Oda e Infermierëve të Kosovës

Oda e Infermierëve të Kosovës Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor të Kosovës. (OIK)

Me rastin e festës së Pashkëve, në emrin tim dhe të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, ...
05/04/2026

Me rastin e festës së Pashkëve, në emrin tim dhe të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, ju uroj paqe, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja.

Kjo festë le të sjellë shpresë, forcë dhe besim për ditë më të mira për të gjithë.

Gëzuar Pashkët!
Nexhmije Gori
Kryetare

Kryetarja e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, Nexhmije Gori, iu është drejtuar anëtar...
01/04/2026

Kryetarja e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, Nexhmije Gori, iu është drejtuar anëtarëve përmes një video-mesazhi, duke njoftuar për ofrimin e shërbimeve të avokatit falas për të gjithë anëtarët.

Ky hap synon forcimin e mbrojtjes profesionale dhe avancimin e të drejtave të tyre në punë dhe në shoqëri.

Kryetarja e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, Nexhmije Gori, iu është drejtuar anëtarëve përmes një video-mesazhi, duke nj...

Njoftim – Shtyrje e afatit për aplikim (EVP 2026)Njoftohen të gjithë anëtarët e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesi...
31/03/2026

Njoftim – Shtyrje e afatit për aplikim (EVP 2026)

Njoftohen të gjithë anëtarët e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) se afati për aplikim për Sesionin Pranveror 2026 të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) është shtyrë deri më 7 maj 2026.

Trajnimet do të fillojnë nga data 13 maj 2026, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Infermierisë.

Aplikimi bëhet përmes profilit personal në platformën online të OIK duke klikuar menynë trajnime dhe butonin Regjistro (mund të regjistroni më shumë se një trajnim, varësisht sipas profilit tuaj):
👉 https://app.oik-ks.org

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit  31.03.2026Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profes...
23/03/2026

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 31.03.2026

Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.
Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 31.03.2026, me fillim nga ora 10:00.
Aplikimi për këtë afat do të jetë i hapur deri me datë 27.03.2026 ora 16:00.

Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online (Për informata KLIKO KËTU https://oik-ks.org/licencimi/rilicencimi/)
Pas aplikimit me sukses dhe pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim.

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit.
Ju inkurajojmë të lexoni Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, posaçërisht nenin 9, i cili rregullon procedurën e Provimit Profesional.

Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu: https://bit.ly/403CMwb

Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë.

Me respekt,
OIK
https://oik-ks.org/njoftim-per-provimin-profesional-te-rilicencimit-31-03-2026/

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 31.03.2026 23/03/2026 Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit. Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 31.03.2026, me fillim nga ora 10:00. Aplikimi për këtë afat d...

Njoftim për organizimin e Sesionit Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP)Mbështetur në Ligjin për O...
21/03/2026

Njoftim për organizimin e Sesionit Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP)

Mbështetur në Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë (OPSH), Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton të gjithë anëtarët se, në kuadër të sesionit pranveror 2026, do të organizojë Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP), i cili do të ofrohet pa pagesë për të gjithë anëtarët, përfshirë të punësuarit në sektorin publik, sektorin privat, si dhe anëtarët e papunë.

Aktiviteti është në proces akreditimi në Komisionin për EVP në OIK!
Afati për aplikim është deri më 15 prill 2026, ndërsa realizimi i trajnimeve do të fillojë nga data 20 prill 2026.

Aplikimi bëhet përmes profilit personal në platformën online të OIK (app.oik-ks.org), duke përzgjedhur menynë “Trajnime”, më pas profilin përkatës të edukimit dhe duke klikuar në opsionin “Regjistro”.

Në rast se nuk keni qasje në profilin tuaj, mund të hyni në platformën e OIK në adresën: https://app.oik-ks.org/ dhe të klikoni në opsionin “Keni harruar fjalëkalimin?”, ose të përdorni drejtpërdrejt këtë link: https://app.oik-ks.org/Account/ForgotPassword për të rikthyer fjalëkalimin tuaj. Nëse nuk keni qasje në e-mail që keni në sistem duhet të bëni përditësimin e të dhënave: https://app.oik-ks.org/account/updatenewuser

OIK inkurajon të gjithë anëtarët që të përfitojnë nga kjo mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve në përputhje me standardet bashkëkohore të praktikës shëndetësore.

Për t’u informuar në kohë reale, ju ftojmë të bashkangjiteni në kanalin zyrtar të OIK në Viber:
https://invite.viber.com/?g2=AQBJDgnbmqmT4lY59EX0r9QMezC3WLIIFxkyHaD5fOxDwqqajaMFHsnDNGDMSDb7

Të nderuar infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë.Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urime...
20/03/2026

Të nderuar infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe mirëqenie në familjet tuaja.

Kjo festë e shenjtë vjen si një moment reflektimi, solidariteti dhe humanizmi, vlera këto që ju i mishëroni çdo ditë përmes punës suaj të palodhshme në shërbim të qytetarëve. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica juaj janë themel i një sistemi shëndetësor më të fortë dhe më njerëzor.

Uroj që kjo festë t’ju gjejë të rrethuar nga më të dashurit tuaj, me zemër të mbushur me gëzim dhe shpresë për ditë më të mira.

Gëzuar Fitër Bajramin!

Me respekt,

Nexhmije Gori
Kryetare e OIK

📢  Njoftim për anëtarët e Odës së Infermierëve të KosovësTë nderuar anëtarë,Me qëllim të informimit më të shpejtë dhe më...
13/03/2026

📢 Njoftim për anëtarët e Odës së Infermierëve të Kosovës

Të nderuar anëtarë,

Me qëllim të informimit më të shpejtë dhe më efikas, ju njoftojmë se Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) ka krijuar kanalin zyrtar në Viber, përmes të cilit do të publikohen njoftime, aktivitete dhe informacione të rëndësishme për anëtarët.

Ftohen të gjithë anëtarët që të bashkohen në këtë kanal për t’u informuar në kohë reale.

Bashkohuni përmes linkut:

Mirë se vini në kanalin zyrtar të Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK).Ky kanal shërben për publikimin e njoftimeve zyrtare, aktiviteteve, trajnimeve profesionale, vendimeve dhe informacioneve të rëndësishme për anëtarët dhe profesionistët e inferm

Të dashura infermiere, mami dhe profesioniste të shëndetësisë,Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dua t’ju falënderoj për p...
08/03/2026

Të dashura infermiere, mami dhe profesioniste të shëndetësisë,

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dua t’ju falënderoj për punën tuaj të palodhur, përkushtimin dhe sakrificën që tregoni çdo ditë në shërbim të pacientëve.
Urimet më të mira me rastin e 8 Marsit!

Me respekt,
Nexhmije Gori
Kryetare e OIK

Kryetarja e OIK Gori: Infermierët janë shtylla e sistemit shëndetësor në Kosovë (VIDEO PODCAST) Prishtinë, 06 mars - Kry...
06/03/2026

Kryetarja e OIK Gori: Infermierët janë shtylla e sistemit shëndetësor në Kosovë (VIDEO PODCAST)

Prishtinë, 06 mars - Kryetarja e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, Nexhmije Gori, ka marrë pjesë në një Podcast të organizuar nga IHS Project, ku ka folur për rolin, sfidat dhe përkushtimin e infermierëve në sistemin shëndetësor në Kosovë.

Gori tha se të flasësh për infermierin kosovar do të thotë të flasësh për sakrificën, sfidat dhe përkushtim të palëkundur. Sipas saj, në çdo repart, në çdo turn dhe në çdo situatë emergjente, infermierët janë një nga shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor, duke u përballur çdo ditë me mungesë burimesh, ngarkesë të lartë pune dhe përgjegjësi të madhe profesionale.

Ajo vlerësoi se pavarësisht sfidave, infermierët në Kosovë vazhdojnë të tregojnë humanizëm dhe profesionalizëm, duke e vendosur gjithmonë pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor.

Kryetarja Gori gjithashtu falënderoi projektin IHS dhe Linda Baletën me ekipin e saj për bashkëpunimin dhe mbështetjen në fuqizimin e profesionistëve shëndetësorë, ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e standardeve profesionale. Sipas saj, projekte të tilla dëshmojnë se investimi në infermierë është investim në shëndetin e shoqërisë.

Kryetarja e OIK shprehu respekt dhe mirënjohje për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë që me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim i shërbejnë çdo ditë qytetarëve të Kosovës.

Podcastin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Me znj. Nexhmije Gori, Presidente e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësorë të Kosovës eksplorojmë se si fuqizimi i profesioni...

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësor siguron përfitime për anëtarët përmes bashkëpunimit ...
02/03/2026

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësor siguron përfitime për anëtarët përmes bashkëpunimit me HIB Petrol

Prishtinë, 02 mars 2026 –

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësor ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë HIB Petrol, përmes së cilës të gjithë anëtarët e Odës do të përfitojnë zbritje prej 6 cent për litër në furnizimin me karburante.

Kjo marrëveshje ka për qëllim mbështetjen dhe lehtësimin e barrës financiare për profesionistët shëndetësorë, duke ofruar përfitime konkrete në jetën e përditshme të anëtarëve, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Odës për mirëqenien e tyre.

Sipas marrëveshjes, zbritja do të vlejë në të gjitha pikat e HIB Petrol, ndërsa anëtarët për ta realizuar këtë përfitim duhet të paraqesin kartelën e anëtarësisë në pikën e karburantit.

U mbajt Kuvendi i VII-të i Legjislaturës së III-të të OIK-ut Prishtinë, 27 shkurt Oda e infermierëve, mamive dhe profesi...
27/02/2026

U mbajt Kuvendi i VII-të i Legjislaturës së III-të të OIK-ut

Prishtinë, 27 shkurt

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, ka mbajtur Kuvendi i VII-të i Legjislaturës së III-të ku janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë vendimesh me rëndësi të veçantë për funksionimin, zhvillimin dhe avancimin e profesionistëve shëndetësorë në vend.

Kuvendi u hap nga Kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, e cila në fjalën e saj theksoi përkushtimin për forcimin e profesionalizmit, rritjen e standardeve, transparencën dhe llogaridhënien institucionale, duke ftuar anëtarët për angazhim aktiv dhe diskutime konstruktive.

Gjatë punimeve u prezantuan dhe u diskutuan:
• Raporti i Punës i OIK për vitin 2025 dhe Plani i Punës për vitin 2026
• Raportet e organeve të Odës: Këshillit Drejtues, Këshillit Mbikëqyrës, Këshillit Etik, Gjyqit të Nderit dhe Prokurorit të OIK

Kuvendi miratoi:
• Raportin e Punës dhe Raportin Financiar për vitin 2025
• Planin e Punës dhe Planin Financiar për vitin 2026
• Rregulloren për ndarjen e Dekoratave, Çmimit Vjetor dhe Mirënjohjeve
• Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale
• Paketën e plotë të Kodit Zgjedhor të OIK
• Rregulloren për Stazhin Themelor

Po ashtu, janë miratuar plotësim-ndryshime të disa rregulloreve ekzistuese, përfshirë:
• Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve
• Rregulloren për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional
• Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Psikologëve Klinikë
• Rregulloren për Komisionin për Solidaritet dhe Ndihmë Reciproke (me rritje të mbështetjes financiare nga 200€ në 300€ për anëtarët që pensionohen)
• Vendimin për përcaktimin e lartësisë së taksës së anëtarësisë dhe plotësim-ndryshimet në Rregulloren për Regjistrimin dhe Anëtarësimin.

Vendimet e marra përfaqësojnë hapa të rëndësishëm drejt fuqizimit të profesionit, përmirësimit të kuadrit rregullativ dhe rritjes së standardeve profesionale.
https://oik-ks.org/u-mbajt-kuvendi-i-vii-te-i-legjislatures-se-iii-te-te-oik-ut/

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit  26.02.2026Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profes...
19/02/2026

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 26.02.2026

Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.
Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 26.02.2026, me fillim nga ora 10:00.
Aplikimi për këtë afat do të jetë i hapur deri me datë 23.02.2026 ora 16:00.

Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online (Për informata KLIKO KËTU https://oik-ks.org/licencimi/rilicencimi/)
Pas aplikimit me sukses dhe pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim.

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit.
Ju inkurajojmë të lexoni Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, posaçërisht nenin 9, i cili rregullon procedurën e Provimit Profesional.

Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu: https://bit.ly/403CMwb

Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë.

Me respekt,
OIK
https://oik-ks.org/njoftim-per-provimin-profesional-te-rilicencimit-26-02-2026/

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 26.02.2026 19/02/2026 Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit. Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 26.02.2026, me fillim nga ora 10:00. Aplikimi për këtë afat d...

Address

Rruga Holger Pedersen
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Infermierëve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Oda e Infermierëve të Kosovës:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram