Qendra Mjekësore Suedeze për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim

  • Home
  • Kosovo
  • Zegra
  • Qendra Mjekësore Suedeze për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim

Qendra Mjekësore Suedeze për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Mjekësore Suedeze për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim, Zhegër, Zegra.

• Mbi 20 vite përvojë profesionale
(të shkolluar jashtë e brenda Kosovës)
🎓👨‍⚕️🇸🇪🇽🇰🇬🇧🇪🇦🌍
• Klinikë moderne
• Aparaturë bashkëkohore
• Protokolle individuale terapeutike
• Termini gjithmonë i obliguar për konsultim dhe trajtim në: +38346154166!

Nuk lejoj që stresi i të panjohurës të ndikojë në shëndetin tim dhe e dëgjoj trupin tim kur më dërgon sinjale shqetësimi...
27/10/2025

Nuk lejoj që stresi i të panjohurës të ndikojë në shëndetin tim dhe e dëgjoj trupin tim kur më dërgon sinjale shqetësimi.

- Cobie Smulders

"SUKSESI NUK ËSHTË RASTËSI!"

Ti nuk je sëmundja jote. Ke një histori individuale për të treguar. Ke një emër, një histori, një personalitet. Të qëndr...
25/10/2025

Ti nuk je sëmundja jote. Ke një histori individuale për të treguar. Ke një emër, një histori, një personalitet. Të qëndrosh vetvetja është pjesë e betejës.

— Julian Seifter

"SUKSESI NUK ËSHTË RASTËSI!"

Vendi i parë ku e humbasim betejën është në mënyrën tonë të të menduarit. Nëse mendon se është e përhershme, atëherë ësh...
23/10/2025

Vendi i parë ku e humbasim betejën është në mënyrën tonë të të menduarit.
Nëse mendon se është e përhershme, atëherë është e përhershme.
Nëse mendon se i ke arritur kufijtë e tu, atëherë i ke arritur. Nëse mendon se nuk do të shërohesh kurrë, atëherë nuk do të shërohesh.

D͎u͎h͎e͎t͎ ͎t͎ë͎ ͎n͎d͎r͎y͎s͎h͎o͎s͎h͎ ͎m͎ë͎n͎y͎r͎ë͎n͎ ͎t͎ë͎n͎d͎e͎ ͎t͎ë͎ ͎t͎ë͎ ͎m͎e͎n͎d͎u͎a͎r͎i͎t͎.͎

Duhet ta shohësh gjithçka që të mban prapa, çdo pengesë, çdo kufizim si të përkohshëm.

— Joel Osteen

"SUKSESI NUK ËSHTË RASTËSI!"

"Nëse mund të shëroni, shëroni; nëse nuk mund të shëroni, qetësoni; nëse nuk mund të qetësoni, ngushëlloni."~ Augusto Mu...
20/10/2025

"Nëse mund të shëroni, shëroni; nëse nuk mund të shëroni, qetësoni; nëse nuk mund të qetësoni, ngushëlloni."

~ Augusto Murri

"SUKSESI NUK ËSHTË RASTËSI!"

Si të mbrohemi nga ajri i ndotur nga zjarret 🔥Gjatë ditëve të fundit zjarret në pyje dhe në hapësira të hapura kanë ndod...
29/07/2025

Si të mbrohemi nga ajri i ndotur nga zjarret 🔥

Gjatë ditëve të fundit zjarret në pyje dhe në hapësira të hapura kanë ndodhur shpesh edhe në vendin tonë. Përveç rrezikut nga vetë flakët, një rrezik i madh është tymi që lëshojnë këto zjarre, i cili ndot ajrin dhe dëmton shëndetin. Kjo është sidomos e rrezikshme për fëmijët, të moshuarit dhe ata që kanë probleme me zemrën apo mushkëritë.

Tymi përmban grimca shumë të vogla dhe gazra të dëmshme që mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje, kollë, djegie të syve, si dhe përkeqësim të sëmundjeve kronike.

IKSHPK ndan me ju disa këshilla të thjeshta që mund të ndihmojnë për t’u mbrojtur në situata të tilla.

🛑Çfarë të bëjmë kur ka tym nga zjarret?

1. Qëndroni brenda në shtëpi 🏠

• Mbani dritaret dhe dyert të mbyllura.
• Mundohuni ta mbani shtëpinë të freskët dhe të pastër.
• Mos dilni jashtë për vrapim ose punë fizike kur ajri është i ndotur.
• Nëse në shtëpi keni klimë (kondicioner ajri), vendoseni në opsionin “ri-qarkullim” që të mos thithni ajër nga jashtë.
• Nëse duhet të dilni jashtë – përdorni ndonjë lloj maske apo mbulese për të mbuluar mirë hundën dhe gojën.

2. Pastroni ajrin në shtëpi 🌬️

• Nëse keni pastrues ajri me filter në shtëpi, përdoreni.
• Mos ndizni qirinj apo mos piqni ushqim që krijon tym brenda shtëpisë.

3. Në veturë 🚗

• Mbani dritaret mbyllura dhe përdorni ajrimin në sistemin e ri-qarkullimit

4. Kujdes i veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike 👶👴👵🫁❤️

• Kontrolloni nëse dikush ka kollë, frymëmarrje të rënduar apo ndjehet shumë i lodhur.
• Mos i lejoni fëmijët të luajnë jashtë kur ka tym.
• Nëse ndiheni keq, lajmërohuni menjëherë te mjeku!

Mos harroni pra, që edhe pasi zjarret të jenë fikur, tymi dhe grimcat e dëmshme qëndrojnë në ajër për orë apo ditë, prandaj kujdesi për shëndetin tuaj dhe të familjes mbetet i rëndësishëm! 🫁👨‍👩‍👧‍👦

Burimi: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

9 fakte interesante rreth trurit me referenca shkencore 1. Truri nuk ndjen dhimbje, edhe pse ai është përgjegjës për dër...
29/07/2025

9 fakte interesante rreth trurit me referenca shkencore

1. Truri nuk ndjen dhimbje, edhe pse ai është përgjegjës për dërgimin e sinjaleve të dhimbjes në pjesë të tjera të trupit.

📚 Referencë: Nahm, M., & Freeman, J. (2022). Neurobiology of Pain Processing. Nature Reviews Neuroscience.

2. 80% e trurit përbëhet nga ujë, prandaj dehidratimi ndikon ndjeshëm në funksionin e tij.

📚 Referencë: Benton, D., & Young, H. A. (2015). Dehydration and cognition. Nutrition Reviews.

3. Truri është më aktiv gjatë natës, gjatë fazave të gjumit si REM, kur përpunohen kujtimet dhe ëndrrat.

📚 Referencë: Walker, M. P. (2017). Why We Sleep. Scribner Publishing.

4. Sa më inteligjent që jeni, aq më shumë ëndrra shihni – ekziston lidhje mes aktivitetit kognitiv dhe përmbajtjes së ëndrrave.

📚 Referencë: Schredl, M., & Göritz, A. S. (2010). Dream recall frequency, attitude toward dreams, and the Big Five personality factors. Dreaming Journal.

5. Truri kërkon 20% të oksigjenit dhe kalorive të trupit, edhe pse përbën vetëm rreth 2% të peshës trupore.

📚 Referencë: Raichle, M. E., & Gusnard, D. A. (2002). Appraising the brain’s energy budget. Proceedings of the National Academy of Sciences.

6. Truri funksionon me rreth 10 vat energji, sa një llambë e vogël. Megjithatë, kryen miliarda procese në sekondë.

📚 Referencë: Lennie, P. (2003). The cost of cortical computation. Current Biology.

7. Informacioni në tru udhëton me shpejtësi të ndryshme, për shkak të tipeve të ndryshme të neuroneve dhe mielinizimit të tyre.

📚 Referencë: Waxman, S. G. (2006). Axonal conduction and injury in multiple sclerosis. Brain.

8. Truri ndryshon gjatë pubertetit, veçanërisht në zonat që përpunojnë emocionet, sjelljen dhe marrjen e vendimeve.

📚 Referencë: Blakemore, S.-J. (2012). Imaging brain development: the adolescent brain. NeuroImage.

9. Truri ka kapacitet të ruajë thuajse gjithçka, megjithatë kujtesa aktive varet nga rëndësia, përsëritja dhe emocionet.

📚 Referencë: Squire, L. R. (2004). Memory systems of the brain: A brief history and current perspective. Neurobiology of Learning and Memory.

"SUKSESI NUK ËSHTË RASTËSI!"

Qendra Mjekësore Suedeze për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim©
Lejohet shpërndarja , ndalohet kopjimi!

"Ekziston një ndryshim i madh midis trajtimit të pasojave dhe korrigjimit të shkakut."— D.D Palmer"SUKSESI NUK ËSHTË RAS...
23/07/2025

"Ekziston një ndryshim i madh midis trajtimit të pasojave dhe korrigjimit të shkakut."

— D.D Palmer

"SUKSESI NUK ËSHTË RASTËSI!"

Mbaji mendimet pozitiveSepse mendimet e tua bëhenFJALËT E TUAMbaji fjalët pozitiveSepse fjalët e tua bëhenSJELLJA JOTEMb...
22/07/2025

Mbaji mendimet pozitive
Sepse mendimet e tua bëhen
FJALËT E TUA

Mbaji fjalët pozitive
Sepse fjalët e tua bëhen
SJELLJA JOTE

Mbaje sjelljen pozitive
Sepse sjelljet e tua bëhen
ZAKONET E TUA

Mbaji zakonet pozitive
Sepse zakonet e tua bëhen
VLERAT E TUA

Mbaji vlerat pozitive
Sepse vlerat e tua bëhen
FATI YT

"SUKSESI NUK ËSHTË RASTËSI!"

Address

Zhegër
Zegra
60520

Opening Hours

Monday 08:30 - 12:30
15:00 - 19:00
Tuesday 08:30 - 12:30
15:00 - 19:00
Wednesday 08:30 - 12:30
15:00 - 19:00
Thursday 08:30 - 12:30
15:00 - 19:00
Friday 08:30 - 12:30
15:00 - 19:00

Telephone

+38346154166

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Mjekësore Suedeze për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Mjekësore Suedeze për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram