American Clinic

American Clinic Stafi vendor dhe ai ndërkombëtar i American Clinic janë të specializuar në këtë lëmi, me një bagazh të arriturash që nga viti 1996.
(373)

Klinika Amerikane Dr.Behar Kusari ofron shërbime të specializuara në Gjinekologji-Obstetrikë, Infertilitet, Kirurgji e Përgjithshme, ORL, Laborator Embriologjik, Laborator Biokimik dhe Dermatologji. American Clinic gjendet në Prishtinë, në Magjistralen Prishtinë - Ferizaj (km3)
Kjo klinikë trajton të gjitha rastet e infertilitetit femëror dhe mashkullor duke vënë në përdorim pajisjet më të sofistikuara për këtë lloj kure. Njësia e reprodukimit të asistuar përmban hapësira luksoze dekorative të pritjes, salla operative dhe laboratoriume bashkëkohore embriologjike dhe andrologjike. Kur ju do të bëni vizita në American Clinic ju do të keni një përkujdesje shëndetësore nga profesionistë, pra nga ekipi mjekësor vendor i udhëhequr nga Dr. Behar Kusari - Specialist Gjinekolog Obstetër- fertilarts si dhe me bashkëpunime të ndryshme me mjekë ndërkombëtar. Njësia e udhëhequr nga Dr. med. Behar Kusari funksionon si një ekip me përvojë i përbërë nga 2 gjinekolog , 2 embriolog, 2 teknik të embriologjisë dhe 1 andrologë. Ndërsa personeli përkrahës përbëhet nga gjeneticientë, motrat medicinale me eksperiencë të lartë. Përveç kujdesit ndaj pacientëve ekipi i reprodukimit të asistuar të American Clinic ka qenë shumë aktiv në hulumtimet shkencore të publikuara në revistat shkencore me renome. Klinicistët dhe embriologët janë pjesëmarrës aktiv në kongrese dhe simpoziume shkencore Evropiane dhe Botërore. American Clinic nuk na përket vetëm neve por edhe qindra bashkëshortëve që nuk kanë përjetuar duhmën e butë të frymëmarrjes së fëmijëve, atë puhizë të ëmbël për shpirtin prindëror. Ne përpiqemi t'ua krijojmë kuptimin e familjes tuaj apo më mirë të themi të jetës tuaj.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, rikujtojmë se shëndeti është themeli i një jete të lumtur dhe të balancuar. 💗Në American...
07/04/2026

Në Ditën Botërore të Shëndetit, rikujtojmë se shëndeti është themeli i një jete të lumtur dhe të balancuar. 💗
Në American Clinic, përkushtimi ynë është të kujdesemi për ju në çdo hap me profesionalizëm, teknologji moderne dhe përkujdesje të vazhdueshme.

Sepse shëndeti juaj është prioriteti ynë. 🩺

Gëzuar Pashkët për shumë mote! 🐣🩷
05/04/2026

Gëzuar Pashkët për shumë mote! 🐣🩷

Nje javë e mbushur me buzëqeshje dhe plot gëzim në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” nga ardhja në jetë e vogëlushëv...
04/04/2026

Nje javë e mbushur me buzëqeshje dhe plot gëzim në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” nga ardhja në jetë e vogëlushëve:

Ela, Marin, Nil, Bron, Lian, Lir, Roi, Maira, Lum, Arim, Mars, Mali, Guri, Neolor, Elor, Aora, Mara, Eni, Vera, Lir, Marë, Spartë, Helena dhe Bron

Klinika Amerikane “Dr.Behar Kusari” falenderon për besimin të gjithë prindërit dhe ju uron jetë të shëndetshme e të gjatë vogëlusheve pranë familjes së tyre.🏥

03/04/2026

Nën udhëheqjen e Dr. Armend Sadikut, u realizua me sukses Histeroskopi Operative për trajtimin e miomës submukoze një procedurë 2,5 cm, procedurë moderne, e sigurt dhe me rikuperim të shpejtë.

Rezultat i menjëhershëm, pa komplikime dhe me standarde të larta profesionale.
Sepse kujdesi ndaj pacientit fillon nga detaji më i vogël.❤️

02/04/2026

🎉 159 mrekulli të reja erdhën në jetë gjatë muajit Mars! 👶💫

Faleminderit prindërve që zgjodhën Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” për lindjen e fëmijëve të tyre një muaj i mbushur me gëzim, dashuri dhe jetë të re! 🩷💙

🌸 71 vajza dhe 💙 88 djem – secili një bekim më vete që na kujton pse kujdesi dhe përkushtimi ndaj jetës janë thelbi i punës sonë.

Faleminderit që na besuat këtë moment kaq të veçantë të jetës suaj! 🏥
Ne jemi me ju – në çdo hap drejt fillimit më të bukur të jetës. 🤍

31/03/2026

Trajtimi i polipeve, miomave dhe cistave bëhet më i lehtë me metodën e duhur.
Me laparaskopi, rikuperimi është më i shpejtë dhe procedura më pak invazive.

Nje javë e mbushur me buzëqeshje dhe plot gëzim në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” nga ardhja në jetë e vogëlushëv...
28/03/2026

Nje javë e mbushur me buzëqeshje dhe plot gëzim në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” nga ardhja në jetë e vogëlushëve:

Tea, Orion, Hira, Trev, Yll, Irina, Nai, Leonis, Aria, Lekë, Mara, Orik, Yll,Maté, Troi, Fiora, Darian, Jon, Doan, Marin, Fazile, Daors, Lekë, Mara, Eva, Dalina, Era, Hana, Nina, Lear, Ador, Jonik, Thana, Hana, Matin, Pirro, Bron, Andrra, Gegë, Troy dhe Shiza

Klinika Amerikane “Dr.Behar Kusari” falenderon për besimin të gjithë prindërit dhe ju uron jetë të shëndetshme e të gjatë vogëlusheve pranë familjes së tyre.🏥

Nënat bëjnë mrekulli, dhe ndryshimet nëpër të cilat ato kalojnë janë krejtësisht normale.Në këtë postim mësoni për ndrys...
27/03/2026

Nënat bëjnë mrekulli, dhe ndryshimet nëpër të cilat ato kalojnë janë krejtësisht normale.
Në këtë postim mësoni për ndryshimet e zakonshme të fazës postpartum, një periudhë e natyrshme përshtatjeje për trupin dhe emocionet pas lindjes.

Në Kliniken Amerikane, ne jemi pranë çdo nëne në këtë rrugëtim, duke sjellë kujdes, mirëkuptim dhe mbështetje në çdo hap të kësaj faze të veçantë.

Sepse çdo nënë meriton të ndihet e informuar, e qetë dhe e sigurt në këtë periudhë të bukur të jetës. ❤️

26.03.2026Sot nuk ishte thjesht një ditë…ishte një festë jete 🌸13 foshnje erdhën në jetë,13 mrekulli që mbushën zemrat t...
26/03/2026

26.03.2026
Sot nuk ishte thjesht një ditë…
ishte një festë jete 🌸

13 foshnje erdhën në jetë,
13 mrekulli që mbushën zemrat tona me dritë 👶✨

Krenarë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e stafit tonë, që çdo ditë shkruan histori të reja jete 🤍

Faleminderit prindërve për besimin tuaj.

22/03/2026

Falënderojmë pacienten Shkurte Gashi Fejza për besimin dhe vlerësimin e dhënë 🤍

Ne mbetemi të përkushtuar për të dhënë maksimumin për të gjithë pacientët, pa dallim, në çdo shërbim që kanë nevojë.

Mirënjohës për çdo fjalë dhe besim që na jepni 🙈

Nje javë e mbushur me buzëqeshje dhe plot gëzim në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” nga ardhja në jetë e vogëlushëv...
21/03/2026

Nje javë e mbushur me buzëqeshje dhe plot gëzim në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” nga ardhja në jetë e vogëlushëve:

Nart, Mara, Mal, Matea, Amar, Liana, Lorian, Etna, Zan, Kron, Kjana, Diella, Dukë, Andrra, Najda, Dua, Lore, Junik, Malik, Ezan, Eron, Eluar, Alp, Lior, Zaho, Osama
Nalta, Andrra, Mara, Enzo, Trisa, Medina, Jord, Ajana, Ador, Onid.

Klinika Amerikane “Dr.Behar Kusari” falenderon për besimin të gjithë prindërit dhe ju uron jetë të shëndetshme e të gjatë vogëlusheve pranë familjes së tyre.🏥

Gëzuar Fitër Bajramin!🌙 Shëndet, paqe dhe mirëqenie për ju dhe familjet tuaja.
20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajramin!🌙 Shëndet, paqe dhe mirëqenie për ju dhe familjet tuaja.

Address

Rrafshi I Kosovës (Magjistralja Prishtinë/Ferizaj Km3)
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when American Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to American Clinic:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Our Story

Që nga viti 1996 filluam punën në një ordinancë prej 200 m2 nën mbikqyrjen e Dr. Spec. Behar Kusari. Në atë kohë ishte një ndër ordinancat me kushtet më të mira në vend. Me punën tonë të suksesëshme, përkushtimin për ta zhvilluar stafin tonë në mënyrë profesionale dhe me standarde botërore shëndetësore pas 11 viteve, më 8 mars 2007 hapëm klinikën e parë për trajtimin e infertilitetit femror dhe mashkullor. Me një hapësirë prej 800 m2, staf të gjërë të mjekëve specialist, teknikëve dhe stafit administrativ, American Clinic u shëndrua në pikë referimi për trajtimin e infertilitetit femror dhe mashkullor në vend dhe rajon me besimin që na dhuruan mijëra pacient. Gjithmonë duke iu referuar zhvillimeve teknologjike botërorë investuam në paisje moderne mjekësore duke u përkushtuar të jemi në hap me kohën. Duke qëndruar në trend me teknologjinë e fundit, stafin profesional, me 8 mars 2017 është inaguruar objekti i ri me një hapësirë prej 2800 m2, moderne dhe lukzose, duke u formuar si një Spital I pajisur me teknologjinë e fundit dhe me hapësirat dhe shërbimet më moderne shëndetësore, duke mbajtur profesionalizimin dhe emrin e të parit që solli shkencën mbi Infertilitetin në Kosovë, Dr. Behar Kusari.

Me një ekipë mbi 90 profesionistëve mjeksor dhe administrative, duke ofruar shërbime 24h në 7 ditë të javës, e bëjnë spitalin tonë qendër referente shëndetësore rajonale për të gjithë pacientët, duke ofruar të gjitha kushtet profesionale dhe teknike, me një rrjet të lidhur me spitalet ndërkombëtare. Hapësirat moderne të klinikës Amerikanë janë të ndërtuara dhe të organizuara sipas standardeve bashkohore ndërkombëtare, që plotësojnë kushtet për të gjitha shërbimet që ofrohen në Klinikën Amerikane, duke filluar nga trajtimi i Infertilitetit femror dhe mashkullor, Obstetrika, Gjinekologjia, Neonatologjia, ORL-ja, Dermatologjia si dhe Laboratori Biokimik.

Me dy salla operative të cilat bartin teknologjinë më të fundit moderne, të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme, në Klinikën Amerikane ndjeheni të sigurtë. Nën përkujdesjen e stafit mjekësor në dy salla të lindjes normale, të cilat janë të pajisura me teknologjinë e fundit dhe ambientet moderne, në klinikën Amerikane procesi I lindje bëhet më I lehtë dhe I sigurtë.

Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Cagcil Yetim, problemet e qifteve në fushën e infertilitetit femror dhe mashkullor, tashmë janë më të vogla, sepse kujdesi i Dr. Yetim në sallën e trajtimit duke bashkëpunuar me embriolog profesionist, si dhe me një laborator të pajisur me teknologjinë më të fundit, e bëjnë Klinikën Amerikane zgjidhje të problemeve për shumë qifte. Nuk keni pse të shqetësoheni nëse do ju duhet diqka të kryeni jashtë objektit të klinikës Amerikane, sepse në pakon e shërbimeve ofrohen edhe shërbimet e Laboratorit Biokimik nënë udhëheqejn e specialistëve mjekësor në fushën e Biokimisë dhe me pajisjet më të fundit në trendin botëror.