17/11/2025
Prezantohet Plani 100-ditor dhe Projektet Strategjike për 2025–2026
Prizren, 17 nëntor 2025
Të hënën, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, u mbajt takimi i Këshillit Profesional, i udhëhequr nga kryesuesja Dr. Fatmire Braha, me praninë e drejtorit ekzekutiv, MSc. Osman Hajdari, dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues: Dr. Shefki Xharra, UD drejtor mjekësor; Burbuqe Gashi, UD drejtoresha e infermierisë; dhe Lumrim Murtezaj, UD drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta.
Para anëtarëve të Këshillit Drejtues, shefave, kryeinfermierëve dhe udhëheqësve të njësive, drejtori ekzekutiv prezantoi Planin 100-ditor dhe planifikimin për vitin 2026. Ai, fillimisht, falënderoi menaxhmentin, udhëheqësit dhe gjithë stafin për angazhimin dhe kontributin e tyre në shërbim të pacientëve dhe zhvillimin e institucionit, duke theksuar nevojën për vazhdimësi në punët e nisura dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave.
Plani i punës: “Ky plan i punës paraqet aktivitetet zhvillimore dhe infrastrukturore të realizuara dhe në proces realizimi në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit gjatë periudhës Tetor–Dhjetor 2025, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe udhëzimet e SHSKUK-së. Plani përfshin projektet e rinovuara, iniciativat digjitale dhe përmirësimet në efikasitet, higjienë dhe kushte pune. Ky Plan 100-ditor (Tetor–Dhjetor 2025) përfaqëson angazhimin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve, infrastrukturën dhe mirëqenien e pacientëve dhe stafit. Zbatimi i suksesshëm i këtij plani do të krijojë bazën për fazat e ardhshme zhvillimore në vitin 2026”, tha drejtori ekzekutiv.
Projektet e filluara:
• Renovimi i Repartit të Pediatrisë dhe Internos: Punime infrastrukturore dhe zhvendosje e përkohshme e aktiviteteve për rinovimin e plotë të ambienteve.
• Renovimi i Njësisë së Kujdesit Intensiv Qëndror dhe Njësisë Koronare: Përmirësim i kushteve teknike dhe ventilimit, instalimi i sistemeve të reja elektrike.
• Renovimi i sallave të Bllokut Kirurgjik (kirurgji e përgjithshme, obstetrike): Rikonstruksion i ambienteve operative, ndriçimit dhe pajisjeve kirurgjikale.
• Renovimi i Repartit të Patologjisë: Përmirësim i kushteve laboratorike dhe sigurisë biosanitare.
Projektet e planifikuara deri në fund të vitit 2025:
• Ndriçimi i jashtëm i hapësirave spitalore me LED për rritjen e sigurisë.
• Riparim dhe standardizim i nyjeve sanitare në të gjitha repartet.
• Riorganizim i parkingut për staf, pacientë dhe urgjencë.
• Vendosja e dyerve të garazheve të autoambulancave për siguri dhe mirëmbajtje.
Digjitalizimi:
• Digjitalizimi i imazherisë, termineve dhe dokumentacionit.
• Monitorimi i disiplinës dhe orarit të punës.
• Digjitalizimi i të dhënave laboratorike.
Shërbimet klinike dhe pajisjet mjekësore:
• Funksionalizimi i sallës operative në Bllokun Kirurgjik.
• Furnizimi me shtretër të rinj për Repartin e Dializës dhe ridizajnimi i hyrjes së tij.
• Furnizim me RTG mobil në Pulmologji, MRI Coilet (3 modele), pajisje për Gjinekologji dhe pajisje të tjera.
Projektet strategjike për vitin 2026:
• Renovimi dhe riorganizimi i reparteve Pediatri dhe Interno.
• Ndërtimi, renovimi dhe adaptimi i Emergjencës, Radiologjisë dhe aneksit të Administratës.
• Riorganizimi i hapësirave të jashtme, parkingjeve, rrugëve, trotuareve dhe hapësirave të gjelbërta.
• Instalimi i sistemeve të reja të klimatizimit dhe ventilimit në të gjitha objektet e institucionit.
• Depoja e Barnatores.
• Renovimi i Bllokut Operativ, Fizioterapisë, Repartit të Infektivës, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe Ambulancave të Pulmologjisë DAT.
• Inventarizimi i spitalit me inventar medicinal dhe administrativ.
• Projekte të veçanta për Spitalin “Nëna dhe Fëmijë”.
Dr. Shefki Xharra, UD drejtor mjekësor, prezantoi vizionin strategjik të institucionit, ndërsa Burbuqe Gashi fokusoi në forcimin e kujdesit shëndetësor.
Gjatë diskutimeve, shefat dhe kryeinfermierët e repartëve (Dr. Sami Resh*taj – MIQ, Dr. Agim Sefa – Blloku Operativ, Dr. Shemsedin DShabollari – Interni, Dr. Syla Osmanaj – Anestezion, Dr. Shefazim Hulaj – ORL, Dr. Imet Poniku – Psikiatri, Dr. Hekuran Veçgishti – Emergjenca dhe Rrahim Semani – ORL) prezantuan problemet ekzistuese dhe propozimet për zgjidhjen e tyre.