12/12/2025
Me ardhjen e vjeshtës së vonë, ftohtit dhe borës, trupi i shumë pacientëve reagon më ndryshe.
Temperaturat e ulëta ngushtojnë enët e gjakut, rrisin tensionin në kyçe dhe muskuj, dhe kjo shpesh përkthehet në më shumë dhimbje, ngurtësi dhe lodhje – sidomos tek pacientët me sëmundje reumatike, artrit, probleme të shtyllës kurrizore apo ndryshime degjenerative.
Nuk është “tekë e motit”, është reagim real fiziologjik.
Disa kujdesje të thjeshta që bëjnë diferencë në këtë periudhë:
• Mbajeni trupin të ngrohtë, sidomos kyçet dhe shpinën.
• Lëvizni rregullisht, edhe 10 minuta ecje ndihmojnë.
• Mos e teproni me qëndrimin ulur – e përkeqëson qarkullimin.
• Pini më shumë ujë se sa mendoni se keni nevojë – ftohti dehidraton.
• Ndiqni terapinë pa ndërprerje, edhe kur mendoni se “po jam më mirë”.
Nëse dhimbjet shtohen, mos prisni që të kalojnë vetë.
Kontrolli i hershëm dhe përshtatja e terapisë është gjithmonë më efikase se trajtimi i vonuar.
Kjo periudhë e ftohtë vjen çdo vit – por mënyra si reagoni ndaj saj mund të ndryshojë shumë cilësinë e jetës suaj.
Nga,
Dr. Fidan S Berisha
Reumatolog / Rhueumatologist
________________________________________
🔊Mos jeto më dhimbje dhe siklet...
🔊Ne ofrojmë mundësi trajtimi...
🎯Për të gjitha konsultat dhe vizitat, mund të na kontaktoni në:
Facebook & Instagram
☎️044/134-138
📧 drfberisha@gmail.com
Termini i obliguar!
, , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,