Gender Equality

Gender Equality 'Barazi Gjinore' filluar si nisme qytetare per te 'luftuar' ndaj injorances, diskriminimit, dhun

Veqmas nga fokusi per 'barazine gjinore' ,
hapesire dhe perkushtim te madh ka luftimi I varesive, te gjitha llojeve. Plan program profesional perpiluar me kujdes pas disa studimeve rajonale dhe me gjere te metodave te ndryshme. Ne sjellim pervojen dbe metoden 'Israelite' te programimit te nje jete te shendetshme e ndare ne 5 faza me kohezgjatje deri ne 12 muaj

11/11/2022

Rest in Peace Aaron Carter

14/03/2022

Gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend. Dy raste kanë ndodhur në Suharekë, një në Podujevë, një në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Prizren. Në Suharekë një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje në...

27/02/2022
06/01/2022

Reagim i përbashkët i organizatave të Shoqërisë Civile për të drejtat e njeriut lidhur me draft-kodin civil të miratuar nga qeveria e Republikës së Kosovës

Ne, organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut, përmes kësaj shkrese shprehim zhgënjimin dhe shqetësimin tonë tonë mbi një numër të dispozitave të Draft Kodit Civil dhe mbi procesin përmes të cilit janë shmangur qëndrimet, komentet dhe propozimet tona në lidhje me rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë.

I kujtojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës se kemi mbështetur dhe kemi qenë partnerë me Grupin Punues brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe me Projektin e Kodit Civil të financuar nga Bashkimi Evropian. Madje në takimet e Grupit Punues të Ministrisë së Drejtësisë për Kodin Civil, ne kemi marrë zotim të qartë nga Ministria e Drejtësisë që është në favor që Kodi Civil të rregullojë martesën në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e datës 29.12.2021, ka miratuar Draft-Kodin Civil përkundrejt që nga Ministria e Drejtësisë kemi marrë premtime që do të punojmë më tutje bashkarisht për mënyrën se si përmbajtja e Draft Kodit Civil të sillet në pajtim me Kushtetutën dhe të drejtat e garantuara në rendin tonë kushtetues dhe ligjor. Me miratimin e Draft Kodit Civil, në përmbajtjen aktuale, Qeveria e Kosovës, ka shkelur Kushtetutën dhe ka cënuar të drejtave fundamentale të garantuara në rendin tonë Kushtetues dhe ligjor. Ministria e Drejtësisë dhe Projekt Kodi Civil kanë shmangur dhe injoruar qëndrimet dhe propozimet tona konkrete lidhur me martesën dhe bashkëjetesën.

Draft-Kodi Civil përkufizon martesën si bashkësi ligjërisht të regjistruar ndërmjet dy personave të sekseve të ndryshme. Po ashtu, përkufizon që burri dhe gruaja kanë të drejtën të martohen dhe të formojnë familje. Draft-Kodi Civil nuk e rregullon martesën mes personave të seksit të njëjtë por parasheh mundësinë e krijimit të bashkësive civile të regjistruara, por që kushtet dhe procedurat parashihen të rregullohen me një ligj të veçantë. Të gjitha partneritetet e mundshme (martesa apo bashkëjetesa) duhet të rregullohen me Kod Civil. Kjo qasje e rregullimit të kuspartnerhteve dhe procedurave të partneritetit mes personave të seksit të njëjtë me ligj të veçantë tenton të ndajë të drejtën për partneritet për personat LGBTI nga ato të qytetarëve të tjerë të Kosovës, përderisa në Draft-Kodin Civil janë rregulluar kushtet dhe procedurat për martesë dhe bashkëjetesë në mes të burrit dhe gruas. Një qasje e tillë është shkelje fundamentale e të drejtave të njeriut të personave LGBTI në Kosovë, dhe nuk paraqet gjithëpërfshirjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtën për martesë dhe krijim të familjes. Është e qartë që në Kushtetutën e Kosovës nuk ka gjini të përcaktuar, që do të pengonte çiftet e seksit të njëjtë të martoheshin dhe të krijonin familje. Më tej, Kushtetuta e Kosovës siguron edhe shtresa të tjera të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Neni 24 i Kushtetutës – Barazia para ligjit garanton që çdo person gëzon të drejtën e mbrojtjes ligjore pa diskriminim duke përfshirë edhe orientimin seksual si bazë të mbrojtur. Kushtetuta lejon zbatueshmëri direkte të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe të Protokolleve të saj në legjislacionin e brendshëm të Kosovës, dhe përcakon që në rast të konfliktit të dispozitave ligjore të mbizotërojnë ato. Më tej, në pajtim me Nenin 53 të Kushtetutës së Kosovës, të drejtat themelore të njeriut duhet të interpretohen në harmoni me praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut. (“GjEDNj”)

Rrjedhimisht, duke rregulluar martesën dhe bashkëjetesën si raporte të lejuara vetëm për personat me gjini të kundërt, fillimisht Ministria e Drejtësisë dhe tani edhe Qeveria e Kosovës kanë shkelur thellësisht të drejtat e njeriut dhe barazinë para ligjit.

I kujtojmë Ministrisë së Drejtësisë që me qëllim të shmangies së kësaj situate ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe kemi qenë të përfshirë në debat, mirëpo mos marrja parasysh e qëndrimit tonë për këtë çështje është i papranueshëm.

Ju bëjmë thirrje institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesëve të trupave diplomatike që punojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, që të inkurajojnë dhe të kushtëzojnë asistencën e tyre me progresin që Kosova bënë në garantimin e të drejtave të njeriut në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet dhe mekanizmat ligjor dhe institucional për harmonizimin e Kodit Civil në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore - CSGD
Qendra për Barazi dhe Liri - CEL Kosova
Rrjeti i Grave të Kosovës - RrGK
Civil Rights Defenders
Qendra Kosovare për Studime Gjinore - QKSGJ
Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut - YIHR-KS
Gender Equality Movement - GEM

28/08/2021

ℝ𝔼𝕊ℙ𝔼ℂ𝕋 𝔽𝕆ℝ 𝕃𝔾𝔹𝕋𝕀ℚ+ ℂ𝕆𝕄𝕄𝕌ℕ𝕀𝕋𝕀𝔼𝕊

27/07/2021

Martesa e parë e të njëjtit seks në Malin e Zi u regjistrua të dielën në vendpushimin bregdetar të Budvës, një vit pasi Mali i Zi u bë vendi i parë në Ballkan që legalizoi partneritetet civile të të njëjtit seks.

Mali i Zi dështoi dy herë për t'i njohur partneritetet e të njëjtit seks – në 2014 dhe 2019. Kur këto partneritete u njohën në korrik 2020, Mali i Zi u bë e vetmja ish-republikë Jugosllave jo anëtare e BE-së që legalizoi partneritetet e të njëjtit seks.

22/05/2021

Let’s get to 78 signatures by the end of today - can you add yours?

Chile is going through a wave of hate crimes against LGBT+ people. And we need your help to pressure the Chilean governm...
21/05/2021

Chile is going through a wave of hate crimes against LGBT+ people. And we need your help to pressure the Chilean government to take action.

Hate crimes against LGBT+ people in Chile are on the rise. The Chilean government can take action to stop this violence, but we need your help to pressure them. Sign the petition now!

JAPAN: EQUALITY ACT BEFORE TOKYO OLYMPICS
26/01/2021

JAPAN: EQUALITY ACT BEFORE TOKYO OLYMPICS

Japan has an opportunity to be a true global LGBT+ rights leader by protecting against discrimination at home before the Olympics. Sign the petition. 🏳️‍🌈

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gender Equality posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Gender Equality:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Gender Equality Movement - GEM who we are? what we do? projects? mission?

GEM-Gender Equality Movement is Human Right's and LGBTI Community based Movement and non-profit association, started to function in January 2011 for establishing its goals in the field of civil society empowerment: promotion of human rights and civil society strengthening, support of educational and legal reforms, environmental protection and raising awareness about ecology, development of rural areas and support of small entrepreneurship. Everything started with an idea how to improve the informing of the Community and people about whats going on and everything started by Ismail Cakolli, an Independent Journalist and Human Rights Trainer and Activist, Goals of the Movement: - efforts to strengthen the implementation of the laws for LGBTI community; - commitment to be present on events organized by the organizations that represent marginalized groups and gives our ideas; - commitment to strengthening the culture and human rights protection mechanisms; - commitment to strengthening the culture of the minority rights and their protection mechanisms,especially RAE minority and Serb minority; - initiate and support to re socialized the Tr*******al roma people in Fushe Kosovo; - maintaining different activities for the Tr*******als in Kosovo and other marginalized groups, by realizing regularly visits to their habitats and being informed about their needs and to strive to fulfill and to equip the essential list of needs starting from: sanitary, food and other needs that these people are in need. Remember that it is a group of 6-7 Tr*******al persons from different minorities and different regions of Kosovo even by Albania expelled from their homes due to the sexual orientation, whose door was opened by an Roma Tr*******al names Enver who is unemployed and except the cares for those people, for 20 years now he cares for an Albanian invalid gay from Pristina, which was expelled from his home too. -We are very deeply involved on Tr*******al and Transgender issues.

Mostly we operate in Kosovo but we were part of activities in Montenegro, Albania , Macedonia and Serbia.

We never apply for donations or any kind of founding in Kosovo. We believe that to be activist you must not be payed , activism is not related to materialism, of course to realize activities money are necessary but not to over-budget or to work for money, etc.

We work for community and free. That is what makes us different from others and special. we do not realize a lot of projects, this was our choice, but those projects that we realize were excellent.