QKMF-Skenderaj Shërbimi shëndetësor shtëpiak

QKMF-Skenderaj Shërbimi shëndetësor shtëpiak Shërbimi shëndetësor shtëpiak 🚑💉💊
QKMF "Dr.Fatmir Fazlija" në Skenderaj
☎️ +383 43 505 468
☎️ +383 43 505 648

14/11/2025

❤️

🩺 Një pjesë e ekipit tonë të përkushtuar, që çdo ditë kujdeset me profesionalizëm dhe dashuri për shëndetin dhe mirëqeni...
14/11/2025

🩺 Një pjesë e ekipit tonë të përkushtuar, që çdo ditë kujdeset me profesionalizëm dhe dashuri për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Skenderajt.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Komunës së Skenderajt dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – Skenderaj, ofrojmë shërbime mjekësore shtëpiake dhe kujdes paliativ FALAS për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe pacientët me sëmundje kronike që nuk kanë mundësi të lëvizin.

Ky bashkëpunim është shembull i vlerave të vërteta profesionale dhe humane – duke sjellë kujdesin aty ku ai ka më shumë rëndësi: në shtëpitë e pacientëve, pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme.

💙 Mirënjohje e thellë për secilin anëtar të këtij ekipi – për zemrën, durimin, profesionalizmin dhe humanitetin që e japin çdo ditë në shërbim të komunitetit.

✅ Shërbimet ofrohen FALAS për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara që nuk mund të lëvizin vetë.
📍 Shërbimi shëndetësor shtëpiak – Skenderaj
QKMF “Dr. Fatmir Fazlija” – Skenderaj
☎️ +383 43 505 468
☎️ +383 43 505 648

07/11/2025

🩺 Kujdesi që vjen te ju – çdo ditë, me zemër, përkushtim dhe dashuri 💙💚

Në Skenderaj, kujdesi nuk është vetëm shërbim shëndetësor – është prekje njerëzore, respekt dhe mbështetje e pakushtëzuar për ata që kanë më së shumti nevojë.
Ekipet tona, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt dhe QKMF “Dr. Fatmir Fazlija”, janë çdo ditë në terren për t’u sjellë pacientëve kujdes paliativ dhe shërbime shëndetësore në shtëpi, aty ku ata ndihen më të sigurt: në shtëpinë e tyre. 🏡

❤️ Falënderim i veçantë shkon për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin tonë të përkushtuar, të cilët çdo ditë trokasin në dyert e njerëzve në nevojë me buzëqeshje, mirësi dhe profesionalizëm.
Ata janë forca jonë – njerëzit që e kthejnë kujdesin në humanitet dhe shpresën në realitet.

🩺 Nga trajtimi i plagëve, infuzionet, vizitat mjekësore, këshillimet profesionale, e deri te mbështetja emocionale për pacientët dhe familjarët – çdo shërbim kryhet me zemër dhe me respekt të thellë për secilin pacient.

✅ Shërbimet ofrohen FALAS për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara që nuk mund të lëvizin vetë.

📍 Shërbimi shëndetësor shtëpiak – Skenderaj
QKMF “Dr. Fatmir Fazlija” – Skenderaj
☎️ +383 43 505 468
☎️ +383 43 505 648

01/11/2025
💙
04/10/2025

💙

Kujdesi ndaj pacientëve që nuk mund të shkojnë në QKMF për të marrë shërbime shëndetësore, është njëra prej sfidave të shumë komunave, por jo edhe për qytetarët e Skenderajt. Kjo ngase për ta po kujdeset “KosovaMed” që po ofron shërbimin shtëpiak për pacientët që nuk kan...

❤️
04/10/2025

❤️

Kujdesi ndaj pacientëve që nuk mund të shkojnë në QKMF për të marrë shërbime shëndetësore, është njëra prej sfidave të shumë komunave, por jo edhe për qytetarët e Skenderajt. Kjo ngase për ta po kujdeset “KosovaMed” që po ofron shërbimin shtëpiak për pacientët që nuk kan...

💙
04/10/2025

💙

02/10/2025

𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐮𝐚𝐦 𝐦𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐧ë 𝐒𝐤𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐚𝐣

Karvani shëndetësor përSHËNDETje u stacionua sot në sheshin e qytetit të Skenderajt, ku qytetarët patën mundësinë të informohen dhe të përfitojnë nga shërbime të ndryshme shëndetësore. Aktivistët tanë, përmes stacioneve tematike, informuan qytetarët mbi:
• dëmet nga duhanpirja 🚭
• pasojat e konsumimit të tepruar të alkoolit 🍷
• përfitimet e ushqyerjes së shëndetshme 🥗
• rëndësinë e aktivitetit fizik 🏃🏻‍♂️

👩‍⚕️ Personeli i përkushtuar i QKMF Skenderaj ofroi këshilla të vlefshme mbi sëmundjet jo-ngjitëse, si dhe m***e falas të:
• BMI (indeksi i masës trupore) ⚖️
• Glikemisë (sheqerit në gjak) 🩸
• Tensionit arterial ❤️

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe QKMF Skenderaj.
Karvanet shëndetësore dhe sesionet mbi sëmundjet jo-ngjitëse po implementohen nga OJQ “Mundësia” në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor” (AQH), i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

🖐🏻 përSHËNDETje nga Skenderaji!



02/10/2025

𝐌𝐛𝐫𝐨𝐡𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐓ë𝐧𝐝𝐞

Sezoni i gripit po afrohet dhe është koha e duhur për t’u vaksinuar! Vaksina kundër gripit është mënyra më e sigurtë dhe më efektive për të parandaluar infektimin dhe për të shmangur komplikimet serioze që mund të sjellë ky virus.

𝐏𝐬𝐞 𝐭ë 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐨𝐡𝐞𝐬𝐡?

Gripi nuk është thjesht një ftohje e zakonshme. Ai mund të shkaktojë sëmundje të rënda, veçanërisht tek fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina ndihmon trupin të ndërtojë imunitet dhe të luftojë virusin para se të jetë vonë.

Ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧?

Mbrojtje nga llojet më të zakonshme të gripit këtë sezon

Reduktim i shanseve për shtrimin në spital dhe komplikime të tjera

Mbrojtje e familjes dhe komunitetit duke parandaluar përhapjen e virusit

Vaksinohu kundër Gripit në QKMF Skenderaj

02/10/2025

𝟏 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢 – 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐍𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐭ë 𝐌𝐨𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫𝐯𝐞

Sot shënuam Ditën e të Moshuarve me një sesion shëndetësor të mbajtur në Shtëpinë e të Moshuarve “Zaim Bajrami”, Skenderaj.

Tema e sesionit ishte Hipertensioni, ku u dhanë këshilla të vlefshme për kujdesin ndaj shëndetit dhe mirëqenies së gjeneratës së artë.

Ky aktivitet u realizua nga OJQ “Mundësia”, në bashkëpunim me Drejtoria e Shëndetësisë dhe 𝐐𝐊𝐌𝐅 𝐒𝐤𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐚𝐣, në kuadër të projektit AQH (Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor), i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swiss TPH.

Kujdesi dhe respekti ndaj të moshuarve mbetet prioriteti ynë!

06/06/2025

QKMF Skenderaj u uron të gjithë besimtarëve muslimanë Gëzuar Kurban Bajramin, duke ju dëshiruar paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja.

Address

Rruga Bekim Berisha/Abeja Pn, Skënderaj, Albania
Skenderaj
41000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF-Skenderaj Shërbimi shëndetësor shtëpiak posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to QKMF-Skenderaj Shërbimi shëndetësor shtëpiak:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram