Teolog Drilon Gashi

Teolog Drilon Gashi Udhërrëfyes për Qetësi dhe Vetënjohje;
Në rrugëtim të thelluar në psikoterapinë trupore dhe pozitive, filozofinë shpirtërore dhe teologji.

Për ata që duan të kuptojnë veten më thellë, të shërohen nga brenda dhe të rizbulojnë ekuilibrin e brendshëm. 🌿 Unë jam Drilon Gashi, konsulent i certifikuar në Psikoterapi dhe këshillues shpirtëror, me një sfond të thellë në teologji, filozofi dhe psikologji transpersonale. Prej më shumë se një dekade, i kam ndihmuar njerëzit të gjejnë kuptim, qetësi dhe lidhje të re me vetveten – jo vetëm përmes mendjes, por edhe përmes trupit dhe zemrës. Punoj me individë që përballen me:

Ankth, stres, bllokime emocionale

Ngarkesa shpirtërore, çrregullime psikosomatike

Ndjenja faji, mungesë e kuptimit, humbje

Trauma familjare dhe vuajtje transgjeneracionale

Qasja ime ndërthur Psikoterapinë Pozitive, Psikoterapinë Trupore, dhe praktikat shpirtërore të thella, për të ofruar një proces transformues që respekton besimin dhe autenticitetin e çdo njeriu. Besoj se çdo shpirt ka një rrugë të vetën për të shëruar veten. Unë jam këtu për të ecur me ty në këtë rrugë.

03/01/2026

“Nuk ndriçohemi duke imagjinuar figura drite,
por duke e bërë të vetëdijshme errësirën.”
-Jung

24/12/2025

Martesa duket ideale derisa të mos e jetosh.
Pastaj ose piqesh… ose thyen iluzionin.

17/12/2025

Njerëzit që injorojnë shpesh kanë më shumë frikë nga afërsia sesa nga humbja.
Dhe njerëzit që nuk durojnë injorimin shpesh kanë më shumë frikë nga humbja sesa nga distanca.

Filozofi pa psikologji? Psikolog pa filozofi?Një reflektim që s’ta lë rehat mendjen.Filozofia pa psikologji është si har...
17/12/2025

Filozofi pa psikologji? Psikolog pa filozofi?
Një reflektim që s’ta lë rehat mendjen.

Filozofia pa psikologji është si hartë pa terren. Flet për të vërtetën, për qenien, për moralin — por nuk e njeh njeriun real: atë që frikësohet, dëshiron, ngatërrohet dhe shpesh e saboton veten. Flet për çfarë duhet të jetë njeriu, pa guxuar të zbresë te pse njeriu nuk është ashtu. Dhe kur filozofia nuk e njeh psiken, kthehet lehtë në ideologji, dogmë ose moralizëm të ftohtë.

Psikologjia pa filozofi, nga ana tjetër, është si mekanik që rregullon motorin pa e ditur kah po shkon makina. Menaxhon simptomën, qetëson ankthin, rregullon sjelljen — por nuk e pyet jetën për kuptimin. Nuk pyet “pse po jetoj?”, por vetëm “si të funksionoj?”. Dhe psikologu që s’di t’i deshifrojë simbolet, mitet, ëndrrat, arketipet, rrezikon ta reduktojë shpirtin në protokoll dhe njeriun në “rast klinik”.

Simboli është ura mes filozofisë dhe psikologjisë. Aty ku mendimi abstrakt bëhet figurë, dhe përvoja e brendshme fiton kuptim universal. Një filozof pa psikologji e sheh simbolin si metaforë të bukur. Një psikolog pa filozofi e sheh si devijim. Por simboli është gjuha e pavetëdijes — alfabeti i shpirtit.

Filozofi pa psikologji prodhon mendim të ftohtë.
Psikologjia pa filozofi prodhon terapi pa horizont.

E para rrezikon ta humbë njeriun.
E dyta rrezikon ta humbë kuptimin.

Vetëm kur bashkohen, lind urtësia. Jo thjesht dije, por aftësia për ta kuptuar njeriun në dhimbjen e tij, në ëndrrat e tij, në kontradiktat e tij. Sepse njeriu nuk është vetëm mendje që mendon, as vetëm psike që reagon — ai është qenie që kërkon kuptim.

Dhe kuptimi lind pikërisht aty ku filozofia zbret në trup e emocione, ndërsa psikologjia ngrihet drejt pyetjeve të mëdha të jetës, vdekjes, lirisë dhe përgjegjësisë.

Pa këtë takim, filozofi flet bukur por zbrazët.
Pa këtë takim, psikologu ndihmon — por nganjëherë verbërisht.

Me këtë takim, të dy bëhen diçka më shumë:
shërbëtorë të së vërtetës së njeriut.

15/12/2025

“Problemi nuk është individi – problemi është sistemi emocional ku ai është rritur.”
-Bowen

Një burrë hyri një ditë te një berber i një vendi të largët, dhe ishte i frustruar nga njerëzit rreth tij.Teksa berberi ...
07/12/2025

Një burrë hyri një ditë te një berber i një vendi të largët, dhe ishte i frustruar nga njerëzit rreth tij.
Teksa berberi po ia rregullonte flokët, burri i revoltuar i tha:
— “Nuk e kuptoj… pse këtu në vendin tuaj ju berberët nuk dilni nëpër rrugë me i qethë njerëzit? Shih ç’rremujë! Shumica janë të parregulluar, të shpërndarë, flokë të gjatë, të paqethur. A nuk është detyra juaj?”
Berberi buzëqeshi qetë, u ndal për një çast dhe i tha:
— “A erdhe vet tek unë, apo dola unë te ti?”
Burri u shtang.
Berberi vazhdoi:
— “Detyra ime është të jem këtu. Kush dëshiron të rregullohet, vjen vetë. Asnjë profesionist nuk hyn në jetën e askujt pa ftesë. Flokët i rregullon vetëm ai njeri që e kupton se ka nevojë.”
Pastaj shtoi:
— “Nëse unë do të shkoja nëpër rrugë duke i qethur njerëzit me zor, nuk do të quhesha berber… do të quhesha agresor.”
Dhe berberi e mbylli me këtë thënie brilante:
— “Berberi nuk rregullon rrugën — rregullon atë që ka zgjedhur të hyjë në dyqanin e tij.”

Ndonjëherë njeriu mbetet i bllokuar midis roleve, pritjeve të të tjerëve dhe gjërave që i ka mësuar pa i vënë kurrë në p...
02/12/2025

Ndonjëherë njeriu mbetet i bllokuar midis roleve, pritjeve të të tjerëve dhe gjërave që i ka mësuar pa i vënë kurrë në pikëpyetje. Dhe aty lind një pyetje e thjeshtë, por e fuqishme:

“Po unë… çka po mendoj vërtet?”

Jo për botën në përgjithësi.
Jo për të vërtetat e mëdha.
Por për veten — për drejtimin tim, për nevojat e mia, për etjen time të brendshme.

Sepse çdo njeri ka një qendër të heshtur brenda, një vend ku nuk ka fjalë, por vetëm ndjesi:
çfarë më mungon, çfarë më djeg, çfarë dua të gjej… e çfarë po shmang.

Dhe shpesh terapinë nuk e nis pyetja “kush jam?”, por ajo më e thjeshta:
“Ku jam sot me veten?”
A jam duke jetuar sipas meje, apo sipas skenarëve që dikush tjetër i ka shkruar për mua?

Nëse e vërteta ekziston, ajo nuk të vjen me zë të lartë.
Ajo vjen si një dridhje e vogël në brendi, si një mendim që të kap për dore dhe të thotë:

“Ndalu një çast… dhe mendo.”

Sepse çdo përgjigje që e kërkojmë lart e gjejmë më vonë brenda.
Dhe çdo rrugëtim i madh fillon me një guxim të vogël:
me pasë kurajo me e dëgju veten.

28/11/2025

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntorin, miq!
Edhe pse u vonova me urim, zemra e festës mbetet e njëjtë — kjo ditë na kujton rrënjët, rrugën dhe fuqinë që kemi si njerëz e si popull.
🌿 Kujtesë: jemi afër fillimit të Webinarit tonë të ri dhe mezi pres t’ju kem aty, me energji të mira e me hapjen tuaj të brendshme.
✨ Pyetja e mbrëmjes:
Cili ka qenë momenti ma i lumtur për ju sot?
Një çast i vogël, një fjalë, një qetësi… gjithçka që ju ka prek paksa zemrën.
Shkruani lirisht 🌙

Ka njerëz që digjen ngadalë, jo prej jetës — por prej heshtjes.Nga durimi i tepruar.Nga rrethi i gabuar.Nga barra që s’e...
25/11/2025

Ka njerëz që digjen ngadalë, jo prej jetës — por prej heshtjes.
Nga durimi i tepruar.
Nga rrethi i gabuar.
Nga barra që s’e kanë ditur as si me emërtu.
Shpesh njeriu i mirë e paguan më shtrenjtë, sepse mban shumë, flet pak, e e shtyp dhimbjen derisa ajo gjen vetë rrugë me dalë jashtë.
Kur kufijtë e shpirtit rrëzohen, lodhja nuk është më vetëm lodhje:
kthehet në boshësi, në humbje të dritës së brendshme, në një vetmi që vjen edhe kur je ndër njerëz.
Në terapi, këtë e quajmë plagë të heshtuara — dhe këto shërohen vetëm kur njeriu ia kthen rëndësinë vetes.
Jo egos, por shpirtit.
Jo largimit nga bota, por ngritjes së kufijve të shëndetshëm.
Nuk është mëkat me thënë “jo”, kur çdo pjesë e jotja thërret “mjaft!”.
Nuk është egoizëm me u mbrojt.
Nuk është dobësi me kërku qetësi.
Në fund, shpirti nuk shuhet nga vështirësitë…
por nga mungesa e dritës që ia mohojmë vetes.
Ruaje atë dritë.
Ajo është themeli i çdo ringritjeje.

20/11/2025

A je njeri i rritun… apo veç një fëmijë i zemëruar me trup të madh?
Shpesh jemi të fortë në punë, në dije, në karrierë… por pastaj dështojmë në gjërat më të thjeshta: një bisedë e qetë, një konflikt i vogël, një kritikë pa u ndier të sulmuar.
Pjekuria e pabarabartë; njeriu rritet në një anë dhe ngec në tjetrën.
Edhe analiza transaksionale e thotë bukur: krejt loja na ndodh mes “Prindit”, “Fëmijës” dhe “Të Rriturit” brenda nesh.
Dhe shpëtimi është vetëm te “I Rrituri” – ai që flet qartë, pa dramë, pa dominim, pa kapriço.
Albert Camus ka një fjali që të zhvesh nga petku i ego-s:
“Eja ec me mua. Thjesht bëhu shoku im.”
Pyetja që mbetet për secilin prej nesh:
Në cilin aspekt ke më shumë nevojë të rritesh sot?

Address

Seanca Me Rezervim – Në Prishtinë Por Edhe Online
Pristina
10000

Telephone

+38345519197

Website

https://www.tiktok.com/@drilongashi87?lang=

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teolog Drilon Gashi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram