06/07/2025
“Artoza e gjurit” është një gjendje degjenerative që ndikon në kërcin e kyçit të gjurit dhe shpesh është e njohur edhe si osteoartriti i gjurit. Është një sëmundje kronike që përkeqësohet me kalimin e kohës dhe mund të shkaktojë:
Simptomat më të zakonshme:
• Dhimbje në gju, veçanërisht pas aktivitetit fizik ose në fund të ditës
• Ngurtësi në mëngjes që zgjat disa minuta
• Zhurmë “krak” ose “klik” kur lëviz gjurin
• Enjtje (në raste të avancuara)
• Dobësim i muskujve përreth gjurit
• Vështirësi për të përkulur ose drejtuar plotësisht gjurin.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut:
• Moshë e avancuar
• Mbipesha (rrit ngarkesën në gjunjë)
• Lëndime të mëparshme në gju (si këputje ligamentesh apo menisku)
• Aktivitet fizik i tepruar ose punë e rëndë fizike
• Faktorë gjenetikë
• Anomali në strukturën e kockave ose pozicionimin e gjurit
Diagnostikimi:
• Vizita te mjeku Ortoped.
• Rrezet X (shfaqin ngushtimin e hapësirës mes kockave)
• Rezonanca magnetike (MRI) – në raste të caktuara për të parë dëmtimet në kërc dhe indet përreth.
Trajtimi:
Jo-kirurgjikal:
• Medikamentet për dhimbje (si paracetamoli, ibuprofeni)
• Injektimet me acidi hialuronik ose kortizon
• Suplementet me glukozaminë dhe kondroitinë
• Fizioterapia – për forcimin e muskujve përreth gjurit
• Humbja në peshë (nëse ka mbipeshë)
• Përdorimi i mbështetësve për gju (ortozave)
Kirurgjikal (nëse gjendja është e rëndë):
• Artroskopia (në disa raste të përzgjedhura)
• Osteotomia
• Protezë totale e gjurit (në rastet e avancuara)
Nëse ke dhimbje ose simptoma të ngjashme, një konsultë me ortoped është hapi i parë për trajtim të duhur.