DOTS Counselling

DOTS Counselling DOTS Counselling është qendër profesionale për ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor.

25/03/2025
Menaxhimi i stresit
15/04/2023

Menaxhimi i stresit

https://kosovajob.com/dots/intervistues-ne-terrenMundesi e mire pune ne terren per studente te shkencave sociale dhe te ...
26/10/2022

https://kosovajob.com/dots/intervistues-ne-terren

Mundesi e mire pune ne terren per studente te shkencave sociale dhe te gjithe te interesuarit ne fushen e hulumtimeve!

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në e-mail adresën alisa@dotsresearch.com dhe për detaje telefononi në 049 125 759!

Për të gjithë te rinjte te cilet jane te interesuar te angazhohen si intervistues ne keto komuna te Kosoves: Prishtine, Prizren, Malisheve, Suhareke, Fushe Kosove, Gllogoc, Gjilan, Kamenice, Viti dhe Skenderaj, mundesi angazhimi me orar fleksibil. Aplikoni per kete mundesi punesimi! Kualifikimet:...

Dita Botërore e Shëndetit Mendor!Shëndeti mendor ka rëndësi çdo ditë të muajit, por sot le të përdorim këtë ditë që të p...
10/10/2022

Dita Botërore e Shëndetit Mendor!

Shëndeti mendor ka rëndësi çdo ditë të muajit, por sot le të përdorim këtë ditë që të përhapim më shumë informata mbi ndërgjegjësimin rreth çështjeve të shëndetit mendor.

Le të mundohemi që të bisedojmë më shpesh me familjen, shoqërine, kolegët e punës dhe njerëzit që na rrethojnë mbi shëndetin mendor, mbështetjen emocionale dhe psikoterapinë!

-
-
-

Mundesi e mire per angazhim gjate periudhes Gusht, Shtator dhe Tetor si anketues..Te interesuarit inkurajohen te kontakt...
12/08/2022

Mundesi e mire per angazhim gjate periudhes Gusht, Shtator dhe Tetor si anketues..

Te interesuarit inkurajohen te kontaktojne ne 049 125 759 per me shume informata apo ne email diella@dotsresearch.com!

Për nder të 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, po ndajmë një artikull i cili ndihmon prindërit të ju mësojnë fëmijëve emoci...
01/06/2022

Për nder të 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, po ndajmë një artikull i cili ndihmon prindërit të ju mësojnë fëmijëve emocionet e ndryshme.

Të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijtë e tyre të jenë të lumtur dhe suksesshëm në jetë. Por në mënyrë që të rritni fëmijë me shëndet emocional të mirë, është e rëndësishme të i lejoni të ndjejnë emocionet e jetës – ato të mirat dhe të këqijat.

Kur prindërit fokusohen vetëm në një emocion (zakonisht gëzimi dhe lumturia) kjo dërgon një mesazh të gabueshëm tek fëmijët. Sepse nëse nuk fokusohemi në emocionet e tjera (xhelozia, zemërimi, trishtimi) dhe si ti menaxhojmë ato, kjo rezulton që ata të shfaqin reagime të pakontrolluara, sjellje negative, distancim social dhe ndonjëhere edhe probleme fizike.

Fëmijët mësojnë çdo gjë nga prindërit apo kujdestarët e tyre që kalojnë shumicën e kohës bashkë, prandaj si prindër apo kujdestarë ju jeni shembulli të cilën ata e shohin si bazë për çdo veprim. Kur një prind ndihet i brengosur për një intervistë pune nesër, është mirë që në vend që të keni një buzëqeshje në fytyrë dhe të mos e diskutoni sepse fëmija i juaj nuk ju kupton, ju mund të uleni dhe përdorni këtë mundësi ti shpjegoni fëmijës tuaj diçka për këtë emocion.

Për shembull ju mund të shpreheni: “Unë po ndihem shumë i/e frikësuar dhe brengosur për një takim nesër me disa persona më të mëdhenj se unë, kështuqë do të marr frymë dhe të mbyll sytë që të qetësohem pak”. Fëmijët ndonëse e kanë të vështirë të kuptojnë plotësisht situatën tuaj, të paktën njoftohen me një reagim të ndryshëm nga prindërit e tyre, ndryshe nga ai i cili shpreh tërë kohën gëzim.

Pra komunikimi është kyç! Mësojuni fëmijëve se si ti kontekstualizojnë ndjenjat e tyre, se si mund ti tejkalojnë emocionet negative. Jepjuani një shembull të shëndetshëm se si e qetësojmë veten kur jemi të zemëruar.

Në foton e poshtme mund të gjeni disa shembuj të tjerë!

DOTS Research fton studentët dhe të diplomuarit të vizitojnë panairin dhe të informohen mbi pozitat e lira të punës që D...
11/05/2022

DOTS Research fton studentët dhe të diplomuarit të vizitojnë panairin dhe të informohen mbi pozitat e lira të punës që DOTS Research ofron.

Ripërjetimi i simptomave të PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik) nga sinjalet e konfliktit të armatosurNëse ngjar...
15/04/2022

Ripërjetimi i simptomave të PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik) nga sinjalet e konfliktit të armatosur

Nëse ngjarjet e muajve të fundit në Ukrainë kanë ngjallur ndjenja ankthi tek ju, atëherë nuk jeni të vetëm. Imazhet e ndryshme kanë një efekt të dukshëm tek personat që kanë përjetuar luftën – veçanërisht veteranët e luftës apo të mbijetuarit e traumave të luftës.

Zakonisht, të ndikuarit nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) e përjetojnë këtë të fundit si një lloj përsëritje e ngjarjeve traumatike të mëparshme si pasojë e ngjarjeve të ngjashme në aktualitet. P.sh. nëse një veteran i luftës gjendet në një situatë të stresueshme në të cilën disa detaje kanë ngjashmëri me luftën që kanë përjetuar, atëherë ai/ajo mund të ndihet i paralizuar emocionalisht. Shumë e përshkruajnë këtë eksperiencë si paralizë emocionale që ndodh si shkak e të menduarit se kujtimet e luftës kanë kapluar mendjen.

Gjithashtu, në studime të ndryshme është konfirmuar se personat që ri-përjetojnë trauma ndihen të pasigurtë, të shqetësuar, dhe ndajnë besimin se trauma i ka ndryshuar negativisht.

Imazhet e trupave ruse teksa kërcënojnë pronat ukrainase dhe imazhet e bombardimeve mund të jenë vetëm dy prej burimeve të ri-përjetimit të ngjarjeve që mund të çojnë drejt zhvillimit të çrregullimit post-traumatik. Përveç stresit që manifestohet përmes këtij ri-përjetimi, studimet tregojnë se personat me PTSD mund të jenë gjithmonë në gjendje gatishmërie që do të thotë se irritohen më lehtë, shprehin agresivitet jashtë të zakonshmes, ose mund të mbyllen në vetvete si pasojë e paralizës emocionale.

Disa mënyra për tu ballafaquar shëndetshëm me simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik përfshijnë biseda me të afërm (familjarë, shoqëri, partnerë romantikë, etj), ushtrimet fizike dhe të ushqyerit shëndetshëm, shmangia e temave që kanë të bëjnë me luftën, kufizimi i informatave të pakonfirmuara dhe paverifikuara që ngjallin pasiguri dhe së fundmi të kërkuarit ndihmë profesionale.

Fatkeqësisht, është e pamohueshme se stigma ndaj shërbimeve të shëndetit mendor është akoma prezente. Përderisa studimet nuk anashkalojnë se disa persona me PTSD mund të kenë qëndrueshmëri më të lartë ndaj këtyre simptomave, disa të tjerë mund të mos kenë këto kapacitete, gjë që është krejtësisht normale. Në fakt, përjetimi i këtyre simptomave mund të çoj drejt zhvillimit të ankthit intenziv, depresionit madhor, abuzimit me substance narkotike, dhe së fundmi mendimeve dhe akteve vetvrasëse. Andaj, është shumë e rëndësishme që të vizitohet psikologu klinik apo psikoterapeuti në rast se vëzhgohen apo përjetohen këto simptoma.

16/11/2021

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se nga data 01 dhjetor, gjendemi ne lokacionin e ri.

Në lagjen Tophane,
Rruga UÇK (afër komunës së vjetër),
Hyrja 102,
Kati II,
Zyra nr 06.

Për detajet specifike, ju lutem ndiqni videon e bashkëngjitur në postim, si dhe përshkrimin në koment.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DOTS Counselling posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to DOTS Counselling:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram