27/02/2026
KONKURS PUNE – Laborant mjekësor
Laboratori ynë është në kërkim të një laboranti/laborante të motivuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional.
Përshkrimi i punës:
Kandidati/ja do të angazhohet kryesisht në pranimin, përpunimin dhe menaxhimin e mostrave të mikrobiologjisë si dhe në mbështetjen e proceseve laboratorike sipas protokoleve dhe standardeve profesionale.
Kriteret kryesore:
* Diplomë në Laborator mjekësor / Teknik laborant
* Licencë valide nga Ministria e Shëndetësisë
* Përaparësi kanë kandidatët me përvojë pune në laborator (preferohet në mikrobiologji)
* Aftësi për punë në ekip dhe përgjegjësi profesionale
* Kujdes dhe saktësi gjatë punës me mostra biologjike
📅 Afati i aplikimit: 15.03.2026
📧 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: dialab.ks@gmail.com, të na kontaktojnë në: 044 88 00 11 ose të paraqiten fizikisht në objektin e laboratorit.
Laboratori ynë ka mbi 20 vite përvojë në diagnostikë laboratorike dhe është ndër laboratorët më të mëdhenj në Kosovë. Kandidatët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të punojnë me teknologji moderne laboratorike dhe të përfitojnë nga përvoja e ekipit tonë në zhvillimin e tyre profesional.