Psikolog Imri Zabeli - Shërbime Specialistike

Psikolog Imri Zabeli - Shërbime Specialistike Imri Zabeli është Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë.

Shërbimet Psikologjike Specialistike që ofrohen:
- Vlerësim dhe Diagnostifikim për Fëmijë dhe të Rritur
- Trajtim i Ankthit dhe Çrregullimeve të Ankthit (Atakut të panikut, Fobive, Ankthit Social, etj.)
- Trajtimi i Çrregullimeve Obsesive - Kompulsive
- Trajtimi i Depresionit
- Trajtimi i Çrregullimeve të Gjumit
- Trajtimi i Çrregullimeve të Ngrënies
- Trajtimi i Çrregullimeve të Seksualitetit
- Trajtimi i Çrregullimeve të Personalitetit
- Trajtimi i Stresit Post-Traumatik
- Trajtim i Çrregullimeve të Varësisë
- Ekzaminim i Statusit Psikik dhe Aftësisë së Veprimit
- Ekzaminim i Maturimit të Fëmijëve për Shkollë
- Ekzaminim i Statusit Psikik dhe Rëndesës së Simptomave pas Aksidenteve
- Dhe të tjera...

Mënyra e Trajtimit:
- Trajtim përmes Seancave Individuale
- Trajtim përmes Seancave në Çift
- Trajtim përmes Seancave në Grupe

Forma e Trajtimit:
- Me prezencë fizike në Ambulancë
- Online

03/10/2025

Beteja me vetveten
...njeriu shpesh e gjen veten tu u përballë me dy “zana” të ndryshëm që i flasin prej mbrendësisë.
Njani "za" asht vetja e tashme, e pjekun, me përvoja, me mendime që don me u ba ma i/e fort, që lyp zhvillim, ndryshim e progres.
Tjetri "za" asht fëmija i mbrendshëm, që bart kujtime, frikë, plagë, turpe e gëzime t’papërpunueme prej fëmijërisë.

Këto dy "vetje" nuk janë armiq, por shpesh hyjnë në konflikt. Vetja e tashme don me ecë përpara, me marrë përgjegjësi, me u dukë i/e fortë e me qenë në kontroll. Ndërsa vetja e vogël kërkon siguri, ngrohtësi, me u ndëgjue e me u përqafu.

Kur këto dy “vetje” nuk e kuptojnë, lind ankthi, pasiguria, ndjenja se diçka nuk po shkon.

Në terapi i bajmë bashkë këto dy pjesë per me ndodhe qetesia, siguria dhe progresi..

Si rrjwjdhoje vetja e tashme mëson me e pa vetën e vogël, dhe me i thanë:
Unë jam këtu për ty. Nuk je ma vetëm. Nuk je fajtor/fajtore për atë që ka ndodhë. Sot ke dikë që kujdeset për ty, e jam unë vet per vete.

Kur ky dialog nis, lufta kthehet në bashkëpunim, paqe të mbrendshëm.
Vetja e tashme merr qetesin e rritjes, e vetja e vogël sjell sigurin, gëzimin e pafajësinë.

Atëherë njeriu nuk lufton ma me vetveten, por bashkon të kalumen me të tashmen, tue e ndërtu një “vete” ma të plotë e ma të shëndetshëm per te ardhmen.

Imri Zabeli, Ph.D
Psikolog Klinik Specialist | Psikoterapist | Life Coach

01/10/2025

...kur dikush na refuzon, kjo prek thellë, sepse njeriu ka nevojë me u ndi i dashun e i pranuem. Irvin Yalom thotë që njeriun gjithmonë e përcjellin katër frikë ekzistenciale: vdekja, liria, izolimi e mungesa e kuptimit. “S’të du” lidhet drejt me frikën e izolimit, me ndjenjën që mbesim vetëm dhe të shkëputun prej tjerëve.

Psikologët e tjerë tregojnë që kjo dhimbje nuk asht veç për momentin. Ajo prek plagë të vjetra, shpesh prej fëmijërisë, kur dashnia na dukej e kushtëzueme. Rogers për shembull thotë që njeriu ka nevojë për pranim të pakushtëzuem, e kur na thonë “s’të du”, kjo na shkund prej themeli.

Por edhe pse dhimbja asht e madhe, mund të shndërrohet në pikë kthese: me kuptu që vlera jonë nuk varet veç prej tjetrit, me ndërtu siguri të brendshme e me mësu me dashtë e me u dashtë në mënyrë ma të shëndetshme.

Imri Zabeli, Ph.D
Psikolog Klinik Specialist | Psikoterapist | Life Coach

29/09/2025

SI TEJKALOHET ANKTHI PËRMES PROCESIT TERAPEUTIK?

Ndryshimi që përjeton klienti në terapi nuk është rastësi. Ndryshimi ndodh sepse procesi terapeutik krijon një hapësirë ku frika, ankthi dhe dilemat që deri dje dukeshin të pakapshme, fillojnë të marrin emër dhe formë. Kur njeriu i emërton shqetësimet e tij, ato humbasin fuqinë që kishin në prapaskenë dhe bëhen më të menaxhueshme.

Në këtë udhëtim, klienti mëson të ndjejë siguri emocionale. Marrëdhënia e ndërtuar me terapistin krijon një vend të mbrojtur, ku fjala mund të shqiptohet lirshëm, pa gjykim dhe pa frikë. Kjo ndjenje sigurie qetëson trupin, ul tensionin e brendshëm dhe aktivizon mekanizmat natyralë të qetësimit në tru.
Pak nga pak, klienti fillon të rrisë besimin tek vetja. Çdo hap i vogël drejt vetëdijesimit sjell një ndjenjë fuqizimi dhe kontrolli. Ai/ajo kupton se është në gjendje të përballet me mendimet, emocionet dhe situatat që më parë i dukeshin të papërballueshme.

Gjatë procesit, mendimet negative dhe automatike që ushqejnë ankthin sfidohen dhe zëvendësohen me mendime të reja, më të shëndetshme. Këto ndryshime krijojnë rrugë të reja në tru, një proces i quajtur neuroplasticitet , që e bën ndryshimin jo vetëm psikologjik, por edhe biologjik.

Emocionet e fshehura dhe të patrajtuara fillojnë të gjejnë shprehje, klienti mëson t’i jetojë e t’i përpunojë ato në mënyrë të shëndetshme, duke ulur barrën emocionale që e ka shoqëruar shpesh për vite të tëra.
Një tjetër moment i rëndësishëm është kur klienti fillon të rikrijojë historinë e tij personale. Nga një perjetim ku ndjehet si viktimë e rrethanave, ai/ajo kalon drejt një historie të re, ku shfaqet si person i fuqishëm, me kuptim dhe drejtim në jetë.

Në fund, ndryshimi ndodh edhe sepse fjala dhe procesi terapeutik kanë një efekt biologjik të ngjashëm me atë të ilaçeve. Emocionet e kuptuara dhe të integruara sjellin rregullim të natyrshëm të serotoninës, dopaminës dhe neurotransmetuesve të tjerë duke dhënë qetësi e ekuilibër pa efekte varësie.

Terapi do të thotë udhëtim i brendshëm. Është një proces ku fjala bëhet ilaç, siguria bëhet themel, dhe vetëdijesimi kthehet në forcë transformuese që ndryshon jetën.

Imri Zabeli, Ph.D.
Psikolog Klinik Specialist | Psikoterapist | Life Coach

27/09/2025
PSE ËSHTË E RËNDËSISHME NJOHJA E INTELIGJENCËS FLUIDE E FËMIJËS?Inteligjenca fluide përfaqëson aftësitë e të menduarit d...
24/08/2025

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME NJOHJA E INTELIGJENCËS FLUIDE E FËMIJËS?

Inteligjenca fluide përfaqëson aftësitë e të menduarit dhe arsyetimit logjik, të cilat nuk varen nga gjuha apo niveli arsimor.

Njohja e saj është thelbësore, sepse ndihmon në zbulimin e potencialit të vërtetë të fëmijës. Një fëmijë me inteligjencë fluide të lartë, por me vështirësi në të folur, shpesh mund të keqkuptohet si me aftësi më të ulëta. Testi UNIT 2 e shmang këtë, duke nxjerrë në pah aftësitë e fshehura dhe duke ofruar një pasqyrë të qartë të zhvillimit.

Rezultatet e testit ndihmojnë mësuesit, logopedët dhe terapistët të kuptojnë më mirë nevojat individuale të fëmijës dhe t’i përshtasin strategjitë e mësimit dhe terapisë sipas profilit të tij njohës.



23/08/2025

Testi më i avancuar për matjen e inteligjencës – UNIT 2

Me autorizim zyrtar nga botuesi, UNIT 2 ka mbërritur në qendrën tonë. Ky është standardi modern për vlerësimin e inteligjencës pa barriera gjuhësore.

UNIT 2 është i përshtatshëm për fëmijë dhe të rinj nga mosha 5 deri në 21 vjeç. Testi vlerëson aftësitë kognitive joverbale si kujtesa, arsyetimi dhe zgjidhja e problemeve.

Ky instrument ofron një pasqyrë të saktë të inteligjencës pa u ndikuar nga gjuha, ndihmon në identifikimin e aftësive të fshehura tek fëmijët me sfida gjuhësore ose vështirësi në të nxënë dhe përdoret nga shkollat, klinikat dhe profesionistët e psikologjisë në mbarë botën.

Tani është i disponueshëm edhe tek ne, gati për përdorim profesional.

Address

Psikolog Imri Zabeli, XK, ALI VITIA, Prishtinë 12000
Pristina
10020

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00

Telephone

+38346173003

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikolog Imri Zabeli - Shërbime Specialistike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikolog Imri Zabeli - Shërbime Specialistike:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category