urologjia.com

urologjia.com Faqja zyrtare e Kirurg Urolog Dr. Ajet Xhafa

06/11/2025

Një nga arsyet që ju mund të keni urinim të shpeshtë është i ftohti 🥶

Ka shumë rëndësi që këmbët t'i mbani të ngrohta dhe kur të djersiteni të ndërroheni sa më parë.

Poashtu, nëse keni probleme me kapsllik ose hani ushqime të djegësta mund të keni probleme me .

Për këto raste thjeshtë bëhet një analizë urine dhe një test që quhet uroflometri, për të parë se a kemi inflamacion të lehtë të apo ka ndonjë ngushtim.

Urinimi i shpeshtë si problem zgjidhet shumë lehtë me ndihmën e .

ℹ️ Konsultohu me Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në Spitalin Amerikan në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513
📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

03/11/2025

🩺 Gurët në veshka formohen kur kripërat minerale grumbullohen dhe kristalizohen brenda veshkës.
🪨 Fillimisht janë shumë të vegjël, por me kalimin e kohës mund të rriten dhe të bllokojnë daljen e urinës.

⚡ Kjo shkakton dhimbje shumë të forta në shpinë apo në bark – të njohura si kolika renale.
💧 Gurët më të vegjël mund të dalin vetë me urinim,
por ata më të mëdhenj kërkojnë ndërhyrje mjekësore.

👨‍⚕️ Mos e neglizho dhimbjen – konsultohu me mjekun urolog sa më shpejt.

ℹ️ Caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513
📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

30/10/2025

Tumori i fshikëzës zakonisht shfaqet tek moshat mbi 50 vjeçare.

Zakonisht nuk ka shenja të dukshme, por nëse vëreni gjak në urinë preferohet një konsultë me urologun.

Në rast se kapet herët si tumor, bëhet heqja nga brenda bashkë me bazën e tumorit për të parë se sa ka depërtuar tumori në muskuj.

Nëse nuk ka depërtuar, këta pacientë përcillen çdo 3 muaj me cistoskopi.

ℹ️ Caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513
📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

28/10/2025

Dr. Ajeti tregon për rastin ekstrem të një pacienti italian të cilit u desh që t'i hiqej fshikëza urinare dhe prostata. Dr. Ajeti me ekipin krijuan një fshikëz të re për pacientin nga një pjesë e zorrës së hollë që ndryshe quhet ileum.

Ky operacion ndryshe quhet edhe si cistoprostatektomi radikale>

Dr. Ajeti dhe ekipi poashtu i kanë "ndërtuar" një fshikëz të re urinare pacientit, që pacienti mos të ketë nevojë të jetojë me qese urine.

Ky është një operacion jashtëzakonisht i vështirë që Dr. Ajeti i kryen tash e 10 vite në Spitalin Amerikan në Kosovë.

Pacienti është ngritur menjëherë për t'u lëvizur, dhe ai do të qëndroj deri në 10 ditë për t'ja përcjellur gjendjen.

Dr. Ajet Xhafa – Kirurg Urolog me përvojë të gjatë në trajtimin e sëmundjeve të traktit urinar.

Me teknika moderne dhe trajtime minimale invazive, ai ndihmon pacientët të rikthejnë shëndetin dhe mirëqenien.

🔹 Gurë në veshka
🔹 Sëmundjet e prostates
🔹 Kanceri në rrugët urinare
🔹 Infertiliteti mashkullor
🔹 Trajtime urologjike për fëmijë

☎️ 048-60-40-20 | 038-221-661 | 049-513-513
📍 Urologjia.com – Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

✅ Sot u mbyll Kongresi i 34-t i Shoqatës së Urologjisë në Turqi.Pata kënaqësinë të jem pjesë e panelit mbi gurët në vesh...
26/10/2025

✅ Sot u mbyll Kongresi i 34-t i Shoqatës së Urologjisë në Turqi.
Pata kënaqësinë të jem pjesë e panelit mbi gurët në veshka, së bashku me dy profesorë të njohur në këtë fushë në Turqi.
✅ Gjatë kongresit u trajtuan edhe temat më të fundit mbi trajtimin e sëmundjeve të prostatës, kancerin e rrugëve urinare, infertilitetin, problemet seksuale te meshkujt, urologjinë pediatrike, si dhe shumë tema të tjera interesante së bashku me kolegë ndërkombëtarë.
✅ Me këtë rast, dua të falënderoj Shoqatën e Urologjisë Turke, me në krye Prof. Dr. Ateş Kadıoğlu, si dhe gjithë bordin drejtues, në mesin e të cilëve edhe Prof. Dr. Hakkı Perk, një ish-koleg me të cilin kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj për një kohë të gjatë në Spitalin Amerikan.
✅ Këto organizime të shkëlqyera janë gjithmonë në shërbim të pacientëve, pasi mundësojnë ofrimin e trajtimeve më të reja dhe ndihmojnë që Urologjia Shqiptare të krijojë lidhje të forta dhe të përfaqësohet me dinjitet në çdo aktivitet ndërkombëtar🇦🇱👐🇽🇰🤝🇹🇷

✅ Bugün, Türkiye Üroloji Derneği’nin 34. Kongresi sona erdi.
Böbrek taşları konusunda düzenlenen panelde, bu alanda Türkiye’de tanınmış iki değerli profesörle birlikte konuşmacı olarak yer alma fırsatım oldu.
✅ Kongre boyunca, prostat hastalıklarının tedavisindeki yenilikler, üriner sistem kanserleri, infertilite, erkeklerde cinsel sağlık sorunları, çocuk ürolojisi ve uluslararası meslektaşlarımızla birlikte birçok ilgi çekici konu ele alındı.
✅ Bu vesileyle, başta Prof. Dr. Ateş Kadıoğlu olmak üzere Türkiye Üroloji Derneği’ne ve yönetim kuruluna, ayrıca uzun yıllar Amerikan Hastanesi’nde birlikte çalışmaktan büyük mutluluk duyduğum değerli meslektaşım Prof. Dr. Hakkı Perk’e teşekkür etmek isterim.
✅ Bu tür mükemmel organizasyonlar, hastalara en güncel tedavi yöntemlerini sunmak ve Arnavut Ürolojisinin uluslararası platformlarda güçlü ve saygın bir şekilde temsil edilmesine katkı sağlamak açısından büyük önem taşımaktadır. 🇦🇱👐🇽🇰🤝🇹🇷

24/10/2025
A e dini se kur veshkat nuk filtrojnë mirë rritet niveli i kreatininës?Ne përdorim analizat për kreatininë për të parë n...
23/10/2025

A e dini se kur veshkat nuk filtrojnë mirë rritet niveli i kreatininës?

Ne përdorim analizat për kreatininë për të parë nëse ka: bllokime urinare, dëmtime të veshkave si dhe ndryshime në veshka pas trajtimeve mjekësore.

Për t'u kujdesur për veshkat ju duhet që të pini ujë, të shmangni kripën e tepërt dhe të hani një ushqim të balancuar.

Nëse keni probleme me bllokime urinare, caktoni një konsultë me:
Dr. Ajet Xhafa – Kirurg Urolog

☎️ 048-60-40-20 | 038-221-661 | 049-513-513
📍 Urologjia.com – Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

21/10/2025

ℹ️ Duke vlerësuar kreatinën/urën urologu e di se si po funksionojnë veshkat.

Veshka është organ që bën filtrimin e gjakut 🩸. Duke u bërë ky filtrim i gjakut lirohen disa elemente, ku njëra nga këto elemente është edhe kreatinina.

Kreatinina ndryshe njihet edhe si "mbeturinë"

🚫 Bllokimet urinare që mund të jenë te kanali i veshkës dhe tek prostata janë probleme që zgjidhen pikërisht nga urologët.

Nëse keni probleme me bllokime urinare, caktoni një konsultë me:
Dr. Ajet Xhafa – Kirurg Urolog

☎️ 048-60-40-20 | 038-221-661 | 049-513-513

📍 Urologjia.com – Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

Gjeste tilla me bejne qe te vazhdojme ta bejme kete profesion kaq te veshtire dhe me pergjegjesi. Te kesh shendet gjithe...
17/10/2025

Gjeste tilla me bejne qe te vazhdojme ta bejme kete profesion kaq te veshtire dhe me pergjegjesi.
Te kesh shendet gjithe jeten .
Je cuc e forte Bulqize ti dhe ja dole vete per bukuri🙏🙌🤝

15/10/2025

Z. Sami Gllareva tregon përvojën e tij pas operimit në prostatë në vitin 2017 nga Dr. Ajet Xhafa.

Nëse keni probleme me prostatën caktoni një konsultë me Dr. Ajet Xhafa – Kirurg Urolog
☎️ 048-60-40-20 | 038-221-661 | 049-513-513

📍 Urologjia.com – Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

🧬 6 analizat më të rëndësishme për shëndetin urologjik!Nëse ke simptoma apo dëshiron një kontroll rutinë, këto analiza j...
24/07/2025

🧬 6 analizat më të rëndësishme për shëndetin urologjik!

Nëse ke simptoma apo dëshiron një kontroll rutinë, këto analiza janë hapi i parë drejt diagnostikimit dhe trajtimit të saktë 👇

1️⃣ Urinanaliza – 🔍 Jep informacion të shpejtë për infeksione, gurë apo çrregullime urinare.
2️⃣ Kreatinina & Urea – 💧 Tregues kyç për funksionin e veshkave dhe shëndetin e tyre afatgjatë.
3️⃣ PSA – 🧪 Një marker që ndihmon në zbulimin e hershëm të problemeve me prostatën.
4️⃣ Testosteroni – ⚡ Nivelet e ulëta ndikojnë në energji, dhe dëshirë seksuale.
5️⃣ Uroflometria – 🚽 Mat fuqinë dhe rrjedhën e urinimit; ndihmon për të zbuluar pengesa në rrugët urinare.
6️⃣ Eko e traktit urinar – 🖥️ Imazh që vlerëson veshkat, fshikëzën dhe prostatën.

🩺 Konsultohu me Dr. Ajetin për të përcaktuar analizat që ke nevojë. Parandalimi nis me një kontroll!

ℹ️ Caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513
📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

Address

Spitali Amerikan, Rruga Shkupi, Nr. 25
Pristina
10000,KOSOVË

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38338221661

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when urologjia.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to urologjia.com:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category

Biografia

Dr. Ajet Xhafa ‒ Kirurg urolog, ka lindur në vitin 1980 në Bulqizë. Pasi kreu shkollën fillore dhe tetëvjeçare në vendlindje, në Shtator të vitit 1996 filloi studimet në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai fitoi të drejtën e studimeve për mjekësi të përgjithshme në “Spitalin Ushtarak Akademik Gulhane” GATA, në Ankara. Në gusht të vitit 2006 përfundoi me sukses Fakultetin e Mjekësisë, ku mori titullin “Doktor i Mjekësisë”. Në të njëjtën kohë mori gradën ushtarake “Tegmen” (Nëntoger). Në Tetor të vitit 2006 filloi specializimin në degën e urologjisë. Pas prezantimit me sukses së tezës në lidhje me rolin e fetuin-A-së në formimin e gurëve të calcium-fosfatit (shih publikimet), dhe të përfundimit të provimit të specializimit më 07 Tetor 2011, morititullin “Specialist i urologjisë”, si dhe gradën “Ustegmen” (Toger). Pas diplomimit filloi ushtrimin e profesionit si kirurg urolog në Tiranë. Në Janar të vitit 2012 u emërua mjek urolog me kohë të plotë në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU) dhe me kohë të pjesshme në Spitalin Amerikan në Tiranë. Gjatë punës në Spitalin Ushtarak mori gradën ushtarake “Kapiten”. Për t’iu përshtatur kërkesave për ndërhyrje me mjetet eurologjisë moderne, ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë deri në Prill të vitit 2017. Ka punuar për një vit në spitalin “Bahceci” në Prishtinë dhe është kthyer përseri ne spitalin Amerikan në Prishtine që nga Maji i viti 2018. Gjatë gjithë punës së tij, Dr. Ajet Xhafa ka spikatur për marrëdhëniet shumë të mira me pacientet dhe për performancë tejet të lartë. Ndërhyrjet e realizuara prej tij, në veçanti ndërhyrjet e reja si operacionet e mbyllura (pa prerje klasike) të gurëve në veshka (Nefrolitotomi Perkutane) kanë pasur një shkallë shumë të lartë suksesi në të gjithë rajonin e Ballkanit. Këto arritje janë prezantuar së fundmi edhe në Kongresin e Endourologjisë Botërore në Kejp-Taun të Afrikës së Jugut. Prezantimet e tij kanë qenë pjesë e serisë së rasteve të para të këtyre ndërhyrjeve të kryera në Tiranë dhe në Prishtinë (shih publikimet). Dr. Ajet Xhafa ka kryer një numër të madh operacionesh te të rriturit, si: për zmadhimin e prostatës, ngushtimin e kanalit të urinës (uretra) dhe operacione të mbyllura e të hapura për gurët në kanalin urinar (ureter) dhe në veshkë. Ka trajtuar rastet e para të vendosjes së nefrostomisë në Kosovë, (shih publikimet) dhe rastet e para të operacioneve nga mjekë shqiptarë me laparoskopi për kistet e veshkës, gurët në ureter dhe heqjen e veshkës. Ka kryer shumë operacione të mbyllura për kancerin e vezikës, të veshkës dhe të prostatës. Pjesë e punës së tij, veçanërisht në Kosovë, kanë qenë edhe ndërhyrjet e realizuara te fëmijët për: probleme të lindura si hipospadias, testise të pa lëshuara, vezikoureteral Reflux (VUR), Ureterocele etj. Dr. Ajet Xhafa është përfaqësues i rajonit në shoqatën e Urologëve të Evropës (EAU) për grupin e Urolitiazës (gurëve në rrugët urinare) dhe është pjesë e grupit të punës për vlerësimin metabolik dhe kërkimeve shkencore për sëmundjen e gurëve në veshka, (shih linkun: http://uroweb.org/section/eulis/working-groups/). Është anëtar i shumë shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare të urologjisë: shoqatës së Urologëve Evropianë (EAU) prej vitit 2007, shoqatës së Endourologjisë Botërore, shoqatës së Urologëve të Turqisë prej vitit 2006, shoqatës së Endourologjisë Turke dhe i shoqatës së Urologjisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e stafit organizues të disa kurseve kombëtare dhe ndërkombëtare për urologjinë. Përgatitja, angazhimi dhe puna e tij e vazhdueshme janë tregues të pasionit të tij për profesionin dhe suksesit të tij në rritje. Dr. Ajet Xhafa është i martuar dhe ka dy fëmijë. Zotëron gjuhët e mëposhtme: Shqip (gjuhë amtare), Turqisht (niveli i avancuar), Anglisht (niveli i avancuar), Italisht (niveli i avancuar) dhe Frëngjisht (niveli mesatar).

Dr. Ajet Xhafa është i martuar dhe ka dy fëmijë.