucionit tonë ofrojmë monitorimin 24-orësh të tensionit arterial (Holter BP), një metodë moderne dhe e besueshme për vlerësimin e presionit të gjakut gjatë gjithë ditës dhe natës.

Holter BP përdoret për:
•⁠ ⁠diagnostikimin e hipertensionit arterial
•⁠ ⁠identifikimin e hipertensionit “white coat”
•⁠ ⁠zbulimin e hipertensionit të maskuar
•⁠ ⁠vlerësimin e efektivitetit të terapisë antihipertensive
•⁠ ⁠monitorimin e variacioneve të tensionit gjatë aktivitetit dhe gjumit

Kjo metodë ndihmon mjekun kardiolog të ketë një pamje më të saktë të tensionit arterial dhe të përcaktojë trajtimin më të përshtatshëm për çdo pacient.

🔹 Shërbimi ofrohet në Departamentin e Kardiologjisë.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

🟢Departamenti i NeurologjisëNë departamentin tonë të Neurologjisë ofrojmë shërbime të specializuara për diagnostikimin d...
09/02/2026

🟢Departamenti i Neurologjisë
Në departamentin tonë të Neurologjisë ofrojmë shërbime të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor, me fokus në kujdes të personalizuar dhe teknologji bashkëkohore.
🔹 EEG – Elektroencefalografia
EEG është një ekzaminim i sigurt, pa dhimbje dhe jo invaziv, që regjistron aktivitetin elektrik të trurit. Përdoret për diagnostikimin e epilepsisë, çrregullimeve të vetëdijes, humbjes së ndjenjave, çrregullimeve të gjumit dhe sëmundjeve të tjera neurologjike.
🔹 Epilepsia
Ofrojmë vlerësim të plotë neurologjik, diagnostikim të saktë dhe ndjekje të vazhdueshme për pacientët me epilepsi, me qëllim kontrollin optimal të krizave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
🔹 Sëmundja e Parkinsonit
Diagnostikim dhe menaxhim bashkëkohor i sëmundjes së Parkinsonit dhe çrregullimeve të lëvizjes, duke përfshirë vlerësim klinik, përcjellje të rregullt dhe plan individual të trajtimit.
🔹 Çrregullimet e ritmit të gjumit
Vlerësim dhe trajtim i pagjumësisë, përgjumjes së tepruar, zgjimeve të shpeshta dhe çrregullimeve të tjera të gjumit që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin neurologjik dhe mirëqenien e përgjithshme.
🧠 Kujdes profesional, diagnostikim i saktë dhe përkushtim ndaj çdo pacienti.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

🟢  Departamenti i Gjinekologjisë – Spitali OliveNë Departamentin e Gjinekologjisë në Spitalin Olive ofrojmë kujdes të sp...
07/02/2026

🟢 Departamenti i Gjinekologjisë – Spitali Olive

Në Departamentin e Gjinekologjisë në Spitalin Olive ofrojmë kujdes të specializuar dhe gjithëpërfshirës për shëndetin e gruas, duke u bazuar në standarde të larta mjekësore dhe teknologji moderne.

Shërbimet tona përfshijnë biopsinë e gjirit për diagnostikim të hershëm, trajtimin e endomitriozës, si dhe ndërhyrje kirurgjikale si histerektomia dhe laparaskopia, të realizuara me metoda bashkëkohore dhe minimale invazive.

Me staf të kualifikuar dhe qasje të përkushtuar ndaj çdo pacienteje, Departamenti i Gjinekologjisë në Spitalin Olive garanton kujdes të sigurt, profesional dhe të personalizuar.

💚 Olive – Kujdes i besueshëm për shëndetin e gruas.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

Address

Rr. Ymer Aliu, Blloku 1, Kompleksi Banesor/afarist Riera, Objekti Afarist "Qender Afariste", Pn
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Olive Medical posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Olive Medical:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category