Mjekesia Sot

Mjekesia Sot Humane...per te gjithe qe te kemi nje shendet sa me te mir......Mjekesia Sot!

Ketu do gjeni informacione nga te gjitha fushat e mjekesise, perfshire edhe ato per estetiken etj.....

Çka duhet ngrënë për humbje peshe?Frutat shpesh konsiderohen si “armik” kur bëhet fjalë për humbje peshe, për shkak të s...
26/06/2024

Çka duhet ngrënë për humbje peshe?
Frutat shpesh konsiderohen si “armik” kur bëhet fjalë për humbje peshe, për shkak të sheqerit që përmbajnë. Por ky sheqer është fruktozë natyrale që shoqërohet me fibra, të cilat përmirësojnë procesin e tretjes duke mundësuar rënien e peshës.
Bananet janë të parat për të cilat thuhet se duhet të evitohen në mënyrë që të humbet pesha e tepërt, por kjo nuk qëndron. "Eating Well" ka shkruar se sheqeri në banane koncentrohet kur piqen shumë. Sidoqoftë dietologia Kayley George ka treguar se bananet që lëkurën e kanë ende të gjelbër përmbajnë sasi të paktë të sheqerit.
“Bananet e gjelbra njihen për përmbajtje të niseshtes rezistente natyrale, gjë që është shumë e mirë për zorrë të shëndetshme si dhe për humbjen e peshës në përgjithësi”, ka thënë ajo.
Megjithatë edhe bananet me lëvore të verdhë, indeksin glikemik e kanë të ulët, që do të thotë se kjo frutë e ngrit ngadalë e gradualisht nivelin e sheqerit në gjak.
Mangot përmbajnë 3 gramë fibra dhe 99 kalori në një gotë të mbushur me copëza të tyre. Janë fruta të mira për humbje peshe.
Ananasi përmban një enzimë që quhet bromaline e cila kontribuon në humbjen e peshës pasi ka efekt pozitiv në tretjen e glukozës si dhe rezistencës ndaj insulinës, gjë që ndihmon balancimin e nivelit të sheqerit në gjak e si rezultat i ndihmon trupit të djegë dhjamin.
Mollët përmbajnë sasi të vogla të kalorive ndërkohë që përmbajnë sasi të bollshme të ujit e fibrave. Përveç këtyre vetive molla përmban antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë kundër stresit oksidativ, i cili ndikon për keq tek shëndeti kardiovaskular, diabeti dhe mbipesha. Dietologia rekomandon që mollët të hahen me lëvore në mënyrë që trupi të marrë antioksidantët e nevojshëm.
Rrushi ani pse përmban sasi të bollshme të sheqerit natyral nuk do të thotë se është i keq për humbjen e peshës sepse përmban sasi të pakta të kalorive dhe ka sasi të bollshme të ujit e fibrave.
Përveç këtyre të mirave, dietologia George ka shpjeguar se rrushi është i mbushur me antioksidantë që kanë veti antiiflamatore dhe ndihmojnë rreth humbjes së peshës së tepërt.
Avokadot përmbajnë shumë yndyra të shëndetshme dhe janë të mbushura me vlera ushqyese. Një avokado përmban vetëm një gram sheqer natyral dhe 13.5 gram fibra, gjë që do të thotë se është shumë e mirë kundër peshës së tepërt.
Yndyrat që gjenden në avokado ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak që mund të zvogëlojë mundësinë për shtim peshe./"Eating Well"

Kur keni probleme me zemrën? ❤️Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura. Sëmundjet kardiovaskulare janë shk...
26/06/2024

Kur keni probleme me zemrën? ❤️
Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.
Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë si dhe kryeni aktivitete fizike.
Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjendje të japë paralajmërimet e një problemi me zemrën.
Shtrëngimi në kraharor
Shtrëngimi në mes të kraharorit është në nga treguesit kryesorë të problemeve me zemrën.
Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.
Frymëmarrja
Sipas studimeve një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri.
Nëse jeni duke ecur apo ngjitur shkallët dhe ndjeni një lodhje të pakuptueshme që ju pengon atëherë mund të jetë një shenjë paralajmëruese e problemeve me zemrën.
Rrahje të çrregullta të zemrës
A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori?
Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë?
Kjo ka të bëjë me rrahjet e çrregullta të zemrës, një fenomen që zgjat krejt pak, por që mund të ndodhë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje, por edhe kur jeni ulur, shtrirë ose duke qëndruar në heshtje.
Ky çrregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemrën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.
Humbja e ndjenjave
Ka raste kur njeriu humb ndjenjat apo siç thuhet, i bie të fikët në mënyrë të pashpjegueshme dhe pa shkak të mirëfilltë.
Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën.
Nëse kuptoni që keni këto simptoma, këshilloheni të vizitoheni te një mjek menjëherë./AgroWeb

Ushqime që mbajnë ❤️ zemrën të shëndetshme      Ngrënia e më shumë frutave, perimeve, arrave, peshkut dhe produkteve të ...
13/09/2023

Ushqime që mbajnë ❤️ zemrën të shëndetshme

Ngrënia e më shumë frutave, perimeve, arrave, peshkut dhe produkteve të qumështit me yndyrë të plotë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Ekspertët kanë zbuluar se ndjekja e një diete të shëndetshme për zemër mund të arrihet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë konsumimin i sasive të moderuara të drithërave ose mishrave të papërpunuar.

Një raport i ri ka treguar se mund të jeni në një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare nëse nuk hani mjaftueshëm nga gjashtë ushqime kyçe të shëndetshme për zemrën.
Kjo është sipas një studimi të ekspertëve të Universitetit McMaster dhe Hamilton Health Sciences në Institutin e Shëndetit të Kërkimit të Popullsisë (PHRI), shkruan “Healthline”.
Ata zbuluan se konsumimi i frutave, perimeve, bishtajave, arrave, peshkut dhe produkteve të qumështit me yndyrë të plotë ishte çelësi për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë rrezikun nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Rezultati i dietës së shëndetshme rekomandon mesatare prej 6 ushqimesh të cilat janë:
✅ Fruta: 2-3 porcione çdo ditë
✅ Perimet: 2-3 porcione çdo ditë
✅ Arra: 1 porcion çdo ditë
✅ Bulmet: 2 racione çdo ditë
✅ Bishtajoret: 3-4 porcione çdo javë
✅ Peshqit: 2-3 porcione çdo javë
Zëvendësuesit e mundshëm përfshijnë drithërat në një racion çdo ditë, dhe mishin e kuq të papërpunuar çdo ditë.

Të mirat dhe të këqijat e hudhrësZakonisht, hudhra konsumohet pasi të jetë pjekur apo zier por hudhra e papërpunuar ka n...
14/07/2023

Të mirat dhe të këqijat e hudhrës
Zakonisht, hudhra konsumohet pasi të jetë pjekur apo zier por hudhra e papërpunuar ka një mori përfitimesh shëndetësore dhe duhet përdorur më shumë.
Hudhra e gatuar dhe ajo e papërpunuar – cila është më e mirë?
Edhe hudhra e gatuar edhe ajo e papërpunuar kanë përfitime të provuara të mbështetura nga shkenca.
Kur hudhrat e papërpunuara shtypen, copëtohen dhe përtypen, enzima me emrin “alliinase” aktivizohet dhe çliron substancën allicin, shkruan healthnews.
Allicini është komponimi kryesor bioaktiv në hudhrat e papërpunuara që mban në vete antibakteriale dhe njihet si përmirësues i shëndetit të zemrës.
Ndërkohë që të gjitha enzimat e gjalla shkatërrohen kur hudhra gatuhet me nxehtësi, duke përfshirë edhe alicinin.
Edhe pse hudhra humbet shumë përfitime kur gatuhet, ajo ka ende efekte anti-inflamatore, por hudhra ofron më shumë përfitime shëndetësore kur shërbehet e papërpunuar.
Konsumimi i hudhrës së papërpunuar në baza ditore ka disa përfitime pozitive shëndetësore në të gjithë trupin.
Ngrënia e hudhrës së papërpunuar mund t'ju mbajë të shëndetshëm dhe të fortë duke rritur imunitetin tuaj, veçanërisht aftësinë për të luftuar ftohjet dhe gripin, ndërsa zvogëlon inflamacionin në trupin tuaj.
146 pjesëmarrës në një studim 12-javor zbuluan se marrja e një suplementi hudhre në baza ditore zvogëloi numrin e ftohjeve me 63%, krahasuar me një qetësues të padëmshëm.
Ky ushqim i fuqishëm bimor është i mbushur me lëndë ushqyese, duke përfshirë vitaminat C, B1 dhe B6, që janë thelbësore për rritjen e imunitetit dhe manganit, potassiumit dhe seleniumit. Përveç kësaj, ajo ka komponime që përmbajnë sulfur si allicini që ndihmon në luftimin e infeksioneve.
Nëse doni të ulni nivelin e glukozës, provoni të përfshini hudhrën në ushqimin tuaj. Falë përmbajtjes së pasur të antioksidantëve dhe alicinit, hudhra e papërpunuar mund të ndihmojë në uljen e nivelit të homocysteines, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Nëntë studime të ndryshme të kontrolluara me 768 pacientë me diabet të tipit 2 morën doza ditore të një suplementi hudhre (allicin) që varionte nga 0.05 gr deri në 1.5 gr. Kjo dozë specifike e hudhrës tregoi një reduktim të ndjeshëm të nivelit të glukozës në gjak brenda vetëm një deri në dy javë.
Allicini, komponimi kryesor aktiv në hudhër, mendohet se ndikon edhe në uljen e tensionit të gjakut. Përveç kësaj, është treguar se rrit prodhimin e oksidit nitrik, i cili ndihmon në zhbllokimin e arterieve.
Disa studime me pjesëmarrës që kishin hipertension, zbuluan se hudhra mund të ulë tensionin sistolik të gjakut (SBP) mesatarisht 8.3±1.9 mmHg dhe tensionin diastolik të gjakut me 5.5±1.9 mmHg, të ngjashme me ilaçet antihipertensive standarde në tregun e sotëm. Për më tepër, kjo ulje e tensionit të gjakut u shoqërua me një rënie prej 16 deri në 40% të individëve që potencialisht vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Mbrojtja e shëndetit të trurit
S-allyl-cysteines (SAC), një përbërës bioaktiv që gjendet në hudhër, sipas një numri studimesh është treguar se mbron qelizat neuronale kundër toksicitetit beta-amyloid (A) dhe apoptozës. Kjo ndihmon në mbrojtjen nga disa sëmundje, si reduktimi i rrezikut të demencës (përfshirë demencën vaskulare) dhe sëmundjes Alzheimer.
Hudhra mund të shtohet në një numër ushqimesh të papërpunuara si guacamole, sallata, bukë të thekur, e madje edhe mbi pasta. Nuk ka dozë specifike hudhre që mund ose nuk mund ta hani çdo ditë. Kjo do të thotë se në përgjithësi është e rekomanduar të hani afërsisht 4 g (një deri në dy thelpinj) hudhër të papërpunuar në ditë për të rriturit.
Por çdo konsum i hudhrës do të japë përfitime shëndetësore. Megjithatë, konsumimi i më shumë se një deri në dy thelpinjve në ditë mund të fillojë të shkaktojë aromën e trupit dhe erën e keqe të gojës tek disa individë.
Efektet anësore të konsumit të hudhrës
Në përgjithësi, konsumimi i rregullt i hudhrës së papërpunuar është krejtësisht i sigurt, por ata që konsumojnë sasi të tepërta mund të përjetojnë disa efekte anësore të dëmshme.
Disa efekte anësore më pak të rënda janë thartina, diarreja, era e keqe e gojës dhe aroma e trupit. Këto efekte anësore mund të jenë më të rënda për ata që konsumojnë hudhër të papërpunuar.
Disa nga efektet anësore më të rënda të konsumit përfshijnë:
Rritja e rrezikut të gjakderdhjes - Një nga efektet anësore më serioze të ngrënies së tepërt të hudhrës së papërpunuar është se ajo mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Individët që marrin antikoagulantë ose hollues të tjerë të gjakut duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë efekt anësor për arsye sigurie.
Probleme digjestive - Hudhra përmban një karbohidrat që quhet fruktane e që mund të shkaktojë gazra, fryrje dhe dhimbje barku tek disa individë. Gjithashtu, mund të irritojë traktin tretës. Kjo gjithashtu mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes.
Pavarësisht nëse hani hudhër të papërpunuar, të gatuar ose pluhur, do të keni përfitime të mahnitshme nga bima. Hudhra konsiderohet si një nga ushqimet më të mira parandaluese ndaj sëmundjeve bazuar në efektet e saj të fuqishme dhe të ndryshme. Ajo mund të ju ndihmoj pak edhe në rritjen e jetëgjatësisë.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi/ KOHA

SI TË KUPTOJMË NËSE JEMI PREKUR NGA KORONAVIRUS NË 10 SEKONDA?Kudo në botë thuajse çdo vend të saj situata është shqetës...
13/03/2020

SI TË KUPTOJMË NËSE JEMI PREKUR NGA KORONAVIRUS NË 10 SEKONDA?

Kudo në botë thuajse çdo vend të saj situata është shqetësuese. Kjo për shkak se koronavirusi ka prekur një numër të madh njerëzish dhe po ashtu ka shkaktuar shumë viktima.
Duke qenë një virus jo shumë i njohur për shkencën, kanë dalë shumë teori se si mund të parandalohet, si mund të kurohet, dhe po ashtu popullata informohet edhe për shenjat e para që shfaqen në organizëm kur jemi të infektuar.
Por një fizikan japonez ka shkuar përtej pritshmërive. Sipas tij secili prej nesh mund të kuptojë në vetëm 10 sekonda nëse është prekur ose jo nga Covid-19.
Sipas këtij fizikani ju duhet ta testoni veten herët në mëngjes. Të qëndroni në një ambient të pastër dhe të merrni frymë thellë. Mbajeni frymën për më shumë se 10 sekonda. Nëse arrini ta bëni këtë pa u kollitur ose pa shfaqur shenja ankthi apo shtrëngime në gjoks atëherë nuk jeni i prekur. Rituali duhet të përsëritet çdo mëngjes dhe kështu do kuptojmë nëse mushkëritë tona janë infektuar apo jo.
Po ashtu ai na mëson se si mund të parandalojmë infektimin me Covid-19. Ai rekomandon që të pijmë ujë çdo 15 minuta pasi në këtë mënyrë virusi përfundon nga ezofagu në stomak dhe nuk kalon në rrugët e frymëmarrjes.
Kjo e shkatërron me lehtësi virusin. Fyti i thatë është ambient ideal për koronavirusin ndaj rekomandohen të pihen sa më shumë lëngje frutash dhe ujë.
Gjithsesi duke ditur se ende nuk ka asgjë zyrtare lidhur me koronavirusin, shkencërisht dihet shumë pak për të ndaj edhe këto teori nuk janë plotësisht të garantuara por një përpjekje nuk do dëmtonte asnkënd prej nesh përkundrazi./Insajderi

Arsyet pse duhet t’i hani qersh*tëQershia përmban vitaminë C, A dhe potas. Por, në të gjenden në sasi shumë të vogla edh...
14/05/2019

Arsyet pse duhet t’i hani qersh*të

Qershia përmban vitaminë C, A dhe potas. Por, në të gjenden në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra. Ato ndihmojnë shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe ka efekte anti-inflamatore.

Është një frut shumë i mirë për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi ka shumë pak sheqer dhe kalori. Përmban flavonoidë që kanë veti antioksidante dhe luftojnë radikalet e lira.
Sipas disa studimeve, vetitë e qershisë ndihmojnë edhe me problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.

Një veçanti e qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme.

Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje të zemrës.
Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga pagjumësia, pikërisht sepse përmban melatoninë.

Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.
Ato piqen dhe gjenden nëpër tregje në periudhën maj-korrik.

Deri në vitin 2050 super-bakteret mund të vrasin më shumë njerëz sesa kanceriKataklizmi i njerëzimit nuk do të çojë në n...
13/01/2019

Deri në vitin 2050 super-bakteret mund të vrasin më shumë njerëz sesa kanceri

Kataklizmi i njerëzimit nuk do të çojë në një luftë bërthamore, por diçka shumë më e rrezikshme

Shkencëtarët rusë nga Qendra për Bioteknologji Algoritmike në Universitetin Shtetëror Sankt Petersburg kanë zhvilluar një algoritëm të kërkimit antibiotik që përshpejton krijimin e agjentëve të rinj antibakterialë.

Fajtori për luftën e vazhdueshme të njerëzimit me mikroorganizmat vdekjeprurës është i ashtuquajturi superbakter, i cili zhvillon rezistencën ndaj antibiotikëve nëpërmjet evolucionit.

Historia e luftës kundër mikroorganizmave shkatërrues filloi në vitin 1928, kur bakteriologu britanik Alexander Fleming erdhi në një zbulim të madh duke trajtuar disa nga kolonitë e baktereve të stafilokokut me penicilinë të thjeshtë, sikur ato që rriten në bukë dhe i japin atij një ngjyrë të gjelbër. Për secilën prej këtyre kolonive vërejtën zona ku nuk kishte baktere.

Fleming arriti në përfundimin se penicilina vret bakteret. Ai u bë antibiotiku i parë për të shëruar sëmundje që deri atëherë ishin konsideruar fatale dhe që shpëtoi jetën e miliona njerëzve në mbarë botën.

Por me ardhjen e një numri të madh të antibiotikëve dhe aplikimit të tyre të gjerë, janë shfaqur gjithnjë e më shumë baktere që kanë zhvilluar rezistencë ndaj antibiotikëve nëpërmjet një rruge evolutive.

Ky proces filloi në vitet 1960 dhe vazhdon edhe sot. Për shembull, në kushte moderne është konfirmuar ekzistimi i bacileve rezistuese të tuberkulozes ndaj ilaçeve që mund të zhvillohen te pacienti që trajtohet me tuberkuloz nga keqpërdorimi ose trajtimi me antituberkuloz ose infeksion bakterial të traktit urinar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë identifikon 12 patogjene jashtëzakonisht rezistuese me përdorimin e antibiotikëve. Ekspertët gjithashtu thonë se këto 12 baktere ka aftësinë për të zbuluar mënyra të reja të rezistencës dhe të zhvilluar materialin gjenetik që iu lejon mikroorganizmave të tjera për t'i rezistuar medikamente. Në rast të përhapjes së tyre, njerëzimi mund të jetë nën kërcënim vdekjeprurës.

Për më tepër, mundësia e përhapjes është më shumë se e vërtetë: sipas studimeve, deri në vitin 2050 super-baktere mund të vrasin më shumë njerëz se kanceri, dhe në nivel global për dëmin që mund të çojë super-bakteret vlerësohet në rreth 3.5 për qind të GDP-së globale, ose 100 miliardë dollarë.

Ndër shkaqet që stimulojnë evolucionin e super-baktereve, përveç përdorimit të tepruar dhe të panevojshme të antibiotikëve në mjekësi, hulumtuesit në mënyrë paradoksale tregojnë sektorin e bujqësisë.

Fakti është se në luftën për profit, fermerët aktivisht po përdorin antibiotikët. Medikamentet ndihmojnë në reduktimin e vdekshmërisë së kafshëve dhe stimulimin e rritjes së shpejtë të kafshëve.

Kompanitë e mëdha farmaceutike po investojnë gjithnjë e më pak në hulumtime antibakteriale. Ajo diktohet kryesisht nga motive ekonomike: zhvillimi i antibiotikëve të rinj është tepër i shtrenjtë.

Kur marrim parasysh faktin se ata do të mbështeteshin tek ato vetëm si mbrojtja e fundit, prodhimi është i padobishëm.

Në këtë rast, fundi i “epokës së antibiotikëve” mund të ketë filluar tashmë. Sipas një shkencëtari në Ohio State University, tashmë ekzistojnë bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve më të fundit.

Sipas OBSH-së, numri i vdekjeve që lidhen me infeksionet bakteriale zë vendin e dytë, menjëherë pas sëmundjes kardiovaskulare dhe sulmit në zemër. Sipas skenarit në të cilin do të ndodhin forma të reja të super-baktereve, ky tregues do të duket vetëm si një jehonë e disa kohëve shumë më të mira.

Sipas studiuesve, konflikti i mundshëm bërthamor ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe SHBA në fillim të viteve 1980 do të kushtonte 450 milionë jetë, pa marrë parasysh të gjitha pasojat e tjera të një skenari të tillë.

Në rast se super-bakteret vazhdojnë përhapjen e tyre globale, e cila nuk është e vështirë të besohet për shkak të zhvillimit shumë të shpejtë në sektorin e transportit në krahasim me epoka të mëparshme, pasojat mund të jenë më katastrofale për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë që nga lufta bërthamore.

Lëngu i qepës, zgjidhja ideale për pastrimin e organizmitLëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë g...
26/11/2018

Lëngu i qepës, zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar.

Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut.

Me siguri, ideja e të pirit një lëng të tillë as nuk iu vjen ndërmend por nëse vuani nga problemet me rrugët e frymëmarrjes, ai do të bëhet aleati juaj më i çmuar.

Nëse shqetësoheni për shijen apo aromën, këtë çaj mund ta kombinonin me kanellë dhe mollë për më shumë vlera.

Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalcium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Përfitimet shëndetësore nga lëngu i qepës

Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë) dhe më pas të pasurohet me produkte të tjera.

Lëngu i qepës për pastrim

Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

Shëndeti i zemrës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.

Diabeti

Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit. Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku. Së dyti, flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Kolla

Përmbajtja e sulfurit tek lëngu i qepës ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën. Kësisoj ky lëng rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Azma

Lëngu i qepës shërben për të parandaluar dhe trajtuar probleme si azma sepse është i pasur me flavonoidë. Ai qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes.

Imuniteti

Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit. Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat.

Nëse jeni sëmurë dhe pini lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i hpejtë.

Tretja

Falë fibrës, lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë. Fibra përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe nxit rritjen e baktereve të mira.

Pesha trupore

Flavonoidet tek lëngu i qepës përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e yndyrave të tepërta. Në këtë mënyrë, konsumi i vazhdueshëm i lëngut të qepës pengon shtimin në peshë.

Flokët dhe lëkura

Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë.

Mineralet nga ana tjetër janë shumë efikasë në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.

Vlera të tjera të lëngut të qepës

Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale, dhe shëndetin e dhëmbëve.

Si ta përgatisni lëngun e qepës

Qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë në një çajnik për 5 minuta. (1 kokërr qepë për 1/2 litër ujë ose 2 kokrra qepë për 1 litër ujë).

Mund ta ndani në copa ose ta zieni të plotë. Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë.

Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër.

Pijet që rrisin shanset e sulmit në zemër!Pirja e vetme e një pije energjie në disa raste mund të rrisë rrezikun e infar...
09/11/2018

Pijet që rrisin shanset e sulmit në zemër!

Pirja e vetme e një pije energjie në disa raste mund të rrisë rrezikun e infarktit brenda 90 minutave, sipas një studimi të kryer në Universitetin e Teksasit në Hjuston.

Shkencëtarët kanë zbuluar se pijet energjike ngushtojnë enët e gjakut, duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe kufizimin e rrjedhjes së gjakut në organet vitale, duke përfshirë edhe zemrën, raporton Medical News Today.

Është e njohur gjerësisht se pijet energjetike kanë një ndikim të keq në stomak, sistemin nervor dhe mund të shkaktojnë probleme me zemrën nëse ato konsumohen në sasi të mëdha, por tani lista e efekteve anësore është shtuar në rritjen e rrezikut të sindromës metabolike.

Qëllimi i studimit ishte kontrollimi i funksionit të endotelit, një shtresë e indeve në brendësi të enëve të gjakut, pasi gjetjet e studimeve të mëparshme nga Qendra shkencore Sidars-Sainay në spitalin homonim të Los Anxhelosit tregojnë se disfunksioni endotelial është treguar të jetë i rëndësishëm i rritjes së rrezikut të sulmit në zemër në këto raste, arteriet nuk mund të përhapen plotësisht.

Ekspertët e Hjustonit kontrolluan funksionin e endotelit të secilit të anketuar para pirjes së pijeve të energjisë, dhe 90 minuta pas kësaj.

Rezulton se pas një ore e gjysmë të pijes së këtyre pijeve, diametri i enëve të gjakut u përgjysmua. Shkencëtarët e kanë shoqëruar këtë efekt të dëmshëm me përbërës të pijes së energjisë, kryesisht kafeinë, taurinë dhe sheqerin.

Pijet energjetike mund të përmbajnë mesatarisht 37 gramë sheqer (9 lugë), si dhe 80 miligramë të kafeinës, të cilat mund të shkaktojnë rritjen e sekrecioneve të adrenalines, gjë që rezulton në një rrjedhje të presionit të gjakut.

Sipas statistikave, në Amerikë, një e treta e të rinjve nën moshën 17 vjeç pinë rregullisht pije energjetike dhe një studim i vitit 2017 tregoi se tre kanaçe (960 mililitra) mund të shkaktojnë marramendje dhe aritmi në 50% të të rinjve në adoleshencë.

Gjysmë hudhër në ditë kundër tensionit të lartë të gjakutHudhra ka shumë veçori që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e n...
09/11/2018

Gjysmë hudhër në ditë kundër tensionit të lartë të gjakut

Hudhra ka shumë veçori që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e njeriut.

Veçmas përdorimi specifik i saj sugjerohet për rastet që kanë probleme me tension të lartë të gjakut.

Përdorimi i hudhrës për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut është një nga kurat më të lashta popullore.

Kur trupi rrit prodhimin e një enzime të quajtur angiotensin, e cila ndikon menjëherë në rritjen e presionit të gjakut, zemra pompon gjakun më fortë nëpër arteriet e trupit.

Çka jo vetëm mund të dëmtojë arteriet e trupit por mund të krijojë gjithashtu depozita të rrezikshme të kolesterolit të dëmshëm.

Preferohet përtypja e hudhrave të freskëta, zakonisht jo më shumë se gjysmë hudhre në ditë.

Tensioni 120 me 80 s’është normalKur masim tensionin, të gjithë ne shqetësohemi nëse nuk e kemi rreth normave 120 me 80....
02/06/2018

Tensioni 120 me 80 s’është normal

Kur masim tensionin, të gjithë ne shqetësohemi nëse nuk e kemi rreth normave 120 me 80.

Kjo pasi këto parametra janë cilësuar si normalë për njeriun. Por me sa duket qenkemi gabuar.

Shoqata Evropiane e Kardiologjisë ka dhënë disa udhëzime të reja pas studimeve të kryera. Rezulton se tensioni i lartë, apo shtypja sistole “normale” duhet të jetë 140 dhe shtypja diastole, tensioni i ulët 90.

Nëse deri sot ne nxitonim për një filxhan kafe, apo për ushqime me sheqer kur tensionin e kishim poshtë 120-ës, tashmë kjo normë ndryshon.

Sipas studiuesve, rregulli nuk vlen për të sëmurët me diabet për të cilit parametrat janë 130 me 80.

Më parë, nëse tensioni konstatohej në normat 139 me 89 konsiderohej i rrezikuar nga hipertensioni dhe goditjet në tru apo infarkti, por tashmë kjo nuk konsiderohet rrezik.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mjekesia Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Mjekesia Sot:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram