Blerim Myftiu, neurolog

Blerim Myftiu, neurolog Specialist i Neurologjisë, shërbime diagnostikuese/terapeutike për sëmundjet neurologjike, ENMG

Kam diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 2007, kurse specializimin në fushën e neurologjisë e kam përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Stambollit në vitin 2012. Punoj momentalisht si asistent i rregullt i neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, specialist i neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe specialist i neurologjisë në Spitalin Amerikan 1. Bëj vizita specialistike neurologjike, kryej elektroneuromiografinë dhe punksionin lumbal. Blogu personal në facebook dhe instagram ka për qëllim informimin e publikut me sëmundjet neurologjike dhe problemet shëndetësore, këshillimin e tij me përgjigje ndaj pyetjeve të parashtruara. Aktivitet anësor i profileve sociale është informimi i publikut dhe ndarja e informatave mbi aktualitetin sportiv.

TOP 10 LAJMET PËR SKLEROZË MULTIPLE NË 2025Nr. 10 – Molekulat inflamatore pengojnë rritjen e qelizave që prodhojnë mieli...
05/01/2026

TOP 10 LAJMET PËR SKLEROZË MULTIPLE NË 2025

Nr. 10 – Molekulat inflamatore pengojnë rritjen e qelizave që prodhojnë mielinë
Studiuesit raportuan se molekulat sinjalizuese inflamatore, të cilat zakonisht janë të rritura te skleroza multiple (MS), mund të ndërhyjnë në rritjen dhe maturimin e oligodendrociteve – qelizave përgjegjëse për prodhimin e mielinës në tru dhe palcën kurrizore. Mielina është një mbështjellës yndyror që i rrethon fijet nervore dhe ndihmon në transmetimin e sinjaleve elektrike, por ajo dëmtohet në MS. Këto gjetje ofrojnë njohuri të reja mbi mënyrën se si inflamacioni mund ta pengojë riparimin e mielinës në MS.

Nr. 9 – Bari në hulumtim e nxit riparimin e mielinës në modelet paraklinike
Një terapi eksperimentale e quajtur 2-D08 u gjet se nxit riparimin e mielinës dhe përmirëson funksionin motorik në modelet shtazore të MS-së. Aktualisht, nuk ka trajtim të miratuar që mund ta nxis riparimin e mielinës në MS dhe identifikimi i terapive që e rigjenerojnë mielinën konsiderohet si fushë revolucionare në hulumtimet e MS-së. Gjetjet sugjerojnë se 2-D08 mund të jetë një trajtim premtues për MS, megjithëse nevojiten studime të mëtejshme mbi sigurinë dhe efektivitetin e tij.

Nr. 8 – Nivelet e larta të hormonit tiroide FT4 lidhen me rrezikun për MS
Nivelet më të larta të hormonit tiroide FT4 lidhen me një rrezik të shtuar për zhvillimin e MS-së, sipas një analize të të dhënave gjenetike nga mijëra individë. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se pacientët me MS kanë shkallë më të lartë të sëmundjeve tiroide, por nuk ka qenë e qartë nëse kjo ndodh sepse MS-ja shkakton çrregullime të tiroides apo nëse çrregullimet tiroide janë një faktor rreziku për MS. Studimi, i publikuar në mars, sugjeron se problemet tiroide mund të ndihmojnë në krijimin e terrenit për MS, më shumë se sa të jenë pasojë e saj.

Nr. 7 – Disa ushtrime për ekuilibrin janë më të përshtatshme për probleme të caktuara
Një studim i vogël zbuloi se disa ushtrime janë më efektive se të tjerat në lehtësimin e problemeve specifike të ekuilibrit te personat me MS. Për shembull, ushtrimet që synojnë sistemin vestibular, i cili percepton pozicionin e trupit në hapësirën tredimensionale, sollën përmirësime më të mëdha të ekuilibrit kur individi qëndronte në vend. Nga ana tjetër, ushtrimet për forcimin e muskujve që mbajnë posturën ishin më të përshtatshme për personat me vështirësi të ekuilibrit gjatë lëvizjes.

Nr. 6 – Vegla më të ndjeshme mund ta matin paaftësinë e hershme në MS
Studiuesit në Itali raportuan se vegla klinike alternative, si matja e lartësisë së kërcimit të një pacienti, mund të zbulojnë deficite funksionale të imëta te personat me MS më efektivisht sesa Shkalla e Statusit të Zgjeruar të Paaftësisë (EDSS), mjeti më i përdorur për ndjekjen e paaftësisë në MS. Edhe personat me rezultate minimale në shkallën EDSS mund të shfaqin dëmtime të lehta kur vlerësohen me këto mjete.

Nr. 5 – Shkallë të larta të dëmtimit kognitiv te pacientët me MS të patrajtuar
Një studim me 140 të rritur me MS që nuk kishin marrë kurrë trajtim tregoi se më shumë se një e katërta raportuan një shkallë të caktuar dëmtimi kognitiv, si vështirësi me kujtesën ose me përpunimin e detyrave komplekse. Analiza tregoi se dëmtimi kognitiv ishte veçanërisht i shpeshtë te personat me MS progresive sekondare (SPMS) dhe se ata me dëmtim kognitiv kishin nivele dukshëm më të larta paaftësie.

Nr. 4 – Mosha në momentin e diagnozës së MS ndikon në rezultatet afatgjata shëndetësore
Sipas një analize të gati 700 pacientëve në Kanada, personat që diagnostikohen me MS në moshë më të re kanë prirje të kenë shëndet fizik më të mirë afatgjatë, por shëndet mendor më të dobët, krahasuar me ata që diagnostikohen më vonë në jetë. Studiuesit gjetën se nivelet e paaftësisë shpjegonin rreth dy të tretat e këtyre ndryshimeve, duke sugjeruar se faktorë të tjerë, si aftësia për vetërregullim dhe mënyra se si sëmundja ndikon në pjesëmarrjen sociale, mund të luajnë gjithashtu një rol.

Nr. 3 – Llojet e yndyrave në ushqim ndikojnë në rezultatet e MS nga dieta ketogjenike
Përfshirja e acideve yndyrore të ngopura me zinxhir të gjatë, si ato që gjenden në gjalpë dhe mish të kuq të yndyrshëm, në një dietë ketogjenike (e ulët në karbohidrate dhe e pasur me yndyra) u zbulua se përkeqëson ashpërsinë e sëmundjes në një model të MS-së te minjtë. Disa kërkime kanë sugjeruar se ky lloj diete mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në MS, por këto gjetje tregojnë se lloji i yndyrës së përfshirë në dietën ketogjenike mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e MS-së.

Nr. 2 – Vitamina D mund të ndihmojë në vonimin e aktivitetit të hershëm të sëmundjes në MS
Rezultatet nga një provë klinike e Fazës 3 treguan se dozat e larta të vitaminës D ulën ndjeshëm rrezikun e aktivitetit të mëtejshëm të sëmundjes te personat me sindromë të izoluar klinike dhe MS të hershme relapsuese-remitente (RRMS). Nivelet e ulëta të vitaminës D janë identifikuar si faktor rreziku për zhvillimin e MS-së, por mbetet e diskutueshme nëse suplementet e vitaminës D janë të dobishme për personat që tashmë e kanë sëmundjen. Gjetjet sugjerojnë se vitamina D mund të ndihmojë në vonimin e shfaqjes së aktivitetit të ri në MRI, megjithëse nuk u vunë re dallime domethënëse në relapse apo sulme.

Nr. 1 – Dieta ketogjenike mund të ulë aktivitetin e qelizave inflamatore në MS
Në një provë klinike të Fazës 2, personat me MS që ndoqën dietën e modifikuar Atkins – një version më pak restriktiv i dietës ketogjenike që nuk kërkon të njëjtin kufizim të karbohidrateve – shfaqën ndryshime në aktivitetin e qelizave imune në përputhje me uljen e inflamacionit. Të dhëna të mëparshme nga e njëjta provë kishin treguar gjithashtu se pacientët raportuan përmirësime të ndjeshme në funksionin fizik, cilësinë e jetës dhe reduktim të disa simptomave të MS-së pas 6 muajsh ndjekjeje të dietës.

#2025

Është thjesht ndërrimi i datës. Mund ta quajmë apo të mos quajmë festë, varësisht se si e përkufizojmë festën.Mund të mo...
31/12/2025

Është thjesht ndërrimi i datës. Mund ta quajmë apo të mos quajmë festë, varësisht se si e përkufizojmë festën.
Mund të mos festojmë, por thjesht rikapitulojmë dhe reflektojmë çfarë kemi bërë në vitin që shkoi pas; planifikojmë, i bëjmë premtime vetes, synojmë arritje të reja, udhëtime të reja, projekte të reja, kënaqësi e gëzime të reja.
Bëhemi bashkë me familjarët e miqtë, qeshim e bëjmë llaf si në asnjë ditë tjetër të vitit, marrim frymë gëzueshëm, lindin shpresat e reja, i japim vetes gajret se në vitin e ri do të gjejmë kohë për fitnes, për ta vizituar Parisin apo për ta ndërruar veturën!
Mbi të gjitha, SHËNDETI! Imagjinoni në një ditë të 2026-s të merrni një informatë për diçka që e cenon shëndetin tuaj! Të gjitha ato synime, plane, dëshira bien në ujë! Prandaj, qëndroni mendërisht dhe fizikisht aktiv, bëni kontrolle të rregullta, udhëtoni, trajtoni çdo çrregullim, sëmundje apo varësi që keni, përfshirë lënien e duhanit e alkoolit, harxhimin e kohës së kotë përpara celularit e debateve televizive politike!
Çdo ditë i të qenit shëndoshë, i aftësisë për të marrë frymë, i pavarësisë nga të tjerët është FESTË! Një mbledhi e një gëzim, e një urim, nuk na bën asgjë pos të qenit më pozitiv!

DY LLOJE TË REJA BIOLOGJIKE TË SKLEROZËS MULTIPLE?Shkencëtarët kanë zbuluar dy nënlloje të reja të sklerozës multiple (M...
30/12/2025

DY LLOJE TË REJA BIOLOGJIKE TË SKLEROZËS MULTIPLE?

Shkencëtarët kanë zbuluar dy nënlloje të reja të sklerozës multiple (MS – bazuar në veçoritë biologjike) me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), duke hapur rrugën për trajtime të personalizuara dhe rezultate më të mira për pacientët. Bëhet fjalë për dy profile të reja biologjike të MS-së, që bazohen në në një test të thjeshtë të gjakut dhe skanime me rezonancë magnetike (MRI).

Në një studim që përfshiu 600 pacientë, i udhëhequr nga University College London (UCL) dhe Queen Square Analytics, studiuesit analizuan nivelet në gjak të një proteine të veçantë të quajtur neurofilament i zinxhirit të lehtë në serum (sNfL). Kjo proteinë mund të ndihmojë në tregimin e nivelit të dëmtimit të qelizave nervore dhe ta sinjalizojë aktivitetin e sëmundjes.

Rezultatet e sNfL-së dhe skanimet e trurit të pacientëve u interpretuan nga një model i mësimit makinerik, i quajtur SuStaIn. Rezultatet, të publikuara në revistën mjekësore Brain, zbuluan dy tipe të dallueshme të MS-së të cilat u quajtën përkatësisht sNfL i hershëm dhe sNfL i vonshëm.

Në nënllojin e parë, pacientët kishin nivele të larta të sNfL-së që në fazat e hershme të sëmundjes, me dëmtime të dukshme në një pjesë të trurit të quajtur “corpus callosum”. Ata gjithashtu zhvillonin shpejt lezione në tru. Ky tip dukej të jetë më agresiv dhe më aktiv.

Në nënllojin e dytë, pacientët shfaqnin atrofi apo tkurrje të trurit në zona si korteksi limbik dhe substanca gri e thellë, përpara se në serum të rritej niveli i sNfL-së. Ky tip dukej të jetë më i ngadalshëm, me dëmtime të dukshme që shfaqeshin më vonë.

Studiuesit thonë se ky zbulim do t’u mundësojë mjekëve të kuptojnë më saktë se cilët pacientë janë në rrezik më të lartë për komplikime të ndryshme, duke hapur rrugën për kujdes dhe trajtim më të personalizuar.

Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Arman Eshaghi nga UCL: “Skleroza multiple nuk është një sëmundje e vetme dhe klasifikimi aktual i nënllojeve nuk i përshkruan ndryshimet themelore të indeve, të cilat duhet t’i njohim për ta trajtuar sëmundjen. Duke përdorur një model të AI-së të kombinuar me një biomarker të disponueshëm gjerësisht në gjak dhe me MRI, kemi arritur të tregojmë për herë të parë dy modele të qarta biologjike të sklerozës multiple. Kjo do t’i ndihmojë klinicistët të kuptojnë se ku ndodhet një person në rrjedhën e sëmundjes dhe kush mund të ketë nevojë për monitorim më të afërt ose për trajtim të hershëm dhe të synuar.”

Ky hulumtim u shtohet dëshmive në rritje që mbështesin largimin nga përshkrimet ekzistuese të llojeve dhe ecurisë së sklerozës multiple që bazohet kryesisht në aktivitetin klinik dhe kalimin drejt termave që pasqyrojnë biologjinë themelore të sëmundjes. Kjo mund të ndihmojë në identifikimin e personave me rrezik të shtuar për progresion – dhe t’u mundësojë atyre trajtime më të personalizuara.

https://academic.oup.com/brain/article/148/12/4578/8321558

Sipas hulumtimit të publikuar në Neurology Journal, aktiviteti spindle në lobin temporal gjatë gjumit është i reduktuar ...
28/12/2025

Sipas hulumtimit të publikuar në Neurology Journal, aktiviteti spindle në lobin temporal gjatë gjumit është i reduktuar në fazat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit dhe është i ndërlidhur me temp më të shpejtë të rënies kognitive.
https://hubs.ly/Q03YVhYr0

According to this study, temporal lobe sleep spindle activity is reduced in early clinical stages of Alzheimer disease and is associated with a faster rate of cognitive decline: https://hubs.ly/Q03YVhYr0

Tetanusi është infeksion i rëndë neurologjik që mbetet një prej arsyeve tragjike të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në m...
25/12/2025

Tetanusi është infeksion i rëndë neurologjik që mbetet një prej arsyeve tragjike të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në mbarë botën, përkundër qasjes në vaksina, antitoksinë dhe kujdes intensiv.

📊 Figura: Veçoritë klinike dhe komplikimet e tetanusit të gjeneralizuar.

Tetanus is a devastating neurological infection that remains a major cause of global morbidity and mortality, despite access to vaccines, antitoxin and intensive care.

A Review provides a summary of the causes of tetanus, its clinical features, and management options. Find out more via link in comments 💬

📊 Figure: Clinical features and complications of generalised tetanus.

Toferseni ka kontribuar në ngadalësimin e rënies funksionale dhe në pakësimin e rrezikut për vdekje të pacientëve me sëm...
23/12/2025

Toferseni ka kontribuar në ngadalësimin e rënies funksionale dhe në pakësimin e rrezikut për vdekje të pacientëve me sëmundjen e motoneuronit ( ), të shkaktuar nga defekti gjenetik SOD1, sidomos me trajtimin e hershëm, përgjatë 148 javëve të trajtimit.

https://ja.ma/4pifoXm

Editorial: Tofersen slowed functional decline and reduced risk of death for patients with SOD1-related , especially with early treatment, and showed durable biomarker improvements over 148 weeks.

https://ja.ma/4pifoXm

Shqyrtimi i literaturës tregon që kanabidioli mund ta pakësojë numrin dhe kohëzgjatjen sulmeve epileptike, si në aspekti...
18/12/2025

Shqyrtimi i literaturës tregon që kanabidioli mund ta pakësojë numrin dhe kohëzgjatjen sulmeve epileptike, si në aspektin klinik, si në atë elektrofiziologjik përmes incizimit me EEG. Ky studim i përmbledh dëshmitë aktuale mbi efikasitetin e kanabidiolit në trajtimin e epilepsisë rezistente ndaj barnave dhe analizon mekanizmin e veprimit të tij në epilepsitë rezistente dhe manifestimet e tyre në EEG.
Më shumë detaje në linkun e Epileptic Disorders në doi.org/10.1002/epd2.70085.

"Research indicates that CBD may decrease both the number and duration of seizures, observed clinically and in EEG manifestations. This narrative review summarizes current evidence on the efficacy of CBD in treating drug-resistant epilepsy and analyzes its mechanisms of action in various forms of treatment-resistant seizures and their EEG presentations."

Read this review article from Epileptic Disorders at doi.org/10.1002/epd2.70085.

Analiza sekondare e studimit TEMPO-2 RCT erdhi në përfundimin se aplikimi intravenoz i tenekteplazës në infarktet e vogl...
18/12/2025

Analiza sekondare e studimit TEMPO-2 RCT erdhi në përfundimin se aplikimi intravenoz i tenekteplazës në infarktet e vogla iskemike nuk solli dobi domethënëse, pa marrë parasysh praninë e deficitit paaftësues.

A secondary analysis of the TEMPO-2 RCT found no significant improvement in outcomes for minor ischemic stroke patients treated with intravenous tenecteplase, regardless of the presence of disabling deficits. https://ja.ma/4oScRmd

Dëshmitë nga editoriali i ri i The Lancet tregojnë se konsumimi i lartë i ushqimeve të ultraprocesuara ( ) ndërlidhet me...
15/12/2025

Dëshmitë nga editoriali i ri i The Lancet tregojnë se konsumimi i lartë i ushqimeve të ultraprocesuara ( ) ndërlidhet me:
🔹mbiushqyerjen dhe marrjen e energjisë së tepërt,
🔹cilësinë e dobët ushqyese poor (tepër sheqer, kripë dhe yndyrna të pashëndetshme; dhe pak fibra, proteina dhe mikronutrientë të caktuar)
🔹dhe ekspozimin më të lartë ndaj ndotësve dhe aditivëve potencialisht të dëmshme.

Evidence from a new Lancet Series suggests diets high in ultra-processed foods ( ) are linked to:
🔹Overeating and higher energy intake,
🔹poor nutritional quality (too much sugar, salt and unhealthy fats; and too little fibre, protein, and certain micronutrients)
🔹and higher exposure to contaminants and potentially harmful additives.

Specific UPF policies can complement existing legislation and improve diets, say authors.

Learn how policies can target UPFs while improving access to healthy alternatives, via the link in comments 💬

  vlerësohet se nuk kontribuon në rritjen e rrezikut për shtim të paaftësisë apo për ecurinë progresive sekondare në pac...
15/12/2025

vlerësohet se nuk kontribuon në rritjen e rrezikut për shtim të paaftësisë apo për ecurinë progresive sekondare në pacientet me formën relapsing-remitting të sklerozës multiple.

was not associated with increased risk of disability progression or secondary progressive MS in women with relapse-onset MS. https://ja.ma/44u3xxM

Tromboliza intravenoze është trajtimi urgjent që duhet brenda maksimalisht 4.5 orëve t'u jepet pacientëve që pësojnë inf...
13/12/2025

Tromboliza intravenoze është trajtimi urgjent që duhet brenda maksimalisht 4.5 orëve t'u jepet pacientëve që pësojnë infarkt akut të trurit. Vlerësimi i çdo rasti është individual, prandaj hulumtimet e fundit tregojnë që trajtimi i rasteve me deficit të ulët (NIHS nën 5) nuk tregon ndonjë dobi më të madhe karshi trajtimit konvencional. Kësisoj, secili infarkt trunor i ka specifikat e veta dhe varësisht ndryshon vendimi nëse duhet trajtuar me terapi standarde medikamentoze, trombolizë intravenoze apo trombektomi mekanike. Në rast të simptomave sugjeruese për infarkt trunor akut, paraqituni sa më parë në shërbimet neurologjike të spitaleve rajonale dhe të Klinikës së Neurologjisë në QKUK!

💬Editorial: Recent trials show intravenous thrombolysis provides no clear benefit for patients presenting to the emergency department with mild stroke (NIHSS 0–5), highlighting the need for highly individualized treatment decisions. https://ja.ma/498logi

Studimet e fundit me stimulatorë elektrikë të jashtëm për trajtimin e tremorit esencial tregojnë dobi të dobët krahasuar...
12/12/2025

Studimet e fundit me stimulatorë elektrikë të jashtëm për trajtimin e tremorit esencial tregojnë dobi të dobët krahasuar me placebon. Duke qenë se mund të shtojnë një opsion të ri barnave që janë në përdorim për këtë problem, nuk ofrojnë ende një zgjidhje domethënëse.

Editorial: Recent trials of wearable nerve stimulators for essential tremor offer limited benefit over placebo. Noninvasive therapies may expand options for ET, but more evidence is needed before these devices achieve widespread uptake. https://ja.ma/3Yu3YV7

Address

Spitali Amerikan 1, Kosovë, Rruga Shkupi
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Blerim Myftiu, neurolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Blerim Myftiu, neurolog:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category