06/04/2026
Instalimi i sistemit EEG 1200 – Teknologji e avancuar në Bjonda Med, Korishë.
Me kënaqësi njoftojmë përfundimin e montimit dhe vënien në funksion të sistemit EEG-1200 nga brendi japonez Nihon Kohden në ordinancën specialistike neurologjike "Bjonda Med".
🧠 EEG (Elektroencefalografia) është një metodë diagnostike jo-invazive që regjistron aktivitetin elektrik të trurit me saktësi të lartë. Sistemi EEG-1200 përfaqëson një zgjidhje moderne me performancë të lartë për analiza klinike dhe monitorim neurologjik.
Konfigurimi teknik i sistemit përfshin:
-Panel elektrodash me standardin 10-20 – lidhje precize për regjistrim të saktë të sinjaleve cerebrale
-Software profesional EEG – për analizë në kohë reale, filtrime të avancuara dhe raportim klinik
-Modul video EEG 🎥 – mundëson sinkronizim të regjistrimit të aktivitetit cerebral me video, i domosdoshëm për vlerësimin e epilepsisë dhe çrregullimeve të tjera neurologjike
-Fotiks (photic stimulation) – pajisje për stimulim me dritë të kontrolluar, e përdorur për provokimin e përgjigjeve të trurit gjatë ekzaminimit EEG (veçanërisht në diagnostikimin e epilepsive fotosensitive)
Xhel dhe pasta për kontakt optimal (SkinPure, CardioCream)
Sisteme për kontroll të impedancës për cilësi maksimale të sinjalit
Ky instalim përforcon kapacitetet diagnostike të Bjonda Med, duke sjellë standarde bashkëkohore në shërbimet neurologjike në Korishë.
Distributor Ekskluziv për Nihon Kohden.
Konti Shpk
📍 Rruga Ali Hadri - Prizren
📱 +383 29 241 655