07/02/2026
Torticollis myogenes congenita është një çrregullim muskuloskeletal i lindur që shfaqet zakonisht në javët e para të jetës. Karakterizohet nga shkurtimi dhe fibrozimi i muskulit sternocleidomastoideus, më shpesh unilateral ( prek vetëm njërën anë të qafës, muskuli në anën e majtë ose të djathtë është i shkurtuar) duke shkaktuar devijim të kokës nga ana e prekur dhe rotacion të fytyrës në drejtim të kundërt.
Shkaktarët kryesorë përfshijnë:
• Pozicionin jo adekuat intrauterin (pozicioni i foshnjës brenda mitrës)
• Trauma gjatë lindjes (sidomos lindjet e vështira ose me instrumente)
• Ishemi lokale e muskulit që çon në fibrozë
Trajtimi është kryesisht konservativ dhe fizioterapeutik, dhe sa më herët të fillojë, aq më i mirë është rezultati. Ai përfshin:
• Ushtrime të kontrolluara të shtrirjes pasive dhe aktive të qafës
• Stimulim të simetrisë së lëvizjeve dhe pozicionim korrekt
• Edukimin e prindërve për pozicionimin e përditshëm të foshnjës
• Monitorim të rregullt të progresit funksional
Për më tepër mund ta vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri apo të kontaktoni në numër kontakti +38345620411.