Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive

Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive, Pristina.

Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive (QKPP) është organizatë joqeveritare, që merret me organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve në fushën e psikoterapisë pozitive në Kosovë.

Me sukses përmbyllëm Modulin e dytë të nivelit bazik në Psikoterapinë Pozitive, me temë “Konflikti themelor dhe koncepte...
10/12/2025

Me sukses përmbyllëm Modulin e dytë të nivelit bazik në Psikoterapinë Pozitive, me temë “Konflikti themelor dhe konceptet familjare”, mbajtur më 12–14 dhjetor 2025 dhe i udhëhequr
nga trajneri Arber Zeka. Pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi dinamikat e brendshme të konfliktit, balanc modelin, si dhe rolin e modeleve familjare në procesin terapeutik. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe energjinë pozitive.

Me shumë kënaqësi dhe krenari, sot shënojmë përfundimin e Nivelit Bazik në Psikoterapinë Pozitive, të organizuar nga Qen...
30/10/2025

Me shumë kënaqësi dhe krenari, sot shënojmë përfundimin e Nivelit Bazik në Psikoterapinë Pozitive, të organizuar nga Qendra Kosovare për Psikoterapi.

Gjatë këtij udhëtimi profesional dhe personal, pjesëmarrësit tanë kanë treguar përkushtim, reflektim dhe frymë pozitive në çdo hap. Me përfundimin e këtij niveli, ata janë zyrtarisht të çertifikuar nga Shoqata Botërore për Psikoterapi Pozitive dhe Transkulturore (WAPP), duke fituar titullin Bazik Konsultant në Psikoterapi Pozitive.

Shprehim falënderim të veçantë për trajnerët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin, bashkëpunimin dhe energjinë pozitive që e sollën gjatë gjithë programit.

Urime të përzemërta për secilin prej jush!
Urojmë që kjo përvojë të jetë vetëm fillimi i një rruge të gjatë drejt zhvillimit profesional, mirëqenies personale dhe përhapjes së qasjes pozitive në punën dhe jetën tuaj të përditshme.

Me këto vlera dhe përvojë të çmuar, ftojmë të gjithë të interesuarit të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Nivelit Master në Psikoterapinë Pozitive, ku thellohen njohuritë, pasurohet praktika profesionale dhe rritet ndikimi pozitiv në jetën e individëve dhe komunitetit.

Me respekt dhe mirënjohje,
Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive (QKPP).

"Trauma dhe Transformimi – Genogramët në Traumën Psikologjike" nga Prof. Dr. Afrim Blyta📅 Data: 20 gusht 2025⏰ Ora: 17:0...
07/08/2025

"Trauma dhe Transformimi – Genogramët në Traumën Psikologjike" nga Prof. Dr. Afrim Blyta

📅 Data: 20 gusht 2025
⏰ Ora: 17:00–19:00 (sipas orës së Berlinit)
🌐 Gjuha: Anglisht me përkthim të njëkohshëm në gjuhën ukrainase

🧠 Rreth Punëtorisë:
Trauma nuk është thjesht një ngjarje e kaluar. Ajo vazhdon të jetojë në trup, psikë dhe marrëdhënie. Trauma ndikon në mënyrën si mbrohemi, si zgjedhim partnerët dhe sa thellë lidhemi me veten dhe botën. Por trauma gjithashtu përmban një potencial transformues—kur krijohet hapësirë për vetëdije, kontakt të sigurt dhe integrim.

Gjatë punëtorisë do të eksplorojmë fazat kyçe dhe kushtet që nxisin procesin e transformimit.

Përvojat traumatike rrallë janë të izoluara. Ato zakonisht janë të rrënjosura në historinë familjare dhe kalohen nga një brez në tjetrin. Genogrami është një mjet i fuqishëm për të zbuluar këto dinamika të fshehura. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të përdorin genogramët për të diagnostikuar traumën dhe për të planifikuar punën terapeutike në përputhje me të.

👤 Rreth Ligjëruesit:
Prof. Dr. Afrim Blyta është neuropsikiatër, Profesor i Neurologjisë, Psikiatrisë dhe Psikologjisë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ai është President i Shoqatës Neurologjike të Kosovës, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Neuroshkencës në Kosovë, si dhe Trajner Bazik në Psikoterapinë Pozitive. Prof. Blyta është gjithashtu anëtar i stafit akademik të Qendrës për Mjekësinë Mendje-Trup (CMBM) në Washington, D.C., dhe ka punuar me programet e CMBM në Gaza, Izrael, Haiti, SHBA, Azinë Qendrore, Poloni dhe Ukrainë.

📝 Regjistrimi është i detyrueshëm:
https://wapp.member365.org/public/event/details/7869f0effab414987061eda59ad73217552f3186/1

✅ Falas për anëtarët aktivë të WAPP
💳 5 EUR për jo-anëtarët

Nëse jeni anëtar i WAPP dhe nuk i shihni biletat për anëtarë, ju lutem kontrolloni statusin e anëtarësisë suaj — biletat janë të disponueshme vetëm nëse pagesa për vitin 2025 është bërë.

📩 Lidhja Zoom:
Lidhja e Zoom-it do t’u dërgohet të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar një ditë para punëtorisë. Ju lutem kontrolloni kutinë tuaj postare.

📚 Kredite për Zhvillim Profesional (CPD):
Psikoterapistët dhe trajnerët e certifikuar nga WAPP do të marrin automatikisht 2 kredite CPD pas pjesëmarrjes.

Me kënaqësi presim t’ju shohim aty! 🌿

21/07/2025

Nga kongresi i Psikoterapisë në Vienë, në një foto të përbashkët prof.Enver Çesko (president i Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës) me kushëririn e parë të Sigmund Freudit , Joseph Knowbel Freud, (psikoanalist), me Peter Levine, (themelues i Somatic Psychology) dhe Michael Stueler, (studenti i parë i Victor Frankel).

21/07/2025
Moduli i katërt i nivelit bazik në Psikoterapinë Pozitive është realizuar me sukses!Trajnimi me temën "Marrëdhënia dhe N...
03/07/2025

Moduli i katërt i nivelit bazik në Psikoterapinë Pozitive është realizuar me sukses!

Trajnimi me temën "Marrëdhënia dhe Ndërveprimi Psikoterapeutik", i udhëhequr nga Arber Zeka, u zhvillua në një atmosferë dinamike, interaktive dhe profesionale.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, reflektimet dhe bashkëpunimin e vlefshëm gjatë trajnimit!

Përfundoi me sukses moduli i tretë i mbajtur më datat 11-13 Prill, pjesë e nivelit bazik në Psikoterapisë Pozitive, me t...
16/04/2025

Përfundoi me sukses moduli i tretë i mbajtur më datat 11-13 Prill, pjesë e nivelit bazik në Psikoterapisë Pozitive, me temën "Psikodinamika Pozitive".
Moduli u udhëhoq nga trajnerja Elmedina Çesko dhe u karakterizua nga dinamika të thella reflektimi, diskutime të pasura dhe ushtrime praktike që sollën më shumë qartësi dhe kuptim mbi proceset e brendshme dhe proceset dinamike terapeutike.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë dhe reflektimet gjatë këtyre tre ditëve frymëzuese!


Qendra për Psikoterapinë Pozitive organizoi me sukses trajnimin e nivelit master me temën "Aplikimi i Psikoterapisë Pozi...
21/02/2025

Qendra për Psikoterapinë Pozitive organizoi me sukses trajnimin e nivelit master me temën "Aplikimi i Psikoterapisë Pozitive", i mbajtur më 7-8-9 Shkurt 2025. Ky trajnim u udhëhoq nga trajneri Arber Zeka duke ofruar njohuri teorike dhe aplikime praktike të qasjes së Psikoterapisë Pozitive.
Gjatë trajnimit tre-ditor, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë mbi fushat e ndryshme të zbatimit të kësaj qasjeje. Një fokus i veçantë iu kushtua psikoterapisë grupore, duke eksploruar teknikat dhe përfitimet e punës në grup, si dhe mënyrat për të krijuar një mjedis mbështetës dhe transformues.
Ky trajnim ishte një përvojë intensive dhe produktive, duke kombinuar teori, praktikë dhe zhvillimin e iniciativave të reja. Falënderojmë trajnerin dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre!

📣 Mbledhja vjetore e Qendrës Kosovare për Psikoterapi Pozitive (QKPP) 🧠✨Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim anëtarët e kr...
24/01/2025

📣 Mbledhja vjetore e Qendrës Kosovare për Psikoterapi Pozitive (QKPP) 🧠✨

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim anëtarët e kryesisë së QKPP-së në mbledhjen tonë vjetore. Diskutuam arritjet e vitit që lamë pas, sfidat që kemi hasur dhe planet për të ardhmen e psikoterapisë pozitive në Kosovë. 🙌

Jemi të përkushtuar për të avancuar profesionalizmin, për të promovuar shëndetin mendor dhe për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e njerëzve.

Faleminderit të gjithë anëtarëve për kontributin e tyre të palodhshëm! Shkojmë përpara, së bashku, drejt vizionit tonë të përbashkët! 🌟

̈

Me sukses përmbyllëm trajnimin tre ditor të modulit të dytë në nivelin bazik në Psikoterapinë Pozitive.Gjatë trajnimit, ...
19/01/2025

Me sukses përmbyllëm trajnimin tre ditor të modulit të dytë në nivelin bazik në Psikoterapinë Pozitive.

Gjatë trajnimit, u trajtua në veçanti konflikti themelor dhe ndikimi i koncepteve familjare. Duke i thelluar njohurit dhe teknika specifike që ndihmojnë në aplikimin praktik të Psikoterapisë Pozitive avancuam edukimin tonë.

Trajnimi është udhëhequr nga trajnerja Elmedina Çesko.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë këtyre ditëve intensive.


Në sesionet tona të vetëzhvillimit me grupin e nivelit master në Psikoterapinë Pozitive, theksi është vendosur në eksplo...
23/10/2024

Në sesionet tona të vetëzhvillimit me grupin e nivelit master në Psikoterapinë Pozitive, theksi është vendosur në eksplorimin e thelluar të përvojave personale dhe rritjes së vetëdijes përmes një procesi dinamik dhe mbështetës.
✨ Ky proces i vazhdueshëm i vetëzhvillimit jo vetëm që i pajis pjesëmarrësit me aftësi të reja terapeutike, por i ndihmon ata të zhvillohen edhe në nivel personal, duke i fuqizuar për të qenë më të vetëdijshëm dhe empatikë në punën e tyre si psikoterapistë.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram