Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor.

QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës. Aktivitetin tonë e realizojmë nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), 14-të Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe
15-të Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF). Shërbimet shëndetësore janë të bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banorëve t’u ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirës dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.

Dita Botërore e KanceritMe rastin e Ditës Botërore të Kancerit, e cila shënohet globalisht më 4 shkurt, në kuadër të Pro...
04/02/2026

Dita Botërore e Kancerit

Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, e cila shënohet globalisht më 4 shkurt, në kuadër të Programit për Edukim dhe Promovim Shëndetësor, profesionistët e Kujdesit Parësor Shëndetësor organizuan ligjërata edukativo-shëndetësore në ambientet e Qendrave të Kujdesit Parësor, me pacientë, qytetarë dhe komunitetin.

Mjekët dhe infermierët familjar në ambientet e QMF-10 Velani dhe QMF-Hajvali organizuan ligjërata vetëdijësuese edukativo-shëndetësore për Kancerin e Prostatës dhe Kancerin e Qafës së Mitrës. Gjatë aktivitetit u diskutua për rëndësinë e njohjes së simptomave potenciale të kësaj sëmundje dhe konsultimin e menjëhershëm me mjekun tuaj familjarë që janë të rëndësishme për një zbulim të hershëm dhe një trajtim të suksesshëm.

Poashtu me ftesë të klubit të biologëve nga SHFMU”Faik Konica” mjeku familjar nga QMF-10 mbajti ligjëratë edukativo-shëndetësore në ambientet e shkollës për nxënësit e klasëve të 7-ta, 8-ta dhe të 9-ta, dhe qëllimi i kësaj dite është që të rrisim ndërgjegjësimin rreth sëmundjes së kancerit dhe të mësojmë si ta parandalojmë, zbulojmë, dhe trajtojmë atë.

Në Ditën Botërore Kundër Kancerit, inkurajojmë të gjithë qytetarët që të kryejnë kontrolla të rregullta shëndetësore dhe të kujdesen për shëndetin e tyre, me qëllim të uljes së rrezikut nga kjo sëmundje, pasi diagnostikimi i hershëm është thelbësor dhe luan rol vendimtar në shpëtimin e jetëve.

“Vepro në kohë, kryej kontrolla – sot për shëndetin, nesër për një jetë më të shëndetshme”

Në kuadër  të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin janar është mbajtur ligjerata  me titull "EDU...
30/01/2026

Në kuadër të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin janar është mbajtur ligjerata me titull "EDUKIMI SHËNDETËSOR", ku morën pjesë 185 infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.
Ligjeratat janë mbajtur nga trajneret;
Gjyle Mexhuani
Nexhmije Beshiri
Teuta Mehmeti.

Raport nga ligjërata: “Astma te fëmijët – rekomandimet e GINA-s dhe zbatimi në kujdesin parësor”Në ambientet e QKMF-së u...
29/01/2026

Raport nga ligjërata: “Astma te fëmijët – rekomandimet e GINA-s dhe zbatimi në kujdesin parësor”

Në ambientet e QKMF-së u mbajt ligjërata profesionale me temë “Astma te fëmijët”, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit shëndetësor për diagnostikimin dhe menaxhimin bashkëkohor të kësaj sëmundjeje kronike të shpeshtë në moshën pediatrike.

Ligjërata u mbajt nga Dr. Rush*t Ismajli, specialist i mjekësisë familjare dhe në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 56 pjesëmarrës, kryesisht mjekë familjarë, si dhe dy pediatër, duke mundësuar diskutim profesional dhe shkëmbim përvojash ndërmjet niveleve të ndryshme të kujdesit shëndetësor.

Gjatë ligjëratës u prezantuan në mënyrë të detajuar rekomandimet e përditësuara të GINA-s (Global Initiative for Asthma), me theks të veçantë në:

· menaxhimin e astmës te fëmijët nën 5 vjeç,

· ndryshimet e reja në trajtim për grupmoshat 6–12 vjeç dhe mbi 13 vjeç,

· dallimet në qasjen terapeutike sipas moshës dhe ashpërsisë së sëmundjes,

· rëndësinë e përdorimit të terapisë kontrolluese me kortikosteroide inhalatore dhe me bronkodilatatorë,

· edukimin e prindërve dhe fëmijëve për përdorimin korrekt të inhalatorëve dhe hapsinorëve,

· rendësinë e eliminimit të stigmës për diagnozën e astmës dhe të përdorimit të inhalatorëve,

· rëndësinë e shmangies së alergjenëve dhe faktorëve nxitës, me theks të veçantë në ekspozimin ndaj tymit të duhanit, si një nga faktorët kryesorë të përkeqësimit të astmës te fëmijët.

Ky aktivitet përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për fëmijët me sëmundje respiratore kronike dhe në harmonizimin e praktikës klinike me standardet ndërkombëtare të trajtimit të astmës pediatrike.

Java e Prevenimit Kundër Kancerit të Qafës së MitrësAktivitetet e realizuara gjatë Javës së Prevenimit të Kancerit të Qa...
28/01/2026

Java e Prevenimit Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës

Aktivitetet e realizuara gjatë Javës së Prevenimit të Kancerit të Qafës së Mitrës.

Në kuadër të Javës Parandaluese për Kancerin e qafës së Mitrës, profesionistët shëndetësor të KPSH-së të Kryeqytetit organizuan ligjërata vetëdijësuese edukativo-shëndetësore me pacientët, qytetarët, komunitetin në Qendrat e KPSH-së, në ambientet e SHFMU-ve të Komunës së Prishtinës me mësimdhënësit, stafin e shkollës, prindërit e nxënësve me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve mjekët dhe infermierët familjarë ofruan informacione thelbësore mbi rreziqet që paraqet infeksioni me virusin HPV, poashtu u vu theks i veçantë në rëndësinë e vaksinimit kundër HPV-së si masë efektive parandaluese ndaj kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me këtë virus, që mund të prekë si vajzat ashtu edhe djemtë. Gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore.

Vaksinimi kundër HPV-së, vizitat e rregullta gjinekologjike si dhe PAP testi janë elemente kyçe në parandalimin e sëmundjes dhe identifikimin e saj në fazat e hershme.

Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë vendimtarë për mbrojtjen e shëndetit

Profesionistët e KPSH-së të Komunës së Prishtinës në kuadër të Javës së Prevenimit për kancerin e qafës së mitrës po vaz...
23/01/2026

Profesionistët e KPSH-së të Komunës së Prishtinës në kuadër të Javës së Prevenimit për kancerin e qafës së mitrës po vazhdojnë me organizimin e aktiviteteve dhe ligjëratave vetëdijësuese edukativo- shëndetësore me synim informimin më të gjerë dhe rritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë sëmundje, duke vënë theks të veçantë në parandalim, diagnostikim të saktë dhe trajtim në kohë.

Në ambientet e SHFMU ”Afrim Gashi” mjekët dhe infermierët familjar nga QMF-Veternik organizuan ligjëratë vetëdijësuese me mësimdhënësit lidhur me parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Aktiviteti vetëdijësues dhe ligjërata edukativo-shëndetësore lidhur me parandalimin e kancerit të qafës së mitrës u organizua nga profesionistët shëndetësorë nga QKMF dhe QMF-10 edhe në fshatin Shkabaj të Komunës së Prishtinës në ambientet e SHFMU ”Dituria“, ku pjesëmarrës ishin stafi i shkollës, prindërit e nxënësve.
Poashtu profesionistët shëndetësor nga QMF-9 mbajtën aktivitet dhe ligjëratë vetëdijësuese edukativo – shëndetësore me mësimdhënësit në ambientet e SHFMU "Xhavit Ahmeti” në Kryeqytet lidhur me parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Aktiviteti vetëdijësues dhe ligjërata edukativo-shëndetëosre lidhur me parandalimin e kancerit të qafës së mitrës u organizua edhe nga profesionistët shëndetësor në ambientet e QMF- Mati 1 për pacientët, qytetarët dhe komunitetin.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore.
HPV është shkaktari kryesor i shumicës së rasteve të kancerit të qafës së mitrës, por kjo sëmundje mund të parandalohet. Vaksinimi kundër HPV-së, kontrolli i rregullt gjinekologjik dhe PAP Testi janë hapa kyç për parandalim dhe zbulim të hershëm.

Masat parandaluese dhe diagnostikimi i hershëm kanë rol vendimtar në shpëtimin e jetës.

Java e Prevenimit të Kancerit të Qafes së Mitres Në kuadër të javës së Prevenimit të Kancerit të Qafes së Mitrës, profes...
21/01/2026

Java e Prevenimit të Kancerit të Qafes së Mitres

Në kuadër të javës së Prevenimit të Kancerit të Qafes së Mitrës, profesionistët e KPSH-së të Komunës së Prishtinës po vazhdojnë me organizimin e aktiviteteve dhe ligjëratave vetëdijësuese edukativo-shëndetësore me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Në ambientet e SHFMU ”Ismail Qemali” profesionistët shëndetësor nga QMF-6, si dhe në ambientet e SHFMU ”Faik Konica” në Kryeqytet profesionistët shëndetësor nga QMF-10, organizuan ligjëratë vetëdijësuese edukativo-shëndetsore për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës me mësimdhënësit dhe stafin e shkollës.

Poashtu aktiviteti vetëdijësues dhe ligjërata edukativo-shëndetësore lidhur me parandalimin e e kancerit të qafës së mitrës u organizua edhe nga profesionistët shëndetësor në ambientet e QMF-1 me pacientët qytetarët, komunitetin.
Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës mbi këtë sëmundje me theks të veçantë në parandalimin e saj, testimi i rregullt me PAP test dhe vaksinimi kundër HPV-së parandalojnë gati 90% të rasteve me kancer të qafës së mitrës.

Java e Prevenimit të Kancerit të Qafës së MitrësMe rastin e shënimit të Javës kundër kancerit të qafës së mitrës, profes...
19/01/2026

Java e Prevenimit të Kancerit të Qafës së Mitrës

Me rastin e shënimit të Javës kundër kancerit të qafës së mitrës, profesionistët e KPSH-së në komunën e Prishtinës kanë filluar organizimin e aktiviteteve dhe ligjëratave informuese, në ambientet e QKMF-së, QMF-ve, me pacientët, qytetarët, komunitetin si dhe në SHFMU-të me mësimdhënësit, me fokus në edukimin dhe vetëdijësimin e popullatës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe mbrojtjen përmes vaksinimit kundër HPV-së.
Sot, në ambientet e QMF-10 në Velani, mjekët dhe infermierët familjarë organizuan aktivitete dhe ligjërata vetëdijësuese për pacientët, qytetarët dhe komunitetin.
Gjatë aktiviteteve, profesionistët e KPSH - së ofruan informacione të rëndësishme mbi rreziqet që lidhen me infeksionin nga virusi HPV, si shkaktar kryesor i kancerit të qafës së mitrës. U theksua gjithashtu rëndësia e madhe e vaksinimit kundër HPV-së në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me këtë virus, i cili mund të prekë të dy gjinitë.


Kanceri i qafës së mitrës është një ndër shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri i grave në shumë vende nëpër botë, por megjithatë me veprime parandaluese të duhura si bërja e rregullt e PAP testit dhe vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet, po ashtu nëse diagnostikohet herët mund të trajtohet në mënyrë efektive.
E ardhmja pa kancer është e mundur.
Është e rëndësishme të dijmë që: testimi i rregullt me PAP-test dhe vaksinimi kundër HPV-së mund të parandalojnë deri në 90% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës.

Sot u mbajt mbledhja e Kolegjiumit Profesional me Drejtorin e QKMF-së, menaxhmentin e lartë dhe shefat e njësive, me fok...
14/01/2026

Sot u mbajt mbledhja e Kolegjiumit Profesional me Drejtorin e QKMF-së, menaxhmentin e lartë dhe shefat e njësive, me fokus në zbatimin e dispozitave të Ligjit për Shëndetësi Nr. 04/L-125. Në takim u diskutua për përshkrimin e barnave me emërtim ndërkombëtar të pambrojtur (INN/emër gjenerik) dhe për parimet që garantojnë integritetin profesional në sistemin publik.
Qëllimi i ligjit është ruajtja dhe përparimi i shëndetit të qytetarëve përmes shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe cilësore, duke respektuar dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut. Për ne, kjo nënkupton praktikë të standardizuar, të drejtë dhe transparente, ku vendimmarrja klinike bazohet në interesin e pacientit dhe në dispozitat ligjore.
U theksua veçanërisht roli i QKMF/QMF-ve në përshkrimin racional të barnave nga Lista Esenciale, që e lehtëson dukshëm barrën financiare të pacientëve—sepse këto barna janë falas—dhe njëkohësisht siguron terapi të sigurta dhe të bazuara në standarde.

Prishtinë, 14 Janar, 2026

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, mbajtëm mbledhjen e fundit për këtë vit, në një ditë të veçantë të dedi...
31/12/2025

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, mbajtëm mbledhjen e fundit për këtë vit, në një ditë të veçantë të dedikuar ndarjes së mirënjohjeve për kolegët tanë të pensionuar.
Ishte nderë ta kishim prezent në takim Shefin e Kabinetit të Kryetarit të Kryeqytetit, Drejtorin e QKMF-së, Zëvendësdrejtorin, Drejtorin e mëparshëm të QKMF, udhëheqësen e Sektorit të Mjekësisë Familjare, shefat, infermierët përgjegjës dhe kolegët e pensionuar.
Me respekt dhe falënderim të thellë vlerësuam punën shumëvjeçare të kolegëve tanë, përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë e treguar ndaj pacientëve dhe institucionit. Kontributi i tyre ka lënë gjurmë të qëndrueshme në shërbimet tona dhe në kulturën e punës që ndërtojmë çdo ditë. Në emër të institucionit dhe të gjithë stafit, i falënderojmë sinqerisht për gjithçka kanë dhënë dhe u urojmë shëndet, qetësi dhe gëzim në vitet që vijnë.

Njëherit në emër të menaxhmentit dhe të gjithë stafit të KPSH-së urime Viti i Ri 2026, shëndet e gëzime dhe punë të mbarë!

Dita Botërore e luftës kundër HIV/AIDS Dita Botërore e Luftës kundër HIV/AIDS shënohet më 1 Dhjetor në mbarë botën për t...
01/12/2025

Dita Botërore e luftës kundër HIV/AIDS



Dita Botërore e Luftës kundër HIV/AIDS shënohet më 1 Dhjetor në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të treguar solidaritetin në luftën kundër HIV/AIDS.



Profesionistët e Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Prishtinës kanë filluar organizimin e aktiviteteve vetëdijësuese dhe ligjëratave edukativo-shëndetësore për pacientët, qytetarët dhe komunitetin, në ambientet e Qendrave të Kujdesit Parësor Shëndetësor poashtu edhe në AMF-Qendra Studentore.
Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me këtë sëmundje infektive, duke u fokusuar veçanërisht në informimin për rëndësinë e parandalimit të HIV/AIDS dhe rreziqet që ajo paraqet.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore

Në kuadër  të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin nëntor është mbajtur ligjerata  me titull "RE...
01/12/2025

Në kuadër të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin nëntor është mbajtur ligjerata me titull "REANIMIMI KARDIOPULMONAR BAZIK ", ku morën pjesë 252 infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.
Ligjeratat janë mbajtur nga trajneret;
Gjyle Mexhuani
Nexhmije Beshiri
Teuta Mehmeti.

Address

Rr. Fehmi Agani, Nr. 29
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category