Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi Prizren

  • Home
  • Kosovo
  • Prizren
  • Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi Prizren

Qendra e Shëndetit  Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi  Prizren Qendra e Shëndetit Mendor është institucion shëndetsor që ofron shërbime të shëndetit mendor.

QSHM-SHIB në Prizren organizon takim  koordinues me drejtorët e Qendrave të Shëndetit Mendor të Kosovës për hartimin e r...
10/02/2026

QSHM-SHIB në Prizren organizon takim koordinues me drejtorët e Qendrave të Shëndetit Mendor të Kosovës për hartimin e rregullores për shëndetin mendor, ku u diskutuan politikat, masat parandaluese dhe mekanizmat e zbatimit në nivel institucional .

Falënderojmë Drejtorët për pjesmarrjen dhe bashkëpunimin ✍️

Me rastin e darkës së fundvitit 🍂🍁Qendra e Shëndetit Mendor shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e st...
27/12/2025

Me rastin e darkës së fundvitit 🍂🍁

Qendra e Shëndetit Mendor shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit gjatë gjithë vitit në ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor. 🧠

Ju urojmë shëndet, suksese dhe një Vit të Ri të mbarë🥂

🧠💆‍♀️Mbyllet me sukses seanca e 10 e Meditimit mendje -trup nga Këshilltari Psiko -Social Agim Bytyqi dhe Infermieret Ga...
12/12/2025

🧠💆‍♀️Mbyllet me sukses seanca e 10 e Meditimit mendje -trup nga Këshilltari Psiko -Social Agim Bytyqi dhe Infermieret Ganimete Haliti dhe Bukurije Omaj në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit “ Gjinoc.

🌿 Ky aktivitet u mirëprit jashtzakonishtë mirë dhe banorët ishin shumë falënderues ndaj ekipit tonë.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë këtyre seancave 🤝

Sot nderojmë një grua të jashtëzakonshme 💖Dr .Shykran Shala një emër që ka lënë gjurmë me profesionalizëm  ,humanizëm dh...
27/11/2025

Sot nderojmë një grua të jashtëzakonshme 💖
Dr .Shykran Shala një emër që ka lënë gjurmë me profesionalizëm ,humanizëm dhe zemër.🥰

Çdo ditë pune me ju ka qenë një mësim : për durimin për dashurinë ndaj pacientit dhe për forcën e një mjekeje të vërtetë .🎀

Ju faleminderit për çdo kujdes çdo buzëqeshje dhe çdo fjal të mirë që keni dhënë përgjatë këtyre viteve .
Kjo nuk është një lamtumirë .. por një falendërim i madh për gjithçka që keni bërë .🌹

Urime Ditëlindjen dhe Pensionimin Doktoreshë 💖👩‍⚕️
Urojmë që ky kapitull i ri i jetës të jetë plotë qetësi , gëzim dhe momente të bukura.👩‍⚕️

Mirënjohja jonë do të mbetet gjithmonë me ju .. 🌹🎂🥂💯🌿🎀🎀

Me respekt :QSHM-SHIB

Në kuadër të bashkëpunimeve me organizatat dhe Shoqatat Humanitare ekipi i QSHM-S vizitoi Shoqatën Humanitare “Jetimat e...
03/11/2025

Në kuadër të bashkëpunimeve me organizatat dhe Shoqatat Humanitare ekipi i QSHM-S vizitoi Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” me ç’rast Këshilltari Psiko-social Agim Bytyqi dhe Infermierja Ganimete Haliti se bashku me disa prej banorëve filluan seancat e meditimit mendje-trup dhe do të zgjasin gjithsej 10 seanca .
Ky aktivitet u mirëprit nga banorët dhe stafi shëndetsorë 🌿

Falenderojmë Shoqaten për mikëpritjen angazhimin dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm 👌

🎀 Tetori Rozë 🎀 Në kuadër të muajit të ndergjegjësimit për kancerin e gjirit u mbajt ligjerata “Tetori-Muaji i Ndërgjegj...
24/10/2025

🎀 Tetori Rozë 🎀

Në kuadër të muajit të ndergjegjësimit për kancerin e gjirit u mbajt ligjerata “Tetori-Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit “ e ligjeruar nga Alma Poniku .

Ne ligjerate moren pjese kliente te QSHM-S dhe stafi profesional i shëndetit mendor për të perçuar mesazhe te rëndësishme si rëndësin e zbulimit të hershëm ,kujdesin ndaj shëndetit solidaritetin me të prekurat dhe mbeshtetjen për të gjitha gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje 🧠🌿

Përmes ligjerates dhe shperndarjes së matrialeve informuese u përhap një frymë kujdesi ,mbeshtetjeje dhe shprese duke ndihmuar klientet të jenë më të informuara .

Bashkë mund të rrisim ndërgjegjësimin të mbështesim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një komunitet më të shëndetshëm dhe të kujdesshëm 😍🎀🎀

🌿🌿 Shëndeti Mendor është i rëndësishem po aq sa edhe shëndeti fizik 🧠 Sot me date 21.10.2025 ne kuadër te ligjeratave ng...
21/10/2025

🌿🌿 Shëndeti Mendor është i rëndësishem po aq sa edhe shëndeti fizik 🧠

Sot me date 21.10.2025 ne kuadër te ligjeratave nga stafi multidisiplinar i QShM-s u realizua ligjerata ne Shkollen Teknike “Skender Luarasi “ Suharekë .

Ligjerata u mbajt nga Mentore Bytyqi ne bashkpunim me Minire Orllati . Psikologu Afrim Batjari gjithashtu mori pjesë me nje dialog te mbajtur per drogat dhe depresionin .

Faleminderit shkollës për bashkepunimin dhe realizimin e ligjeratës .

🌱 “Shëndeti mendor është themeli mbi të cilin ngrihet çdo lumturi.”Një ligjëratë mbi shëndetin mendor u mbajt sot në Gji...
17/10/2025

🌱 “Shëndeti mendor është themeli mbi të cilin ngrihet çdo lumturi.”

Një ligjëratë mbi shëndetin mendor u mbajt sot në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, në kuadër të vizitave në shkollat e mesme të rajonit.
Ajo ngjalli interes të veçantë te nxënësit, të cilët morën njohuri të vlefshme mbi mirëqenien emocionale, mënyrat e mbështetjes dhe parandalimit të vështirësive mendore.

Ligjërata u mbajt nga Alma Poniku, e shoqëruar nga Ganimete Haliti, ndërsa me një diskutim të veçantë mori pjesë edhe psikologu Afrim Batjari, i cili foli për rreziqet e përdorimit të drogave dhe lidhjen e tyre me depresionin te të rinjtë.

Pjesëmarrësit u përfshinë në një bashkëbisedim të hapur e të frytshëm, ku u theksua rëndësia e kujdesit ndaj vetes dhe kërkimit të ndihmës profesionale kur është e nevojshme.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, interesimin e sinqertë dhe gatishmërinë për të mësuar më shumë mbi shëndetin mendor! 💚

🧠 “Të kujdesesh për mendjen është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për trupin.”Në kuadër të vizitave në shkollat e me...
16/10/2025

🧠 “Të kujdesesh për mendjen është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për trupin.”

Në kuadër të vizitave në shkollat e mesme të rajonit të Prizrenit, sot patëm kënaqësinë të mirëpritemi në IAAP “Abdyl Ramaj” në Shirokë.
Tema mbi shëndetin mendor ngjalli interes të veçantë tek nxënësit, të cilët u njohën më nga afër me punën e Qendrës së Shëndetit Mendor të Bazuar në Bashkësi, shërbimet që ofrojmë, si dhe mënyrat se si mund të mbështesim një person që po përballet me vështirësi emocionale.

Ligjërata u mbajt nga Aferdita Kajdomqaj, e shoqëruar nga Emiranda Tahiri.
Gjatë takimit, u dhuruan disa libra me poezi, autor i të cilave është një person që ka kaluar shqetësime mendore, por me mbështetjen e qendrës sonë ka arritur t’i përballojë dhe t’i shndërrojë ndjenjat në krijimtari, duke i botuar veprat e tij poetike. Një shembull frymëzues i fuqisë së rimëkëmbjes përmes artit dhe mbështetjes profesionale.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, bashkëbisedimin e hapur dhe interesimin e madh! 💚

10 Tetor Dita Botërore e Shëndetit Mendor🌏🧠Kjo ditë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për problemet mendore, të thy...
10/10/2025

10 Tetor Dita Botërore e Shëndetit Mendor🌏🧠

Kjo ditë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për problemet mendore, të thyejë paragjykimet dhe të nxisë mirëkuptimin. Çrregullimet mendore nuk janë shenjë dobësie, por shenja që dikush ka luftuar për shumë kohë në heshtje.

Më 10 tetor, në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku “u mbajt një ligjëratë me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor nga Stafi multidisiplinar i QSHM-s .Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor dhe nxitja e kujdesit ndaj mirëqenies emocionale.

10 TETOR 🌏DITA BOTËRORE E SHËNDETIT MENDORË 🧠 U themelua nga Federata Botërore për Shëndetin Mendor (WFMH) në vitin 1992...
10/10/2025

10 TETOR 🌏
DITA BOTËRORE E SHËNDETIT MENDORË 🧠
U themelua nga Federata Botërore për Shëndetin Mendor (WFMH) në vitin 1992.
Që prej atëherë, çdo vit organizohen aktivitete, fushata sensibilizuese dhe diskutime në mbarë botën.
Sot u organizuan aktivitete ditore ne QSHM me nxënësit e Shkollës Ekonomike “ Ymer Prizreni “.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, stafi i Qendrës së Shëndetit Mendor mbajti një ligjëratë sensibilizuese...
09/10/2025

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, stafi i Qendrës së Shëndetit Mendor mbajti një ligjëratë sensibilizuese mbi rëndësinë e kujdesit te shëndetit mendor ne Shkollen e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni “ në Prizren .

Address

Rruga “Xhevat Berisha “
Prizren
20000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram