08/03/2026
🌷 Gëzuar 8 Marsin nga Qendra Terapeutike Puzzle!
Sot shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për të gjitha gratë, e veçanërisht për nënat që çdo ditë tregojnë forcë, durim dhe dashuri të pakushtëzuar për fëmijët e tyre.
Ju jeni zemra dhe shtylla e çdo hapi përpara që fëmijët tuaj bëjnë, burimi i sigurisë së tyre dhe forca që i ndihmon të besojnë në vetvete, edhe kur rruga duket e vështirë. Qofshi gjithmonë krenare për rrugën që po ndërtoni dhe për ndryshimin e madh që bëni çdo ditë, rruga që ecni kërkon durim, guxim dhe shumë dashuri.
Përkushtimi juaj në rrugëtimin e zhvillimit të fëmijëve tuaj është një frymëzim i madh për ne.
Me shumë mirënjohje,
🧩 Qendra Terapeutike PUZZLE
📍 Rr. Behar Begolli, Veternik, Prishtinë
📞 +383 (0)44 166 611