Barnatore Bujqësore “Yllza”

Barnatore Bujqësore “Yllza” Agriculture Company

Preparatet për spërkatjen dimërore të pemëve dhe hardhise.🍎🍐🍒🍇- Spërkatja dimërore e pemëve  është masë agroteknike obli...
24/01/2024

Preparatet për spërkatjen dimërore të pemëve dhe hardhise.🍎🍐🍒🍇

- Spërkatja dimërore e pemëve është masë agroteknike obligative me anë të së cilës eliminohet një numër i madh i shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve, të cilët kanë qenë prezent në vitin paraprak në pemishten tonë, duke na shkaktuar humbje mjaft të mëdha si në rendiment po ashtu edhe në cilësi të frutave që ne i prodhojmë.

- Spërkatja dimërore është masa më e rëndësishme preventive që ndikon në zvogëlimin e intensitetit të dëmtuesve të ndryshëm dhe në zvogëlimin e intensitetit të sëmundjeve.

- Para se të fillohet me spërkatje, më parë është mirë të kryhet krasitja e pemëve, të eliminohen degët e thyera, të infektuara, të eliminohen frutat e mbetur etj..
Me spërkatje dimërore ndikohet në mënyrë preventive, ku bëhet eliminimi dhe zvogëlimi i infeksioneve, nga shkaktarë të ndryshëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve.

- Spërkatja duhet të kryhet në mot të mirë, pa erë dhe në temperaturë mbi 10°C.

03/03/2023
23/02/2023

Të nderuar fermerë,

Tani është koha për krasitjen e të gjitha llojeve të pemëve. Ju lutem shfrytëzoni maksimalisht kohën për krasitjen e pemëve në përgjithësi, pasi dikur bëhet vonë dhe efektet janë shumë më të vogla.

Sipas kohës kur kryhet krasitja kemi dy lloj krasitje:
1. Krasitja gjatë periudhës së qetësisë dimërore dhe
2. Krasitja e gjelbër e cila bëhet gjatë vegjetacionit.

Këtu do të sqarojmë krasitjen dimërore, çka është krasitja, pse dhe kur aplikohet.

Çka është krasitja
Krasitja është një masë e rregullt vjetore e cila realizohet gjatë periudhës së qetësisë dimërore dhe gjatë vegjetacionit. Qëllimi i krasitjes është që të sigurohet mundësia e rritjes dhe e zhvillimit të degëzave me sytha prodhuese. Krasitjet e rregullta vjetore ndikojnë në rinovimin e vazhdueshëm të bimëve, si dhe siguron një ekuilibër ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.
Pra krasitja është ARTI i ndryshimit të mënyrës natyrore të rritjes së pemëve, në një rritje më të përshtatshme për të prodhuar një sasi dhe cilësi më të lartë. Roli i krasitjes është shumë i madh dhe ndonjëherë edhe vendimtar për prodhimtarin e pemëve.

Pse dhe kur aplikohet krasitja
Përmes krasitjes kryhet formimi i kurorës, eliminon prodhimin periodik të pemëve (siç ka qenë më parë që një vit jep fruta një vit jo, përmes krasitjes mënjanohet kjo dukuri). Aplikimi i krasitjes rritë jetëgjatësinë e pemës dhe eliminohen edhe degëzat. Përmes krasitjes rregullohet edhe depërtimi i rrezeve të diellit, pra ndriçimi më i mirë, ajrosja më e mirë. Kështu që me depërtim të rrezeve të diellit dhe ajrosjes më të mirë ka ndikim edhe në pengimin e zhvillimit të sëmundjeve të pemës. E krejt këta faktorë pastaj kanë ndikim në prodhimtari sasiore dhe cilësore.
Vendoset raport i drejtë i qarkullimit të materieve ushqyese ndërmjet sistemit rrënjor dhe atij mbitokësor, si dhe ndërmjet pjesëve të veçanta të kurorës duke bërë të mundur kështu shfrytëzimin e plotë të hapësirës që ka në dispozicion.
Krasitja e pemëve dimërore drufrutore aplikohet gjatë periudhës së qetësisë natyrore të pemës (qetësisë dimërore), më mirë është të aplikohet pas periudhës kur pemët ju nënshtrohen temperaturave të ulëta, varësisht prej kushteve klimatike- temperaturave, muajt më të përshtatshëm për krasitje janë Shkurt – Mars.

Pra, fermerë të nderuar është koha për krasitje, andaj shfrytëzoni këtë periudhë kohore shumë të rëndësishme për zhvillim dhe prodhimtari normale tek kulturat pemëtarë.

Për çdo këshillë apo sqarim rreth krasitjes dimërore apo këshillave tjera në përgjithësi për bujqësi dhe zhvillim rural drejtohuni tek këshilltarët e QKIK (Qendrat Këshilluese Informative Komunale), po ashtu në QKIK mund të furnizoheni edhe me materiale të shtypura rreth nevojave tuaja.

Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, MBPZHR
Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e “Ish - Ramiz Sadiku”, Nr. 120 Kati III, Prishtinë – Kosova
Tel. 383- (0)3820038426

09/01/2023
🐕‍🦺🐾🐩
12/12/2022

🐕‍🦺🐾🐩

19/11/2022
👷‍♂️🥾👨‍🔧🥾
19/11/2022

👷‍♂️🥾👨‍🔧🥾

🌾🚜⏳🌾
06/10/2022

🌾🚜⏳🌾

🚜🌾👩‍🌾
03/02/2022

🚜🌾👩‍🌾

29/10/2021

Fermerë të nderuar,

Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës, ju njofton se në këtë periudhe është momenti më i volitshëm i mbjelljes së kulturës vjeshtore – grurit.

Me këtë rast ju rekomandojmë që të përcillen kushtet atmosferike dhe të gjeni momentin më të volitshëm për mbjellje varësisht nga vendi ku jetoni dhe lloji i tokës.

Ju sugjerojmë që të kryeni punimin themelor të tokës, pra përgatitjen për mbjellje të tokës me grurë.

Po ashtu, apelojmë të keni kujdes në përzgjedhjen e farës dhe plehut cilësor, dhe për çdo këshillë të nevojshme të bashkëpunoni me ekspertët komunalë dhe me ekspertë të sh*tjeve të imputeve.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këshilltarët në teren, ku në secilën komunë mund të lajmëroheni në Drejtorinë apo Zyrën për Bujqësi, ose në zyrën qendrore të shërbimit këshillimor në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rr. “Ukshin Hoti”, Kompleksi “Ramiz Sadiku”, nr. 120 kati III, Prishtinë, ose në tel. 383 (0) 38 200 38426.

Ju pastë puna bereqet!

Me respekt,

Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës

Address

Rr. Mehmet Bytyci, Reshtan
Suharekë
23000

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 19:00
Sunday 08:00 - 18:00

Telephone

0038349153276

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Barnatore Bujqësore “Yllza” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Barnatore Bujqësore “Yllza”:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram