Prolab Medical Center & Laboratory

Prolab Medical Center & Laboratory Medical Center & Laboratory-Rahovec

Çaji i gjelbër është mëse i nevojshëm për promovimin e shëndetin. 🍵 Ka përbërës që e bëjnë konsumimin e tij (çajit të gj...
31/03/2026

Çaji i gjelbër është mëse i nevojshëm për promovimin e shëndetin. 🍵

Ka përbërës që e bëjnë konsumimin e tij (çajit të gjelbër) shumë të dobishëm për shëndetin tonë.

Benefitet kryesore:

🔸 Rregullon presionin e gjakut; 🩸
🔸 Përmirëson funksionimin e zemrës; 🫀
🔸 Zvoglon rrezikun nga diabeti;
🔸 Optimizon funksionin e trurit; 🧠
🔸 Ndihmon në dobësim;
🔸 Kujdeset për shëndetin e dhëmbëve; 🦷
🔸 Minimizon mundësitë e prekjes nga kanceri.

Ekspertët shëndetësorë këshillojnë që këtë çaj ta konsumojmë çdo ditë, nga dy apo tre filxhana në mënyrë që të optimizojmë dobinë. 🍵

Prolab Medical Center & Laboratory

Dr.Ibrahim VuçitërnaInternist ⏰Çdo të Hëne, Mërkure dhe të Premte nga ora 16:00 - 20:00 Një internist merret me diagnost...
27/03/2026

Dr.Ibrahim Vuçitërna
Internist

⏰Çdo të Hëne, Mërkure dhe të Premte nga ora 16:00 - 20:00

Një internist merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të organeve të brendshme.

Internisti zakonisht trajton:
📌 Sëmundjet e zemrës, Hipertensioni arterial (tensioni i lartë), sëmundja koronare e zemrës, insuficienca kardiake etj.

📌 Sëmundjet e mushkërive,
Astma, bronkiti kronik, infeksione respiratore (grip, pneumoni) etj

📌 Sëmundjet metabolike dhe endokrine: Diabeti, probleme me tiroiden (hipo/hipertiroidizëm) çrregullime të lipideve etj

📌 Sëmundjet e traktit tretës
Gastriti, ulçera, probleme me mëlçinë (hepatit, steatozë) etj

📌 Sëmundjet e gjakut
Anemia, çrregullime të koagulimit etj

📌 Infeksione të ndryshme
Infeksione urinare, infeksione sistemike, sëmundjet e veshkave etj

Për këto dhe shumë të tjera, ju pret mjeku juaj në Prolab Medical Center & Laboratory.

⏰Caktoni terminin tuaj👇🏻
📲049 999 393
📍Rr. Xhelal Hajda, Rahovec

📌IgE specifike inhalatore🔹PërshkrimiAlergjitë inhalatore janë reaksione alergjike që shkaktohen nga inhalimi i alergjenë...
24/03/2026

📌IgE specifike inhalatore

🔹Përshkrimi
Alergjitë inhalatore janë reaksione alergjike që shkaktohen nga inhalimi i alergjenëve, si poleni, pluhuri i shtëpisë, bari, myku, kafshët shtëpiake, etj. Këto alergjenë mund të shkaktojnë inflamacion në rrugët e frymëmarrjes, duke rezultuar në simptoma të ndryshme, bllokim, teshtitje, shtrëngim i fytit, kollitje, etj.

Testi i alergjisë është një mënyrë e vlerësimit të reagimit të trupit ndaj alergjenëve të ndryshëm. Ky test ndihmon në identifikimin e substancave të cilat shkaktojnë alergji tek një individ.
IgE (Imunoglobina E) paraqet një klasë të antitrupave që janë të shoqëruar me reaksione alergjike. Testi e matë sasinë e IgE specifike në gjak për të zbuluar një alergji ndaj një substance të veçantë.

🔹Vlerat referente: NEGATIV

🔹 Si të testohemi

•Para testit: Nuk ka kufizime për lëngjet ose barnat përveç nëse kërkohet me udhëzim mjekësor.
•Gjatë testit: merret 2 - 4 ml mostër gjaku, i cili testohet për praninë e antitrupave tipikë alergjikë (antitrupat IgE) kundër substancave të ndryshme alergjike.
•Pas testimit: ushtroni presion 3 deri në 5 minuta në vendin e shpimit të venës.

►IgE specifike inhalatore kryhet me teknologji moderne dhe staf profesional e me përvojë në laboratorin Prolab.

Prolab Medical Center & Laboratory

Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve të fesë islame! 🌙Ju njoftojmë se për nder të festës së Fitër Bajramit do të je...
20/03/2026

Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve të fesë islame! 🌙

Ju njoftojmë se për nder të festës së Fitër Bajramit do të jemi në pushim deri të dielën.
Orari i rregullt fillon në ditën e hënë, më 23 Mars.

Në mënyrë që rezultatet e analizave tuaja të jenë sa më efektive dhe të sakta, një pjesë e rëndësishme i takon pacientit...
16/03/2026

Në mënyrë që rezultatet e analizave tuaja të jenë sa më efektive dhe të sakta, një pjesë e rëndësishme i takon pacientit: se si vepron me organizmin para se t'i nënshtrohet analizave.

Prolab ndan me ju disa këshilla, se çfarë duhet të bëni para se të kryeni analiza biokomike:
🔹Një ditë para se të vini në laborator konsumoni ushqim të lehtë deri në orën 18:00
🔹Pas orës 18:00 është më mirë që të pini ujë apo lëngje pa sheqer, por asesi alkool apo kafe
🔹 Shmangni aktivitetet e rënda fizike
🔹Në mëngjes, para se të vini në laborator, nuk duhet të hani dhe të pini asgjë perveq ujit
🔹Nëse merrni rregullisht terapi, nuk duhet ta merrni dozën e ilaçit në mëngjes, sepse ilaçet ndikojnë në saktësinë e rezultateve tuaja.

Prolab Medical Center & Laboratory

📌 Çfarë është Spirometria Spirometria është një ekzaminim i thjeshtë që shërben për të përcaktuar gjendjen funksionale d...
11/03/2026

📌 Çfarë është Spirometria

Spirometria është një ekzaminim i thjeshtë që shërben për të përcaktuar gjendjen funksionale dhe kapacitetin e performancës së mushkërive dhe rrugëve të frymëshkëmbimit. Sasia e ajrit dhe shkalla e kalimit të tij gjatë frymëthithjes (inspiracionit) dhe frymënxjerrjes (ekspiracionit) maten duke përdorur një aparat të quajtur Spirometër. Spirometria është veçanërisht e përshtatshme për diagnozën dhe kontrollin e trajtimit të sëmundjeve kronike të mushkërive, të tilla si astma, bronkiti ose SPOK (sëmundja pulmonare obstruktive kronike).

Spirometria është një ekzaminim i fushës së Pneumologjisë, një degë e Mjekësisë së brendshme.

📌 A kërkon ky ekzaminim ndonjë përgatitje të veçantë?

Spirometria zgjat rreth 5 minuta dhe nuk kërkon ndonjë përgatitje të veçantë. Megjithatë, ky ekzaminim nuk duhet të kryhet menjëherë pas ushqimit, sepse ngarkesa e ushqimit mund të ndikojë në rezultatet e matjes.

📌 Çfarë duhet të sqarohet përpara kryerjes së spirometrisë ?

Spirometria mund të kryhet pa ndonjë sqarim të veçantë.

📌 Si realizohet Spirometria ?

Gjatë ekzaminimit, pacienti merr frymë në pajisjen matëse (spirometër) përmes një tubi, ndërsa hunda është e mbyllur me kapëse në mënyrë që i gjithë ajri të thithet dhe të nxirret vetëm përmes gojës. Duke ndjekur udhëzimet, fillimisht pacienti merr frymë thellë, dhe më pas e nxjerr atë sa më shpejt dhe sa më fort që të mundet, vetëm përmes gojës. Pastaj ai merr frymë thellë përmes gojës përsëri. Gjatë ekzaminimit, duhet bërë një sforcim i rëndësishëm nga ana e pacientit, pasi kjo është thelbësore për marrjen e vlerave të sakta të matjes. Të dhënat e matura vlerësohen drejtpërdrejt në formën e grafikëve dhe pastaj nga aparati i Spirometrisë printohet rezultati.

📌 Kur përdoret spirometria ?

Ekzaminimi përdoret për diagnostikimin dhe kontrollin terapeutik të sëmundjeve të ndryshme të mushkërive dhe të rrugëve të frymëshkëmbimit.

Arsyet e shpeshta për kryerjen e spirometrisë janë:

🔹 Bronkiti kronik

🔹 Astma bronkiale

🔹 SPOK

🔹 Inflamacioni ose zgjerimi i mushkërive

Ky shërbim kryhet në Prolab Medical Center & Laboratory me aparatin më të sofistikuar SPIROMETËR SP100 dhe me personel profesional.

Prolab Medical Center & Laboratory

💐Sot për Ditën e Gruas, Prolab ndan disa këshilla shëndetësore që vlejnë për çdo grua!Shumë gra e kanë zakon të kujdesen...
08/03/2026

💐Sot për Ditën e Gruas, Prolab ndan disa këshilla shëndetësore që vlejnë për çdo grua!

Shumë gra e kanë zakon të kujdesen për nevojat e shëndetit dhe mirëqenies së të tjerëve përpara se të kujdesen për veten e tyre. Por fakti është se ju jeni në të vërtetë në një pozicion më të mirë për të ofruar kujdes për njerëzit më të rëndësishëm për ju kur e bëni kujdesin tuaj shëndetësor një prioritet kryesor.

Pavarësisht se cila është mosha apo gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore, këto 7 këshilla shëndetësore mund t'ju ndihmojnë të rrisni shanset për një shëndet më të mirë gjatë gjithë jetës suaj!

Urime 8 MARSI!💐

Prolab Medical Center & Laboratory

📌 Çfarë është një EKG apo Elektrokardiografia EKG është një metodë e thjeshtë që shërben për diagnostikimin e çrregullim...
06/03/2026

📌 Çfarë është një EKG apo Elektrokardiografia

EKG është një metodë e thjeshtë që shërben për diagnostikimin e çrregullimeve të zemrës dhe kontrollin e terapisë në pacientët me probleme të zemrës. Në elektrokardiografi (EKG), valët elektrike-fiziologjike të zemrës, të cilat krijohen gjatë çdo rrahje zemre, transmetohen nga elektrodat dhe shprehen si kurba në letrën e elektrokardiogramës.
EKG është një ekzaminim i mjekësisë së përgjithshme dhe kardiologjisë, që është një degë e mjekësisë së organeve të brendshme (mjekësia interne).

📌 A kërkon ky ekzaminim ndonjë përgatitje paraprake specifike ?

EKG mund të realizohet pa asnjë përgatitje specifike. Në mënyrë që elektrodat të ngjiten mirë, lëkura në zonën e kraharorit duhet të jetë sa më e pastër dhe jo e yndyrshme.

📌 Çfarë duhet të sqarohet përpara ekzaminimit ?

Përpara realizimit të elektrokardiografisë nuk është i nevojshëm asnjë sqarim. Kujdes duhet treguar për ndonjë alergji të mundshme ndaj elektrodave që do të ngjiten në lëkurë.

📌 Si realizohet Elektrokardiografia ?

Ekzaminimi realizohet në pozicionin shtrirë. Valët elektrike të zemrës shpërndahen nëpërmjet disa elektrodave të ngjitshme, që janë pozicionuar në vende të ndryshme: në rajonin e zemrës dhe në kyçet e duarve dhe të këmbëve. Secila nga elektrodat i transmeton valët tek pajisja e EKG-së me anë të kabllit, i cili i shpreh valët e zemrës si kurba në letër ose i shfaq ato në monitor. Ekzamnimi zgjat 5-10 minuta dhe është krejtësisht i padhimbshëm. Pas përfundimit, elektrodat hiqen.

📌 Kur kryhet Elektrokardiografia ?

EKG përdoret në rastet e çrregullimeveve kardiake, për të diagnostikuar dhe kontrolluar terapinë e sëmundjeve të zemrës. EKG konsiderohet edhe pjesë e mjekësisë parandaluese, sepse kryhet para çdo operacioni ose para fillimit të çdo trajtimi, që kërkon një zemër të shëndetshme.

Arsyet më të shpeshta për kryerjen e elektrokardiografisë janë:

🔹 Aritmia: rrahje tepër të shpejta të zemrës (takikardi), fibrilacion atrial, fibrilacion ventrikular, rrahje tepër të ngadalta të zemrës (bradikardi), rrahje të zemrës jashtë rradhe (ekstrasistola)

🔹 Ngushtimi i arterieve koronare (sëmundja koronare e zemrës)

🔹 Infarkti i miokardit

🔹 Insufiçienca kardiake

🔹 Hipertrofia kardiake

🔹 Çrregullimet e funksionit të zemrës, si efekt anësor i medikamenteve

🔹 Çrregullime të sasisë së mineraleve në gjak (kaliumi, natriumi, magnezi)

🔹 Mjekësia parandaluese

🔹 Kontrolli shëndetësor në mjekësinë sportive

Ky shërbim kryhet në Prolab Medical Center & Laboratory me aparaturën më të sofistikuar ECG300G 12 kanalësh dhe me personel profesional.

Prolab Medical Center & Laboratory

27/02/2026

Përmes teknologjisë së fundit, drejtë synimit për shërbime sa më cilësore.
DIESSE Chorus Trio

Paqi shëndet dhe plot begati gjatë këtij muaji të shenjtë! 🌙
19/02/2026

Paqi shëndet dhe plot begati gjatë këtij muaji të shenjtë! 🌙

Saktësia, përkushtimi dhe puna janë themeli i çdo shteti të fortë!Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë! 🇽🇰
17/02/2026

Saktësia, përkushtimi dhe puna janë themeli i çdo shteti të fortë!

Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë! 🇽🇰

Ushqimi i shëndetshëm është një hap i rëndësishëm për mirëqenien, por vetëm analizat tregojnë nivelin real të vitaminave...
09/02/2026

Ushqimi i shëndetshëm është një hap i rëndësishëm për mirëqenien, por vetëm analizat tregojnë nivelin real të vitaminave dhe mineraleve në organizëm! 🥬

Kujdesu për shëndetin tënd me kontrolle të rregullta!

Në Prolab Medical Center & Laboratory, analizat kryhen me saktësi dhe standard profesional, për vendime të duhura për shëndetin tuaj! ✅

Address

Xhelal Hajda P. N
Rahovec
21000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prolab Medical Center & Laboratory posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Prolab Medical Center & Laboratory:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category