Doktoresha ime

Doktoresha ime Medicine - Fun - Positivity

Permanently closed.
E ku ma bukur se n’Lezhë ❤️▫️Sot për katolikët asht Dita e Bukës së Bekueme.Me këto kartolina vlerash e mirësie të nanav...
04/04/2026

E ku ma bukur se n’Lezhë ❤️

▫️Sot për katolikët asht Dita e Bukës së Bekueme.

Me këto kartolina vlerash e mirësie të nanave tona, ju ftoj me marrë pjesë në këtë atmosferë të veçantë.

Në këtë ditë, besimtarët çojnë bukën në KISHË për me u beku, e mandej e ndajnë me familjen, me kojsh*të e sidomos me ata në nevojë.
Asht shenjë mirësie dhe falënderimi për begatinë e sofrës mbas Kreshmëve.

Buka e bekueme ruhet si mbrojtëse e shpisë dhe besohet se sjell paqe, shëndet e mbarësi gjatë gjithë vitit.

Një traditë e bukur që e ban bukën, elementin ma bazik të jetës, mjet bashkimi e solidariteti mes njerëzve.
✝️🥚

▫️▫️▫️👉🏻source: A-marini 💥

Para ekzistencës së antibiotikëve, neurosifilizi ishte një dënim me vdekje. Pasi infeksioni përhapej në tru, shkaktonte ...
04/04/2026

Para ekzistencës së antibiotikëve, neurosifilizi ishte një dënim me vdekje. Pasi infeksioni përhapej në tru, shkaktonte paralizë, psikozë dhe në fund vdekje.

Mjekët nuk kishin asnjë mënyrë për ta ndalur, derisa një mjek austriak propozoi një nga idetë më radikale në historinë e mjekësisë.

Në vitin 1917, Julius Wagner-Jauregg sugjeroi që pacientët me sifiliz të infektoheshin qëllimisht me malarie.

Arsyetimi i tij ishte çuditërisht logjik: malaria shkakton ethe të forta dhe të përsëritura, dhe temperaturat e larta janë armiqësore për bakterin e sifilizit.
Nëse ethet nuk e eliminonin plotësisht infeksionin, ato mund ta dobësonin mjaftueshëm sa t’i jepnin pacientit një mundësi për të mbijetuar.
▫️Dhe, çka është thelbësore, mjekët tashmë dinin si ta trajtonin malarien me kininë — kështu që plani kishte një rrugëdalje.

Trajtimi, i njohur si malarioterapi, funksionoi. Pacientët infektoheshin qëllimisht me parazitin e malaries, kalonin disa cikle etheje intensive dhe më pas merrnin kininë për të eliminuar malarien.

Shumë prej atyre që mendohej se do vdisnin, treguan përmirësime të mëdha. Ishte i rrezikshëm, i dhimbshëm dhe thellësisht jo konvencional — por shpëtoi mijëra jetë dhe u bë terapia standarde për neurosifilizin për disa dekada.

Në vitin 1927, Julius Wagner-Jauregg që ishte psikiatër & patolog, mori Çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi për këtë zbulim — dhe mbetet edhe sot i vetmi psikiatër që ka marrë këtë çmim në shekullin XX.

Gjithçka ndryshoi në vitet ’40 me ardhjen e penicilinës. Ajo ishte në gjendje ta kuronte sifilizin në mënyrë të sigurt dhe të plotë, pa rreziqet e infektimit të qëllimshëm me malarie.

Malarioterapia shpejt u bë një kapitull i së kaluarës në historinë e mjekësisë.
Është një kapitull i çuditshëm i mjekësisë — të kurosh një sëmundje vdekjeprurëse duke u infektuar me një tjetër — por tregon se: në momente dëshpërimi, mund të lindin ide që, kundër çdo parashikimi, funksionojnë vërtet.

▫️▫️▫️👉🏻source: Dr. Orion Kulo 💥

04/01/2026

Trajnime Online me Kredite, në kuadër të Edukimit në Vazhdim. Të njohura nga ASCK ✅
👉🏻Kontakt në WhatsApp
+355 68 20 76 808

Dy medalje të vendit të parë në Kampionatin Ballkanik të Bodybuilding - zhvilluar në Stamboll, Turqi (28-29 Mars 2026)🥇J...
03/30/2026

Dy medalje të vendit të parë në Kampionatin Ballkanik të Bodybuilding - zhvilluar në Stamboll, Turqi (28-29 Mars 2026)
🥇Junior Mans Physique 18-20 vjeç
🥇Junior overall

Ky është rezultati fantastik i Dion Haxhiaj, djali i kolegut tonë të nderuar Ermir Haxhiaj.

Flamuri ynë kuq e zi 🇦🇱 u shpalos krenar në mes të Stambollit nga kampioni ynë i dyfishtë.

Lart e më lart Dion Haxhiaj 🌟
Gjithë shqiptaria krenohet me ty. 🇦🇱

03/26/2026

Edhe pse përshtatesh, nuk do të thotë që …

03/25/2026

Gjendrat limfatike & Masazhi limfatik

Intelektuali ekselent, i shkolluar në Vjenë dhe Stamboll, poligloti me 9 gjuhë të huaja, që brezat e njohën vetëm nga nj...
03/18/2026

Intelektuali ekselent, i shkolluar në Vjenë dhe Stamboll, poligloti me 9 gjuhë të huaja, që brezat e njohën vetëm nga një komedi e stisur.

… Duke marrë shkas nga komentet në postimin e para dy ditëve, po ju sjell shkurt një tjetër figurë që u ironizua komplet pa të drejtë gjatë viteve të komunizmit.

▫️Bëhet fjalë për Qazim Mulletin - një nga figurat më të arsimuara të Shqipërisë së viteve 30.

Ish‑Prefekt i Tiranës, një intelektual i formuar në qendrat më prestigjioze të arsimit të kohës.
Qazim Mulleti u shkollua në Stamboll, ku mori bazat e administrimit dhe jurisprudencës osmane, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë, duke u specializuar në administratë publike, diplomaci dhe shkenca politike.

Falë këtij formimi të gjerë, Mulleti zotëronte 9 gjuhë të huaja: turqisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, anglisht, arabisht, persisht, serbo‑kroatisht dhe greqisht.

Gjatë komunizmit familja e tij përjetoi një persekutim ekstrem.

Pavarësisht që u karikaturizua në komedi (në vitet e monizmit) - në realitet ai ishte një administrator i kulturuar, poliglot dhe i përkushtuar ndaj shtetit shqiptar — një figurë që meriton të kujtohet për arsimimin dhe integritetin e tij.

Kemi një doktoreshë që po çudit dynjanë (tek shqip-folësit  e kam fjalën) me teoritë e saj.Në një postim të fundit na tr...
03/18/2026

Kemi një doktoreshë që po çudit dynjanë (tek shqip-folësit e kam fjalën) me teoritë e saj.
Në një postim të fundit na tregoi që gjithë jetën e paskemi pirë kafen GABIM (shpjegimin e saj e keni në foton më poshtë)

▫️Po i përgjigjem merakut të kësaj doktoreshe me disa rreshta :

• Nuk ka prova që kafeja e pirë menjëherë pas zgjimit e humbet efektin.
• Edhe pse kortizoli rritet natyrshëm në mëngjes, studimet nuk tregojnë që nivelet e tij ndikojnë në veprimin e kafeinës.
• Mekanizmi kryesor i kafeinës (bllokimi i receptorëve të adenozinës) funksionon njësoj pavarësisht orës dhe pavarësisht pikut të kortizolit.
• Ritmet cirkadiane dhe toleranca ndaj kafeinës ndryshojnë shumë nga individi në individ, ndaj nuk ekziston një orar universal “optimal”.

Tani o njerëz, nëse dikush ndihet mirë duke pirë kafe sapo zgjohet - kjo është plotësisht normale dhe biologjikisht e justifikuar, prandaj mos e vrisni mendjen fare për këto lloj këshillash “të pikëlluara” 🙂

Nga komandant çete në Luftën e Dytë Botërore… deri te shkencëtar në laboratorët më sekretë të Amerikës.Kjo është histori...
03/16/2026

Nga komandant çete në Luftën e Dytë Botërore
… deri te shkencëtar në laboratorët më sekretë të Amerikës.

Kjo është historia e Sejfi Protopapës.

Ai lindi më 20 shkurt 1923 në Berat. Ai ishte biri i një avokati me origjinë nga fshati Protopapë i Korçës, një familje me traditë arsimore dhe intelektuale.

Pasi kreu arsimin në Shqipëri, ai vazhdoi studimet në Itali. Pas largimit nga Shqipëria në vitin 1944, u vendos në Shtetet e Bashkuara ku iu përkushtua shkencës. Atje mbrojti doktoraturën në Fizikë Bërthamore dhe ndërtoi një karrierë të rëndësishme në kërkimin shkencor.

Protopapa punoi në laboratorin e famshëm Los Alamos, një nga qendrat më të rëndësishme të kërkimit bërthamor në botë, ku u përfshi në projekte që lidhen me zhvillimin e bombës me hidrogjen gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Më vonë ai kontribuoi edhe në projekte të NASA-s, veçanërisht në zhvillimin e teknologjive të komunikimit satelitor me rreze lazer.

Figura e tij u bë e njohur edhe në kulturën shqiptare te para 90-es, paçka se e deformuar
Shkrimtari Dritëro Agolli me imazhin e tij krijoi personazhin “Sali Protopapa” në romanin “Komisari Memo”, i cili u bë i njohur për publikun edhe përmes filmit “I teti në bronz”.

Pas rënies së komunizmit, Sejfi Protopapa u kthye për herë të parë në Shqipëri në vitin 1991, pas gati pesë dekadash emigrim.

Ai ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë pas një histori të veçantë që lidh historinë shqiptare me zhvillimet e mëdha shkencore të shekullit XX.

582 nga Beslidhja e Lezhës 🇦🇱Bërthama e parë e Shtetit Shqipëtar. 2 Mars 1444 - 2 Mars 2026
03/02/2026

582 nga Beslidhja e Lezhës 🇦🇱
Bërthama e parë e Shtetit Shqipëtar.
2 Mars 1444 - 2 Mars 2026

Gurra Popullore - LezhaRubrika: Edi Manushi, Nevina Shtylla, Ervin Kurti, Iris Leka, Rigelda Totraj.Udhëheqës Artistik për "Gurra Popullore: Edi BaliliProgra...

02/21/2026

Pinocembrina - flavonoidi sekret i mjaltit.

Address

New York, NY
10017

Telephone

+355682076808

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Doktoresha ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Doktoresha ime:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram