Armend Agolli

Armend Agolli Neurokirurg i boshtit kurrizor | Intelektual /Patriot | Bamirës Kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Neurokirurg i njohur ndërkombëtarisht me specializime të kryera në Tiranë, Stamboll dhe Suedi. I punësuar si neurokirurg në Umea të Suedisë por kryen operacione të shumta në Stamboll dhe në Kosovë. Themelues i Qendrës Spinale brenda QKUK dhe mentor i dy mjekëve specialistë të cilët vazhdojnë ta mbajnë këtë Qendër në funksion. Me prejardhje nga një familje mitrovicase të njohur si intelektualë dhe patritotë. Babai, Basri Agolli, ishte ndër juristët e parë në Kosovë, derisa daja i tij Ramadan Rexha ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, i persekutuar dhe dënuar me 15 vite burgim nga regjimi jugosllav. Stërgjysh, Shaban Rexha, ishte shok i ngushtë i Hasan Prishtinës dhe bashkëpunëtor i Isë Boletinit, Haxhi Zekës, Dan Dorocit e të tjerë. Kontribuues në luftën çlirimtare të Kosovës si ushtar dhe mjek i UÇK-së në Koshare. Bashkë me Qenan Qabrën kishte vënë themelet e para të shoqatës Nëna Terezë në Mitrovicë në vitet e 90-ta. Gjatë procesit të shtetformimit sjellë deputetë dhe aktivistë të njohur suedez në Kosovë, të cilët kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në vetëdijësimin e popullit suedez për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës. I dekoruar si Ambasador i Kombit nga Republika e Shqipërisë për kontributet e tij mbarëkombëtare. Shquhet edhe për aftësitë e tij linguistike duke folur rrjedhshëm katër gjuhë të huaja. Ka operuar falas me dhjetëra pacientë në gjendje jo të mirë financiare dhe financues i shtëpive për familje skamnore në rajonin e Mitrovicës. I lindur në Mitrovicë, i martuar dhe ka dy fëmijë.

🌍Kjo është një foto e Tokës nga rruga drejt Hënës, nga misioni Artemis.Nga kjo largësi, kufijtë zhduken…nuk ka shtete, n...
03/04/2026

🌍
Kjo është një foto e Tokës nga rruga drejt Hënës, nga misioni Artemis.

Nga kjo largësi, kufijtë zhduken…
nuk ka shtete, nuk ka ndarje, nuk ka “ne” dhe “ata”.
Vetëm një shtëpi e përbashkët në errësirën e pafund.
Ndoshta problemi nuk është bota…
por sa afër jemi me të, e sa larg me njëri-tjetrin.
Kur e sheh Tokën prej larg, e kupton:
ajo që na ndan është shumë e vogël,
ajo që na bashkon është gjithçka.

01/04/2026

“Kur thua ‘nuk bohet’, ajo prap bohet.
Kur thua ‘nuk bjen’, ajo prap bjen.
Kur thua ‘nuk habitem’, ti prap çuditesh.
Kur thua ‘o vdiqa bre’, ti prap jeton.”
— Hz. Mevlana

Gëzuar Ditën e Mjekëve të gjithë kolegëve!Në një profesion ku shpesh lodhja është e madhe e falënderimi i vogël, ju vazh...
30/03/2026

Gëzuar Ditën e Mjekëve të gjithë kolegëve!

Në një profesion ku shpesh lodhja është e madhe e falënderimi i vogël, ju vazhdoni me përkushtim, dije dhe zemër të hapur me i shërby njerëzve.

Respekt për çdo mjek që nuk dorëzohet para vështirësive dhe që çdo ditë zgjedh me ba ma mirën .

Punë të mbarë, shëndet dhe sa ma shumë suksese në rrugën tonë fisnike! 🙏

27/03/2026
27/03/2026

💥“Këto janë ‘dokumentet’ që ju duhen për me e dërgu babën në azil…”

Dikush e pyeti një punonjëse të azilit:
“Çfarë dokumentesh duhen për me e dërgu babën në shtëpi të pleqve?”

Ajo u përgjigj:
1. Më sillni një foto nga dita kur ai e çoi nanën tane në maternitet për lindjen tane.
2. Një foto kur ti linde dhe ai qante prej gëzimit.
3. Një foto kur kthehej i lodhun prej pune, veç për me ta sigurue jetën, e prapë të puthte në ballë.
4. Një foto nga netët kur të çonte në spital dhe rrinte zgjuar, tue u lutë derisa të shëroheshe.
5. Një foto që tregon sakrificat e tij për shkollimin tand.
6. Një foto nga dita kur u gëzue pafund në dasmën tane.
7. Një foto kur i rridhnin lotët nga lumturia kur u bëre prind.
8. Dhe në fund… një foto kur qau si fëmijë për nanën tane që nuk jeton ma.

Kur t’i sillni këto “dokumente”, atëherë babai juaj pranohet në shtëpi të pleqve.
💥 Sepse disa borxhe nuk paguhen me para — por me kujtesë dhe ndërgjegje.

Në praktikën e përditshme po e shohim një fenomen: sa ma shumë reklamohet një produkt, aq ma shumë i besohet.Glukozamina...
26/03/2026

Në praktikën e përditshme po e shohim një fenomen: sa ma shumë reklamohet një produkt, aq ma shumë i besohet.
Glukozamina, magnezi, omega-3 përdoren për gjithçka, sepse:
• “ma ka rekomandu një kusheri se e ka pa në Facebook”
• dhe klasikja: merre se është bio, ekologjike 😉
Por realiteti është ma pak romantik e shpesh edhe i kushtueshëm.

Glukozamina ka efekt të kufizuar dhe shpesh shumë ma të dobët se ibuprofeni apo diklofenaku.
Por në fakt, problemi nuk është vetëm te produkti — problemi është te ne:
duam zgjidhje të shpejta, pa disiplinë, dhe i besojmë ma shumë kojshisë e “burrdush*t”, e ma pak shkencës.

Derisa “bio-ekologjike 😉” na bind ma shumë se evidenca shkencore, do vazhdojmë me harxhu para për shpresë… jo për rezultat

23/03/2026

Kur doktori sëmuret dhe bëhet pacient, ndryshon gjithçka.

Në teori, ai i di të gjitha:
diagnozën, protokollet, rreziqet…

Por në praktikë, fillon kapitulli tjetër:
inteligjenca artificiale + përvojë personale + imagjinatë e tepruar 😄

Sepse doktori si pacient shpesh:
– i sheh 3 diagnoza aty ku është vetëm 1
– kërkon 5 analiza për me konfirmu atë që e di
– dhe ndonjëherë… frikësohet më shumë se pacienti “i zakonshëm”

E vërteta?
Doktorët nuk janë pacientë të lehtë.

Kanë shumë dije,
por edhe shumë dyshime.

Prandaj shpesh:
mbianalizojnë çdo simptomë,
dyshojnë në çdo vendim,
dhe harrojnë gjënë më të thjeshtë –
me qenë pacient.

Unë personalisht e kam një rregull shumë të thjeshtë:

Së pari e zgjedhi klinikën dhe doktorin që i besoj.
Pastaj e ndjek atë që ma rekomandon,
pa e lodhë veten me dyshime në çdo hap.

Sepse në fund:
besimi është terapi më vete.

Dhe ndoshta mësimi më i madh është ky:

Kur mjeku bëhet pacient,
ai e kupton se mjekësia nuk është vetëm dije…

por edhe besim.

Në fund, një falënderim🙏 i sinqertë për spitalin Otrilla
për kujdesin dhe mbështetjen që ma kanë ofru

23/03/2026

Britania në kaos nga meningjiti, por si qëndron situata në Kosovë? Flet drejtoresha e Infektivës

Pas një shpërthimi të meningjitit në Britani, ku disa të rinj, përfshirë edhe një student nga Universiteti i Kentit, humbën jetën dhe disa të tjerë u shtruan nç spital në zonën e Canterbury, autoritetet britanike po kontaktojnë mbi 30 mijë studentë, staf dhe familjarë për t’i informuar mbi mënyrat e parandalimit dhe trajtimit.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen edhe te situata në Kosovë, sa u përket rasteve me meningjit.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dr. Vera Berisha- Ndrejaj ka dhënë detaje lidhur me gjendjen aktuale.

“Gjatë vitit 2026, deri në muajin mars, janë raportuar 10 raste të meningjitit: 5 raste (50%) meningjit viral, 4 raste (40%) meningjit bakterial, 1 rast (10%) rast i dyshuar për meningjit”, ka deklaruar Berisha- Ndrejaj për IndeksOnlinen.

E para e Infektivës në vend, ka dhënë detaje sa i përket edhe gjendjes në vitin e kaluar, 2025.

“Gjatë periudhës njëvjeçare (12 muajt e fundit) në Klinikën Infektive të QKUK-së, gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 57 raste të infeksioneve të sistemit nervor qendror (SNQ), ku pjesën më të madhe e përbëjnë rastet e meningjitit. Nga këto raste, 25 (43.9%) kanë qenë meningjit viral (seroz), ndërsa 11 raste (19.3%) meningjit bakterial (purulent). Pjesa tjetër, 21 raste (36.8%), i përkisnin formave të tjera të infeksioneve të SNQ, si meningoencefaliti dhe encefaliti”, theksoi ajo.

Sipas saj, të dhënat tregojnë se meningjiti viral mbetet forma më e zakonshme, ndërsa meningjiti bakterial kërkon diagnostikim dhe trajtim të menjëhershëm.

Tutje, Berisha- Ndrejaj tregon se cilat janë grupmoshat më të prekura nga meningjiti.

“Bazuar në të dhënat e analizuara për këtë periudhë, grupmoshat më të prekura nga meningjiti janë moshat pediatrike dhe të rinjtë, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët. Koncentrimi më i madh i rasteve në këto grupmosha mund të shpjegohet nga disa faktorë: Sistemi imunitar më i papjekur tek fëmijët, i cili i bën ata më të ndjeshëm ndaj, infeksioneve virale dhe bakteriale. Ekspozimi i lartë në ambiente kolektive, si çerdhe, shkolla dhe institucione edukative, ku infeksionet përhapen më lehtë përmes kontaktit të afërt. Qarkullimi më i shpeshtë i viruseve, veçanërisht enteroviruseve dhe viruseve të tjera respiratore, që janë shkaktarë të zakonshëm të meningjitit viral te fëmijët. Zhvillimi ende i paplotë i imunitetit specifik ndaj disa patogjenëve që mund të shkaktojnë meningjit”, tha Berisha- Ndrejaj.

Doktoresha ka folur edhe sa i përket trajtimit shëndetësor të meningjitit.

“Në meningjitin bakterial, trajtimi fillon menjëherë pasi kjo formë konsiderohet urgjencë mjekësore. Terapia zakonisht përfshin antibiotikë intravenozë me spektër të gjerë, më së shpeshti cefalosporina të gjeneratës së tretë (si ceftriaxone p.sh), të cilat mund të kombinohen me antibiotikë të tjerë sipas patogjenit të dyshuar ose të konfirmuar. Në disa raste përdoren edhe kortikosteroide, si dexamethasone, për të reduktuar inflamacionin dhe për të ulur rrezikun e komplikimeve neurologjike. Krahas kësaj aplikohet edhe terapi mbështetëse, që përfshin hidratim intravenoz, kontroll të temperaturës, analgjezikë dhe monitorim të funksioneve vitale. Kohëzgjatja e trajtimit zakonisht varion nga 10 deri në 14 ditë, por mund të zgjasë më gjatë në varësi të patogjenit dhe ecurisë klinike.”, vlerësoi ajo.

“Në meningjitin viral, trajtimi në shumicën e rasteve është simptomatik dhe mbështetës. Ai përfshin hidratim, pushim, antipiretikë dhe analgjezikë, si dhe monitorim të gjendjes klinike të pacientit. Në rastet kur dyshohet ose konfirmohet etiologjia nga virusi Herpes, përdoret terapi antivirale me acyclovir intravenoz. Kohëzgjatja e trajtimit zakonisht është rreth 7–10 ditë, ndërsa hospitalizimi mund të jetë më I shkurtër në rastet me ecuri të lehtë. Edhe këta pacientë monitorohen gjatë qëndrimit në spital dhe sipas nevojës kontrollohen pas trajtimit për të siguruar shërim të plotë. Në praktikë, trajtimi dhe kohëzgjatja e tij nuk janë gjithmonë të përcaktuara në mënyrë strikte. Edhe pse ndiqen protokollet standarde klinike, menaxhimi përshtatet sipas gjendjes së pacientit, rezultateve diagnostike dhe ecurisë së sëmundjes, duke ndjekur parimet e mjekësisë së personalizuar.”, shtoi Berisha- Ndrejaj.

Ndërkaq, drejtoresha e Infektivës, përmend faktin se pacientët ndiqen vazhdimisht gjatë hospitalizimit dhe, nëse është e nevojshme, edhe pas daljes nga spitali për të vlerësuar rikuperimin dhe për të identifikuar komplikime të mundshme./IndeksOnline

23/03/2026

Nëse një ditë…

Nëse një ditë t’vjen me kajt, thirrëm:
nuk t’premtoj se ki me keshë,
po mundemi me kajt bashkë…

Nëse një ditë don me ik,
pa tutë më thirr:
nuk e di a kam me t’thanë mos shko,
po mundemi me ik bashkë…

Nëse një ditë s’ki qef me folë me kërkënd,
thirrëm:
n’heshtje bashkë kemi me nejtë…

Po nëse një ditë
ti më thërret e unë s’t’përgjigjem,
t’lutem hajde te unë me vrap:
se kam me pasë shumë nevojë për ty.

Autori :anonim

21/03/2026

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 18:00

Telephone

+38344458148

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Armend Agolli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category