WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor

WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor Instituti "WHITE STORM" themeluar për herë të parë në Republiken e Kosovës është një instit

Instituti "WHITE STORM" themeluar për herë të parë në Republiken e Kosovës është një institucion që ofron të gjitha shërbimet në fushën e shëndetit mendor.

31/10/2025

Njoftim Zyrtar

Simpoziumi Shkencor “Neuroshkenca Klinike dhe Ndërhyrjet Transformuese”

Organizuar nga: White Storm - Instituti për Shëndetin Mendor dhe Neuroshkencën

Të nderuar kolegë,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Instituti i Shëndetit Mendor dhe Neuroshkencës “White Storm” është në procesin e organizimit të Simpoziumit Shkencor “Neuroshkenca Klinike dhe Ndërhyrjet Transformuese”, që do të mbahet në Kosovë 2026.

Ky simpozium ka për qëllim të krijojë një platformë profesionale për shkëmbimin e dijes, praktikave klinike dhe përvojave kërkimore që synojnë transformimin e trurit dhe mirëqenien emocionale përmes ndërhyrjeve të bazuara në evidencë shkencore.

Ftohen të gjithë profesionistët e shëndetit mendor, neurologët, psikiatrit, psikologët klinikë, neuroshkencëtarët dhe terapistët zhvillimorë që janë të interesuar të kontribuojnë me punime kërkimore ose klinike, të dorëzojnë:
Abstraktin shkencor të punimit që dëshirojnë të prezantojnë (deri në 300 fjalë)
CV-në profesionale.

Ky simpozium përfaqëson një pikënisje të re për zhvillimin e neuroshkencës klinike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe më gjerë, duke promovuar një qasje që e sheh çdo rast jo përmes kufizimeve, por përmes potencialit dhe shpresës që ofron neuroplasticiteti dhe ndërhyrja e bazuar në shkencë.

Ju mirëpresim!

21/10/2025

Të nderuar,

Ju njoftojmë se nga data 21.10.2025 deri më 28.10.2025, Instituti i Shëndetit Mendor “White Storm” në Prizren nuk do të ofrojë shërbime të vlerësimit, diagnostikimit dhe trajtimit.

Gjatë kësaj periudhe, do të pranohen vetëm rastet emergjente.
Në raste të tilla, mund të kontaktoni në numrin kujdestar: 044 185 886.

Shërbimet tona do të rikthehen në normalitet më datë 28.10.2025.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Instituti i Shëndetit Mendor “White Storm”
Prizren

Prehu në paqe, Lendita🎗️Një grua dhe nënë shembullore, ti që nuk u dorëzove as në fraksionet e fundit të sekondave të je...
11/10/2025

Prehu në paqe, Lendita🎗️
Një grua dhe nënë shembullore, ti që nuk u dorëzove as në fraksionet e fundit të sekondave të jetës sate. Gratë si ti kanë ndërtuar breza të shkëlqyer. Qoftë shpirti yt dritë e qofsh në Xhehnet.

Dita e fundit, përmirsim i plotë klinik. Dg fillestare: Çrregullim neurozhvillimor. Pas tre muajsh ndërhyrje me neuromod...
16/09/2025

Dita e fundit, përmirsim i plotë klinik.

Dg fillestare: Çrregullim neurozhvillimor.

Pas tre muajsh ndërhyrje me neuromodulim në institutin tonë, sot R realizoi rivlerësimin për herë të fundit në White Storm. R nga sot është i gatshëm për të vazhduar fëmijërinë e tij në plotni, pa asnjë diferencë nga bashkëmoshatarët.

Sot gjatë rivlerësimit u gjet:
aftësitë kognitive të përshtatura plotësisht për moshën kronologjike, ndërveprim social i integruar dhe funksional, komunikim verbal dhe joverbal i zhvilluar në mënyrë të plotë.

Ndërhyrja ka treguar aftësinë jo vetëm për përmirësim të thellë të funksioneve neurokognitive dhe socio-komunikuese, por edhe si në këtë rast, rikuperim të plotë klinik.

10/09/2025

10.Shtator

D ashuria është shumëdimensionale.
U rrejtja është ngarkesë që vjedh energjinë.
A nalizo me mendje, vepro me fuqinë e zemrës.
J eta nuk ka kuptim pa ty.
E bukura mund të shihet kudo.

V uajtja është mësim i përkohshëm.
E nergjia jeton në çdo qelizë.
T ransformimi nuk ndodh për një ditë.
E ksploro, përqendrohu, fito.
N dalesa është thjesht një pikënisje e re.

Kërko ndihmë, ky nuk është fundi! Mos beso atë që të thotë trauma.

07/09/2025

📢 Njoftim Pune

Instituti i Shëndetit Mendor “White Storm” shpall konkurs për pozitën:

Logoped
📍 Vendi i punës: Stuttgart, Gjermani

Kushtet e kërkuara:
Diplomë përkatëse në fushën e logopedisë
Njohuri të gjuhës gjermane
Njohuri të gjuhës shqipe

Të interesuarit janë të lutur të na kontaktojnë për më shumë informacione dhe aplikim.

Vlerësim Neuroklinik i Avancuar dhe Trajtim i Personalizuar në Shëndetin Mendor në White StormInstituti i Shëndetit Mend...
20/07/2025

Vlerësim Neuroklinik i Avancuar dhe Trajtim i Personalizuar në Shëndetin Mendor në White Storm

Instituti i Shëndetit Mendor ofron një qasje bashkëkohore dhe të integruar në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve mendore dhe neurozhvillimore, duke u bazuar në parimet e neuroshkencës klinike dhe në modelet më të fundit të funksionimit të trurit.

Fokusi qendror i qasjes sonë është identifikimi i mekanizmave neurobiologjikë në themel të simptomave, përmes vlerësimeve objektive përfshirë valet cerebrale dhe lidhjet kortikale që shkojnë përtej përshkrimit klinik sipërfaqësor.

Ndërhyrja neuroshkencore-terapeutike bazohet plotësisht në nevojat individuale të çdo pacienti, duke garantuar një nivel të lartë efektiviteti dhe përshtatjeje klinike.

16/07/2025

NJOFTIM

Të nderuara gra, vajza dhe nëna,

Duke u bazuar në rritjen shqetësuese të rasteve me depresion pas lindjes (postpartum), një çrregullim psikologjik që ndikon thellësisht në shëndetin mendor të nënës, zhvillimin e foshnjës dhe harmoninë e familjes, si dhe në mungesën e theksuar të psikoedukimit gjatë shtatzënisë dhe periudhës së paslindjes, Instituti i Shëndetit Mendor “White Storm” shpall me krenari nisjen e një nisme të re dhe themelore:

Shkolla e Nenave

Duke filluar nga muaji gusht 2025, “Shkolla e Nenave” do të jetë një platformë psikoedukative e hapur, dedikuar tërësisht grave dhe vajzave që kërkojnë të informohen dhe fuqizohen në lidhje me shëndetin mendor, ndryshimet psikologjike dhe emocionale që shoqërojnë shtatzëninë, lindjen dhe prindërimin, si dhe shumë tematika të tjera që prekin mirëqenien e tyre.

Çfarë ofron Shkolla e Nenave?

Leksione dhe sesione informuese me ekspertë të shëndetit mendor, obstetrikës, pediatrisë, neurologjisë, nutricionizmit dhe psikologjisë zhvillimore;
Psikoedukim dhe ndërgjegjësim mbi çështje të ndjeshme që shpesh mbeten të paadresuara në komunitet;
Hapësira për pyetje, reflektim dhe ndërtim të rrjeteve mbështetëse midis grave.

Regjistrimi në këtë program do të hapet së shpejti, dhe të gjitha informacionet e nevojshme do të publikohen në ditët në vazhdim në faqet zyrtare të institutit.

White Storm Mental Health Institute mbetet i përkushtuar në misionin e tij për të ngritur standardet e ndërhyrjes në shëndetin mendor në vend dhe rajon, duke fuqizuar gratë për të qenë jo vetëm nëna më të sigurta dhe të informuara, por edhe agjente të ndryshimit pozitiv në familje dhe shoqëri.

FALEMINDERIT!
14/07/2025

FALEMINDERIT!

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00

Telephone

+37744185886

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram