31/12/2025
Nga zemra e ordinancës Fizioaktiv, ju falënderojmë për besimin, respektin dhe bashkëpunimin të cilin e kemi pasur gjatë gjithë këtij viti. Falë jush, çdo ditë ka pasur kuptim, çdo përmirësim ka qenë motivim dhe çdo buzëqeshje ka qenë shpërblimi ynë më i madh.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për familjen tonë dhe njerëzit e afërt, për mbështetjen e pakushtëzuar, durimin dhe forcën që na japin çdo ditë për të vazhduar me përkushtim dhe profesionalizëm.
Ju urojmë shëndet, paqe, energji pozitive dhe suksese në çdo hap gjatë vitit 2026.
Le të jetë një vit me më pak dhimbje, më shumë lëvizje dhe më shumë mirëqenie për të gjithë.