Ky projekt është një regjistër elektronik i profesionistëve të specializuar shëndetësor që përdor mjetet më moderne të teknologjisë së internetit dhe informacionit, me një qëllim të portretizojë shërbime shumë më të mira shëndetësore në dispozicion për qytetarët kosovarë, por edhe për vizitorët që vijnë në vendin tonë.Ne udhëhiqemi nga parimi qendror se pacientët duhet të jenë në qendër të sistemit shëndetësor dhe duke u bazuar ne nevojat e pacienteve ne prioritet i kushtojme informacionit të shpejtë, një informacion të përditësuar, të plotë dhe të saktë.Në fund të fundit, ne jemi të gjithë pacientët e mundshëm dhe ne të gjithë duhet të jemi të informuar saktë.Për arsye thjesht funksionale dhe zhvillimore, DoktoriJuaj.com ka të aktivizuar gps në menyrë që të lokalizoj vendin ku jeni ju dhe të gjejë shërbimet mjeksore që ndodhen me afër jush.
📅 Oferta vlen deri më 31 Dhjetor
𝐃𝐫. 𝐉𝐞𝐭𝐨𝐧 𝐌𝐚𝐱𝐡𝐚𝐫𝐫𝐚𝐣 | 𝐃𝐢𝐚𝐠𝐧𝐨𝐳𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞̈, 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐢 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭!
📍 𝐀𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚: 𝐑𝐫. 𝐀𝐥𝐢 𝐕𝐢𝐭𝐢𝐚, 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐤𝐬𝐢 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 𝐅𝐫𝐲𝐧, 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈.
📞 Për informata dhe termine:
+𝟑𝟖𝟑 𝟒𝟓 𝟔𝟖 𝟑𝟖 𝟑𝟖 | +𝟑𝟖𝟑 𝟒𝟖 𝟔𝟖 𝟑𝟖 𝟑𝟖
05/12/2025
Pankreasi lëshon këto enzima:
𝐋𝐢𝐩𝐚𝐳𝐚: Punon së bashku me tëmthin (një lëng i prodhuar nga mëlçia) për të shpërbërë yndyrnat.
𝐀𝐦𝐢𝐥𝐚𝐳𝐚: Shpërbën karbohidratet për energji.
𝐏𝐫𝐨𝐭𝐞𝐚𝐳𝐚: Shpërbën proteinat.
MRI Whole Body është mënyra më e sigurt dhe më e saktë për të kontrolluar gjendjen e organizmit pa rrezatim. Ky ekzaminim mbulon nga koka deri te këmbët dhe zbulon probleme që shpesh nuk dalin në analiza të zakonshme apo në imazheri standarde.
✔ Përfitimet kryesore:
• Zbulim i hershëm i proceseve tumorale
Identifikon lezione shumë të vogla në organe, kocka dhe nyje — shpesh më herët se CT apo analiza të tjera.
• 𝐊𝐚𝐩 𝐦𝐞𝐭𝐚𝐬𝐭𝐚𝐳𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐭𝐫𝐮𝐩𝐢𝐧
Veçanërisht efektiv me sekuencën DWIBS, e cila thekson lezione aktive me kontrast të lartë. Këtë sequece e ka rezonanca magnetike
• 𝐏𝐚 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐚𝐭𝐢𝐦
MRI përdor fushë magnetike, jo rreze X. Ideale për skrining periodik dhe pacientë që kërkojnë siguri maksimale.
• 𝐙𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐥𝐚𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧, 𝐢𝐧𝐟𝐞𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐞̈𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐮𝐫𝐚
Nga organet e buta te sistemi muskuloskeletal, kap ndryshime që shpesh nuk duken në metoda të tjera.
• 𝐕𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐦 𝐢 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐤𝐨𝐜𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐲𝐣𝐞𝐯𝐞
Zbulon lezione të fshehura, metastaza, osteomielit, inflamacion dhe dëmtime të indeve të buta.
• 𝐈 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐣𝐞 𝐭𝐞𝐤 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐨𝐧𝐤𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞̈
Mundëson monitorim të saktë përpara, gjatë dhe pas terapisë, pa rrezik kumulativ.
• 𝐊𝐨𝐦𝐟𝐨𝐫𝐭 𝐦𝐚𝐤𝐬𝐢𝐦𝐚𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧
Pa dhimbje, pa injeksione të panevojshme, dhe shpesh pa kontrast.
🩺Në Max Diagnostics Clinic - për ju me teknologji moderne dhe staf profesionist!
Max Diagnostics Clinic është një qendër moderne diagnostikuese që ofron shërbime të avancuara të radiologjisë. Klinika është e pajisur me aparatin më të fun ...
Nëse analizat tuaja tregojnë LDL - Kolesteroli më i lartë se 2.59 mmol/L, kjo do të thotë se kolesteroli “i keq” në gjak është i rritur dhe po dëmton ngadalë enët e gjakut.
💥 Me kalimin e kohës, kjo rrit rrezikun për:
𝐒𝐞̈𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐞𝐦𝐫𝐞̈𝐬 (𝐚𝐧𝐠𝐢𝐧𝐞̈, 𝐢𝐧𝐟𝐚𝐫𝐤𝐭)
𝐆𝐨𝐝𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐫𝐮
𝐏𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐪𝐚𝐫𝐤𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐤𝐮𝐭
🩺 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐧𝐢:
✅ Ulni yndyrnat shtazore (mish i kuq, gjalpë, djathëra të yndyrshëm)
✅ Rritni konsumimin e frutave, perimeve dhe fibrave (tërshërë, drithëra integrale)
✅ Hani peshk deti dhe përdorni vaj ulliri në vend të vajrave të rafinuar
✅ Ecni të paktën 30 minuta në ditë, 5 herë në javë
✅ Shmangni duhanin dhe alkoolin
✅ Kontrolloni tensionin dhe glukozën në gjak
🔁 Përsëritni analizat pas 3 muajsh – shpesh ndryshimet në stilin e jetesës janë të mjaftueshme për ta ulur LDL-në në nivel normal.
🧠 Aneurizma Sakkulare e ACom – Çfarë do të thotë dhe pse është me rëndësi?
Aneurizma sakkulare e arteries komunikante anteriore (ACom) është një zgjerim i lokalizuar i murit të enës së gjakut në një nga zonat më kritike të qarkullimit cerebral.
Kjo zonë është përgjegjëse për furnizimin me gjak të pjesëve thelbësore të trurit – prandaj edhe rreziku është i lartë.
Pse ka rëndësi?
✅ Aneurizmat e ACom janë ndër më të shpeshtat në tru.
✅ Mund të jenë të heshtura për vite pa simptoma.
✅ Rreziku më i madh: ruptura → hemorragji subaraknoidale → gjendje kërcënuese për jetën.
✅ Shigjeta tregon madhësi të vogël, por jo të padëmshme – kërkon monitorim dhe vlerësim të kujdesshëm.
Simptomat kur aneurizma fillon të japë shenja:
• Dhimbje koke e fortë, e papritur
• Çrregullime të shikimit (shikim të dyfishtë)
• Marramendje, konfuzion
• Rënia e qepallës / ndryshime neurologjike
Si diagnostikohet?
🔍 –
🔍 –
🔍 (gold standard)
varet nga disa faktorë: madhësia, forma, rreziku i rupturës, mosha e pacientit dhe patologjitë shoqëruese.
Rezonanca Magnetike është një nga ekzaminimet më të avancuara dhe më të sigurta për trupin tuaj — pa rrezatim, vetëm me fushë magnetike dhe valë radio.
📍 𝐊𝐮𝐫 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭?
Për tru, shtyllë kurrizore, nyja, abdomen, zemër, dhe shumë pjesë të tjera – kur mjeku ka nevojë për pamje të detajuar për diagnozë të saktë.
💡 𝐀 𝐝𝐡𝐞𝐦𝐛?
Jo, nuk dhemb. Do dëgjoni vetëm zhurmën karakteristike të aparatit, ndaj ne ju pajisim me tapa për veshët ose kufje 🎧
⚙️ 𝐒𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭?
Zakonisht nga 15 deri në 45 minuta, në varësi të zonës që ekzaminohet.
💉 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢?
Në disa raste përdoret një kontrast shumë i sigurt me bazë Gadolinum, që ndihmon të dallohen më mirë detajet në imazhe.
🚫 𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬!
Nëse keni pajisje metalike në trup (p.sh. 𝐩𝐚𝐜𝐞𝐦𝐚𝐤𝐞𝐫 𝐚𝐩𝐨 𝐢𝐦𝐩𝐥𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐫𝐚), duhet ta njoftoni mjekun para ekzaminimit.
Be the first to know and let us send you an email when Doktori Juaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Ky projekt është një regjistër elektronik i profesionistëve të specializuar shëndetësor që përdor mjetet më moderne të teknologjisë së internetit dhe informacionit, me një qëllim të portretizojë shërbime shumë më të mira shëndetësore në dispozicion për qytetarët kosovarë, por edhe për vizitorët që vijnë në vendin tonë.
Ne këtu te DOKTORI JUAJ besojmë se jemi të gjithë një familje. Kjo është një ueb faqe kushtuar shkencës, natyrës, mjekësisë dhe informacionit të përgjithshëm. Ne duam të bëjmë një ndryshim duke përhapur vetëdijen, duke folur për çështje që njerëzit zakonisht i lënë pas dore, duke u munduar të përhapim buzëqeshje dhe duke ju edukuar më shumë rreth shëndetit.
Postimet në faqet tona nuk duhet të interpretohet si këshilla për çështje specifike. Ato janë vetëm për qëllim edukimi dhe mësimi. Asnjëherë mos ndaloni ose mos filloni të merrni ilaçe të çdo lloji për shkak të diçkaje që lexoni në këtë faqe. Gjithmonë këshillohuni me këshillat e një doktori të licencuar në lidhje me problemet shëndetësore.