Hafsa Hijama Shkup

Hafsa Hijama Shkup Hixhamiste e çertifikuar në bazë fetare dhe shkencore ne Akademia Britanike për Shkenca Integruese. Për fëmijë me autizëm në Fushë Kosovë.

Dr Specijaliste Elbasana Gashi Eksperiencë 11-vjeçare në shërbim të grave 2 vite në shërbim të fëmijëve me autizëm.

10/11/2025

“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.” 🌿📢 APEL PËR KLIENTET (Femrat dhe Gratë)Es-selamu alejkum we rahmetull...
26/10/2025

“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.” 🌿

📢 APEL PËR KLIENTET (Femrat dhe Gratë)
Es-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu 🌿

Unë, si terapiste e hixhames me 12 vite përvojë pune, dua të ndaj me ju disa sqarime të rëndësishme me shumë dashuri e respekt për të gjitha motrat e mia.

Betohem për Allahun, gjatë gjithë këtyre viteve të punës sime nuk kam pasur asnjë koment negativ deri më tani dhe gjithmonë jam përpjekur të ndihmoj me sinqeritet e kujdes çdo grua që ka ardhur për terapi.

Por dua ta theksoj qartë se unë nuk jam psikologe.
Edhe pse kam përvojë të madhe dhe jam ballafaquar me shumë gra që kanë depresion ose probleme psikike, nuk ofroj trajtime psikologjike.

Ju lutem, mos më kontaktoni për raste që kërkojnë ndihmë psikologjike unë ofroj vetëm terapi natyrale dhe hixhame.

🩸 Dua gjithashtu të sqaroj një çështje të rëndësishme rreth praktikës së hixhames:
Këto ditë jam ballafaquar me një grua që ka probleme psikike dhe për pesë ditë me radhë po më dërgon foto nga hixhame të kryera me prerje shumë të thella, duke më mësuar si “duhet” të pritet, dhe duke thënë se hixhamja duhet të zgjasë 60 minuta.

❌ O ju gra, hixhamja nuk është masakrim!
Hixhamja nuk ka për qëllim të derdhë sa më shumë gjak dhe as të mbushen kupat me zor. Qëllimi i saj është rregullimi i qarkullimit të gjakut dhe pastrimi i trupit me mënyrën e duhur dhe të sigurt.

SubhanAllah! Nëse dikush mendon nga pacientët se është “eksperte”, le të mësojë më parë bazat fetare dhe shkencore të kësaj pune.
Unë nuk e shkruaj këtë për t’u lavdëruar, por për të sqaruar të vërtetën. Me përvojën që kam, por gjithmonë me qëllimin për hir të Allahut.

🤍 Një këshillë e fundit:
Mos flisni keq për asnjë Terapeute!!! KJO ËSHTË TURP !!!

Nëse nuk jeni të kënaqura me punën e ndonjë terapisteje, shkoni dhe i thoni me edukatë:
“Motër, nuk jam e kënaqur me punën tënde” dhe kërkoni arsyen, jo ta përhapni fjalën. Çdo terapiste ka metodën e vet dhe vendos kupat ndryshe sipas përvojës dhe nevojës së pacientit.
Besoj se tashmë jemi të qarta. ♥️

Me respekt : Ajshe Boshkovska

03/10/2025

✨ Masazhi i rregullt është më shumë se relaksim – ai është çelësi për një trup të shëndetshëm! ✨Shëndeti juaj është prio...
12/09/2025

✨ Masazhi i rregullt është më shumë se relaksim – ai është çelësi për një trup të shëndetshëm! ✨
Shëndeti juaj është prioriteti ynë.

Përfitimet e masazhit:
✅ Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit lëvizshmërinë
✅ Ndihmon në shërimin pas lëndimeve dhe zvogëlon spazmat e dhimbshme
✅ Parandalon problemet e ardhshme me muskujt dhe shtyllën kurrizore

Trupi juaj meriton kujdes nga një dorë e trajnuar! 💆‍♀️

📍 Hafsa Hijama Shkup – zgjedhja juaj për masazh të shëndetshëm dhe profesional.
Çairçanka: rr. Stojna Stevkova 116, Shkup
📞 Për termin kontaktoni në: +38970913036


Rigjenerim pas hixhames për shëndet optimal Frutat, supat dhe qumështi sipas Sunnetit për forcim të trupit dhe qetësim n...
06/09/2025

Rigjenerim pas hixhames për shëndet optimal
Frutat, supat dhe qumështi sipas Sunnetit për forcim të trupit dhe qetësim nervor.

Lista javore ushqimore pas hixhames (Per personat me Epilepsisë. )

Dita 1 (dita e hixhames)

Mengjes: Hurma (2 kokrra) + ujë i ngrohtë me mjaltë

Drekë: Supë p**e me karrota dhe patate

Pasdite: Banane ose mollë e butë

Darkë: Pure patatesh me pak mish p**e të zier

Dita 2

Mengjes: Kos i lehtë + një fetë bukë integrale me mjaltë

Drekë: Oriz i bardhë me perime të ziera (karrota, kungull)

Pasdite: Dardhë ose pjeshkë e butë

Darkë: Omletë me 1 vezë + bukë e zezë

Dita 3

Mengjes: Qumësht i ngrohtë + 1 hurmë

Drekë: Fileto peshku e zier ose e pjekur + perime të avulluara

Pasdite: Sallatë frutash (banane, mollë, portokall)

Darkë: Supë me thjerrëza të kuqe (e lehtë)

Dita 4

Mengjes: Kos + banane

Drekë: Makarona me pak vaj ulliri dhe perime të ziera

Pasdite: Mollë e pjekur

Darkë: Supë perimesh me pak mish viçi të butë

Dita 5

Mengjes: Qumësht i ngrohtë + 1 lugë mjaltë

Drekë: Oriz + mish p**e i zier + sallatë të zbutur (pa uthull)

Pasdite: Lëng portokalli i shtrydhur në shtëpi

Darkë: Patate të ziera + karrota të buta

Dita 6

Mengjes: Bukë integrale me gjalpë të butë + kos

Drekë: Supë me kungull dhe oriz

Pasdite: Pjeshkë ose dardhë

Darkë: Mish peshku me perime të buta

Dita 7

Mengjes: Hurma (2 kokrra) + ujë me mjaltë

Drekë: Supë p**e me oriz

Pasdite: Sallatë frutash të freskëta

Darkë: Pure patatesh + kungull i butë

Kujdes:

Shmang pije të gazuara, çokollata, shumë sheqer dhe ushqime të skuqura.

Pacienti duhet të pijë mjaft ujë gjatë ditës.

Ky regjim është i përkohshëm (1 javë pas hixhames), pastaj kthehet në dietën e zakonshme të shëndetshme.

Argument islame:

Ushqimet e lehta dhe fruta (hurma, banane, mollë, pjeshkë)

Hixhama largon gjakun “e keq” dhe toksinat nga trupi. Pejgamberi ﷺ ka rekomanduar ushqime të lehta pas saj për të ndihmuar trupin të rigjenerohet:

“Pas hixhames, hani ushqime të lehta dhe pini lëngje.” (Hadith, Sahih Buhari & Muslim)

Për epilepsinë:

Truri është organ shumë i ndjeshëm ndaj energjisë dhe sheqernave natyrale. Ushqimet e ëmbla natyrale (hurma, banane) sigurojnë glukozë të qëndrueshme për funksionimin optimal të trurit.

Supat me mish të lehtë dhe perime të ziera

Argument islame:

Supat janë të rekomanduara në mjekësinë profetike pas çdo procedure që largon gjak, sepse lehtësojnë stomakun dhe stabilizojnë energjinë e trupit:

“Hani supa të ngrohta pas çdo hixhame për të forcuar trupin.” (Hadith, mjekët muslimanë klasike, Ibën Kajimi etj.)

Për epilepsinë:

Proteinat e lehta dhe karbohidratet ndihmojnë rikuperimin e qelizave, stabilizojnë nivelin e sheqerit dhe ulin rrezikun e krizave epileptike.

- Qumështi i ngrohtë me mjaltë

Argument islame:

Profeti ﷺ rekomandonte mjaltin dhe qumështin për forcim të trupit dhe qetësim të sistemit nervor:

“Hani mjaltë dhe qumësht, janë shërues të trupit dhe shpirtit.” (Hadith, Ibën Kajimi, Kitab al-Tibb al-Nabawi)

Për epilepsinë:

Mjalti jep energji të shpejtë, kalium dhe minerale; qumështi proteina dhe kalcium, të nevojshme për funksionim normal të trurit.

- Evitimi i ushqimeve të rënda, të skuqura dhe sheqer i tepërt

Argument islame:

Mjekësia islame profetike rekomandon shmangien e ushqimeve që lodhin stomakun pas hixhames, sepse mund të pengojnë rimëkëmbjen dhe të rrisin toksinat.

“Pas hixhames, shmangni ushqime të rënda dhe të skuqura, që trupi të rigjenerohet lehtë.” (Ibën Kajimi, Al-Tibb al-Nabawi)

Për epilepsinë:

Ushqimet e rënda ose shumë sheqer mund të shkaktojnë luhatje të energjisë dhe të provokojnë kriza epileptike.

PËRGATITI: AJSHE BOSHKOVSKA ✍️

Çdo shkrim i këtij materiali nuk lejohet të përdoret pa lejen e autorit dhe pa përmendur qartë autorësinë.”

“E lus Allahun që çdo të sëmuri të shërohet me shërim të plotë.

Burime:
1.Kitab al-Tibb al-Nabawi (Libri i Mjekësisë Profetike)
2. Al-Hawi fi al-Tibb
3.Al-Mansuri fi al-Tibb
4.Sahih Buhari & Sahih Muslim.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja e bekimi qofshin...
18/08/2025

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja e bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Zoti im, ma zgjero gjoksin tim, ma lehtëso çështjen time, dhe zgjidh nyjën nga gjuha ime, që ata ta kuptojnë fjalën time.

Hyrje shkencore në Tibb an-Nebevi dhe trajtimi i Epilepsisë (الصرع)

Çfarë është Tibb an-Nebevi dhe Epilepsia (الصرع)

Tibb an-Nebevi (Mjekësia Profetike) është një disiplinë e rrënjosur në mësimet, udhëzimet dhe praktikat shëndetësore të Profetit Muhammed alejhi selam që kombinon udhëzime shpirtërore, morale dhe fizike për të ruajtur dhe rikthyer shëndetin. Kjo mjekësi bazohet në hadithe autentike, praktikën e sahabëve dhe përvojën e brezave të hershëm muslimanë, ndërthurur me metoda natyrore dhe të sigurta.

Epilepsia në kontekstin e Tibb an-Nebevi.
Epilepsia në gjuhen arabe (الصرع) është një gjendje neurologjike kronike që karakterizohet nga kriza të përsëritura për shkak të aktivitetit jonormal të qelizave nervore në tru. Kuptimi i termit “Epilepsi” në burimet klasike islame.

Kuptimi i termit “Epilepsi” në burimet klasike islame
Në gjuhën arabe, fjala që përdoret për epilepsinë është: الصرع që vjen nga folja صرع që do të thotë "me e hedhë ose me e rrëzuar dikë në tokë me forcë".
Në fjalorin Lisan al-Arab, përshkruhet si:

> "نوع من المرض يُصيب الإنسان فيُغشى عليه ويقع على الأرض ويُصاب بالتشنّجات."
(Një lloj sëmundjeje që godet njeriun, i bie të fikët, rrëzohet dhe pëson konvulsione.)

Në Tibb an-Nebevi, epilepsia trajtohet si një sëmundje që ka shkak trupor dhe shpirtëror, një qasje që përkon edhe me modelin holistik të mjekësisë integruese.

Hadithet për Epilepsinë
Një nga hadithet më të njohura mbi epilepsinë:

Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka thënë: "A do që të të tregoj një grua nga banorët e Xhenetit?" I thashë: "Po." Ai tha: "Kjo grua zezake erdhi tek Profeti (paqja qoftë mbi të) dhe i tha: 'Unë kam epilepsi dhe gjatë krizave zbulohem, pra lutu për mua.' Ai i tha: 'Nëse duron, ke Xhenetin; e nëse dëshiron, do të lutem që Allahu të të shërojë.' Ajo tha: 'Do të duroj, por lutu që të mos zbulohem.' Dhe ai u lut për të."
(Buhariu dhe Muslimi)

Ky hadith tregon jo vetëm për sëmundjen, por edhe për dimensionin shpirtëror dhe moral në përballimin e saj.

Qasja e Tibb an-Nebevi ndaj Epilepsisë

-Trajtimi shpirtëror lidhja me Allahun përmes duasë, dhikrit dhe durimit.

-Rukja Sher’ije leximi i ajeteve dhe sureve të Kuranit për mbrojtje dhe shërim. Besimi që shërimi vjen vetëm nga Allahu.

Trajtimi natyror:
Përdorimi i vajit të zezë (habbet el-barake), i cili përmendet në hadith si “fara së zezë është shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Hadith Sahih

Mjaltë natyral me bimet të zgjedhura për përmirësim të qarkullimit cerebral dhe energjisë trupore.

Hixhama (kupat e gjakut), sidomos në pika të caktuara neurologjike.

Hyrje në Shkenca islame për Epilepsinë.

Dijetarët islamë e kanë ndarë këtë gjendje në dy lloje kryesore:

الصرع الطبيعي Epilepsia natyrale (neurologjike)

الصرع الروحي أو الجني
Epilepsia shpirtërore, nga xhindët ose magjia (Sihr).

Ibn Qajjim El Xheuzi Allahu e mëshiroftë ne librin (Zad al-Ma‘ad). Ai ndan qartë llojet e epilepsisë dhe përmend raste të trajtuara me Rukje dhe Hixhamë.

Shpjegon se ndikimi shpirtëror mund të bllokojë rrjedhjen e gjakut dhe shkakton simptoma neurologjike.

Mendimi i Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë për epilepsinë është pasojë e magjisë (sihrit) "Majmu‘ al-Fetawa" pastaj ka thënë: "Shumë njerëz janë kapur nga xhindët dhe xhindët flasin përmes tyre, i lëvizin dhe i rrëzojnë. Kjo është një çështje e vërtetuar nga përvoja dhe sheriati."

Përgatiti : Ajshe Boshkovska ✍️

Shenjat që mund të shfaqen tek një fëmijë hiperaktiv me autizëm, edhe pse flet normal:Hiperaktivitet i tepruar (lëvizje ...
17/08/2025

Shenjat që mund të shfaqen tek një fëmijë hiperaktiv me autizëm, edhe pse flet normal:

Hiperaktivitet i tepruar (lëvizje të vazhdueshme, vështirësi për t’u ulur).

Vështirësi në përqendrim ne një vend.

Sjellje të përsëritura (duke vrapuar në rreth, duke kërcyer, duke rrotulluar objekte).

Ndjeshmëri e lartë ndaj tingujve, pengesa e dritës.

Shfaqje e interesave shumë të ngushta (fiksim vetëm për një lodër ose temë).

Vështirësi në kuptimin e emocioneve të tjerëve, edhe pse flet.

Pra, fakti që fëmija flet rrjedhshëm nuk përjashton autizmin. Ka shumë fëmijë me autizëm funksional të lartë (High functioning autism / Asperger) që komunikojnë mirë, por sfidat e tyre janë më shumë te sjellja, ndërveprimi social.

Ka raste kur shenjat e hiperaktivitetit (ADHD) ngatërrohen me autizmin, sepse të dyja kanë ngjashmëri (lëvizshmëri e madhe, vështirësi në përqendrim). Shpesh fëmijët mund të kenë edhe kombinim të të dyjave.

ADHD (Hiperaktivitet)

Mund të duket sikur nuk dëgjon, sepse është i shpërqendruar.

Shpesh fëmija reagon me nervozë sepse nuk ka durim ose nuk arrin ta kontrollojë impulset.

Ka shumë fëmijë që kanë edhe shenja autizmi edhe shenja ADHD. Sjellja bëhet më e fortë hiperaktivitet + agresivitet.

Përgatiti Ajshe Boshkovska ✍️Terapeute e çertifikuar/Diplomuar në bazë fetare dhe shkencore për femra dhe fëmije me Autizëm.

Si mikrobioma ndikon te fëmijët me autizëm1. Tretja dhe zorrëtKur mikrobioma është e paekuilibruar, zorrët nuk punojnë m...
16/08/2025

Si mikrobioma ndikon te fëmijët me autizëm

1. Tretja dhe zorrët

Kur mikrobioma është e paekuilibruar, zorrët nuk punojnë mirë. Kjo shkakton kapsllëk, diarre, gazra dhe dhimbje barku.

Dhimbjet dhe shqetësimet e barkut mund të ndikojnë te sjellja e fëmijës (lodhje, nervozizëm, agresivitet).

2. Truri dhe sjellja

Zorrët dhe truri komunikojnë përmes një sistemi që quhet aks truri–zorrë.

Kur zorrët kanë inflamacion ose mikrobioma nuk është e shëndetshme, kjo mund të ndikojë në humor, ankth, përqendrim dhe disa simptoma të autizmit.

3. Imuniteti

Mikrobioma e shëndetshme ndihmon sistemin imunitar.

Kur nuk është e balancuar, fëmija mund të sëmuret më shpesh ose të ketë alergji dhe inflamacion.

4. Si mund të përmirësohet

Ushqime të pasura me fibra, perime dhe fruta të freskëta

Probiotikë të rekomanduar nga mjeku

Kufizimi i ushqimeve shumë të përpunuara ose sheqernave

Mbështetje integrative, si hixhama për qarkullim më të mirë dhe detoksikim të butë

Në praktikë, kur shëndeti i zorrëve përmirësohet, shpesh edhe sjellja dhe përqendrimi i fëmijës përmirësohen.

Përgatiti : Ajshe Boshkovska ✍️

Hixhamiste e çertifikuar në bazë fetare dhe shkencore në Akademia Britanike internacional për Shkenca Integruese
Terapiste për fëmijë me autizëm – e çertifikuar në Fushë Kosovë klinike : Hixhame B&E Shoqeri me pergjegjesi te kufizuar Elbasana Gashi.
E çertifikuar për masazhe terapeutike dhe kozmetikë – Universiteti “Koço Racin”, RMV
Eksperiencë 11-vjeçare në shërbim të grave dhe 2-vjeçare në shërbim të fëmijëve me autizëm.

Apel për prindërit e fëmijëve me autizëm!!! Të dashur prindër,Jam e detyruar t’ju flas hapur, sepse fëmijët tuaj nuk mun...
15/08/2025

Apel për prindërit e fëmijëve me autizëm!!!

Të dashur prindër,

Jam e detyruar t’ju flas hapur, sepse fëmijët tuaj nuk mund të presin më. Shumë prej jush i çoni fëmijët tek hixhama, por nuk jepni përkushtimin e nevojshëm para dhe pas seancës. Nuk respektoni udhëzimet, nuk kujdeseni për ushqimin apo qetësinë e tyre, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe zhvillimin e tyre.

A e kuptoni se sa e rëndësishme është për fëmijën tuaj që ju të jeni pranë? Që ta ndihmoni të relaksohet, ta mbështesni me dashuri, ta monitoroni pas hixhames? Kur nuk e bëni këtë, ju po humbni mundësinë që terapia të japë efektin maksimal. Ju po ua mohoni fëmijëve tuaj atë që u duhet më shumë: kujdes dhe përkushtim të vërtetë.

Fëmijët me autizëm nuk mund të flasin gjithmonë për dhimbjet dhe nevojat e tyre. Ata varen nga ju, dhe secila pakujdesi juaj lëndon më shumë sesa mendoni. Çdo lëvizje, çdo mbështetje, çdo moment që u jepni atyre dashuri dhe kujdes, është një hap drejt përmirësimit të jetës së tyre.

Ju bëj thirrje!! : mos e përdorni hixhamën vetëm si një “procedurë”, por si një mundësi për të treguar dashuri, durim dhe përkushtim. Bëhuni prindër të vërtetë, të pranishëm, të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Sepse fëmijët tuaj nuk meritojnë indiferencë ata meritojnë gjithçka nga ju.

Mos prisni që dikush tjetër të bëjë punën tuaj. Përkushtimi juaj është çelësi i suksesit të tyre. Çdo ditë pa kujdes është një ditë humbur, çdo moment i pakujdesshëm mund të ndikojë në lumturinë dhe zhvillimin e tyre.

Bëhuni zëri, forca dhe mbështetja që ata kanë nevojë. Nuk ka zëvendësim për dashurinë dhe përkushtimin tuaj. Fëmijët tuaj janë e ardhmja dhe e ardhmja fillon me ju sot.!!

Me respekt : Hafsa Hijama Shkup Terapeute Ajshe Boshkovska për fëmije me

Hixhama për Fëmijë   Rezultate të Shpejta dhe të Sigurta Pacientja: Vajza 4 vjeç e gjysmë nga AustriaDiagnoza: Vonim i f...
15/08/2025

Hixhama për Fëmijë Rezultate të Shpejta dhe të Sigurta

Pacientja: Vajza 4 vjeç e gjysmë nga Austria
Diagnoza: Vonim i folurit

Aplikimi i hixhames ka dhënë përmirësime të dukshme në komunikim dhe zhvillim gjuhësor. Seancat u kry me sukses dhe kujdes maksimal, duke respektuar moshën dhe nevojat e fëmijës.

📞 Rezervoni tani dhe mundësoni zhvillimin optimal të fëmijës tuaj!




Ajshe Boshkovska ✍️Hixhamiste e çertifikuar në bazë fetare dhe shkencore në Akademia Britanike internacional për Shkenca Integruese
Terapiste për fëmijë me autizëm – e çertifikuar në Fushë Kosovë klinike : Hixhame B&E Shoqeri me pergjegjesi te kufizuar Elbasana Gashi.
E çertifikuar për masazhe terapeutike dhe kozmetikë – Universiteti “Koço Racin”, RMV
Eksperiencë 11-vjeçare në shërbim të grave dhe 2-vjeçare në shërbim të fëmijëve me autizëm.

14/08/2025

A dini se?
Dhjami në bark rrit prodhimin e kortizolit (hormoni i stresit), ndërsa dhjami në vithe e kofshë rrit prodhimin e estrogjenit.
Madero terapia, me rulat e saj të posaçëm prej druri, ndihmon në:
✅ Reduktimin e dhjamit në zonat problematike
✅ Balancimin e hormoneve
✅ Formësimin e trupit dhe tonifikimin e lëkurës

📞 Rezervo tani: +38970913036

Terapeute e Diplomuar për hixhame dhe masazhe Ajshe Boshkovska ✍️

Дали знаевте?
Масното ткиво на стомакот го зголемува производството на кортизол (хормонот на стресот), додека масното ткиво на колковите и задникот го зголемува производството на естроген.
Мадеро терапијата, со специјално обликувани дрвени ролери, помага за:
✅ Намалување на маснотиите во проблематичните зони
✅ Балансирање на хормоните
✅ Моделирање на телото и затегнување на кожата

📞 Резервирај сега: +38970913036

Дипломиран Терапевт за хиџама и масажи Ајше Бошковска ✍️

#СовршеноТело #МадероМасажа #Здравје #хиџама #хиџамазажени #хиџамаскопје

Terapia Madero është një formë e veçantë e masazhit anticelulit që kryhet me rula druri, e krijuar anatomikisht për këtë...
13/08/2025

Terapia Madero është një formë e veçantë e masazhit anticelulit që kryhet me rula druri, e krijuar anatomikisht për këtë qëllim. Ky masazh rekomandohet për reduktimin e yndyrës dhe celulitit, dhe është veçanërisht efektiv në uljen e volumit në ijet dhe kofshët, si dhe për shtrëngimin dhe formësimin e këmbëve dhe vitheve. Rezultatet e terapisë Madero vihen re shumë më shpejt në krahasim me masazhin klasik anticelulit.

SI DUHET TRAJTIMI ME TERAPI MADERO?

Që masazhi të jetë më i këndshëm dhe efektiv, para fillimit të trajtimit aplikohet vaj i përzgjedhur sipas llojit të lëkurës. Me ndihmën e rrotullave të drurit përsëriten një sërë lëvizjesh me presion të vazhdueshëm mbi depozitat yndyrore. Në këtë mënyrë stimulohet qarkullimi dhe kullimi limfatik që mundëson djegien e yndyrave dhe çlirimin e toksinave nga organizmi. Terapia Madero është veçanërisht efektive për:

-Shtrëngimin dhe lëmimin e lëkurës dhe humbjen e pamjes "lëvozhgë portokalli" Thyerja e celulitit Reduktimi i volumit të stomakut Përcaktimi i formës së ijeve Shtrëngimi i këmbëve dhe vitheve Detoksifikimi i trupit

Terapeute e Diplomuar & certifikuar Ajshe Boshkovska në akademinë britanikë internacional (Akademia për Shkenca Integruese) dhe Certifikuar për kozmetikë dhe masazhe në Republika e Maqedonisë së Veriut Univerziteti Koço Racin

Address

Stojna Stevkova 116
Скопје

Opening Hours

Monday 13:00 - 18:00
Tuesday 13:00 - 18:00
Wednesday 13:00 - 18:00
Thursday 13:00 - 18:00
Friday 14:00 - 18:00
Saturday 13:00 - 18:00
Sunday 15:00 - 19:00

Telephone

+38970913036

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hafsa Hijama Shkup posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hafsa Hijama Shkup:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram