23/12/2025
🔬 MxA & CRP – Dallimi mes infeksioneve virale dhe bakteriale
Në Laboratorin MrikaLab, tani realizohet analiza MxA/CRP, e cila ndihmon mjekun të përcaktojë natyrën e infeksionit.
🧪 Çfarë është MxA?
MxA (Myxovirus resistance protein A) është një marker specifik që rritet kryesisht në infeksionet virale.
🧪 Çfarë është CRP?
CRP (C-Reactive Protein) është një marker i inflamacionit që rritet më shpesh në infeksionet bakteriale, por edhe në gjendje të tjera inflamatore.
Si bëhet dallimi viral apo bakterial?
🔹 MxA i rritur + CRP normal / pak i rritur → Infeksion viral
🔹 CRP i rritur + MxA normal → Infeksion bakterial
🔹 Të dyja të rritura → Mundësi infeksioni të kombinuar ose gjendje më komplekse (vlerësohet nga mjeku)